Basha: Garantimi i zgjedhjeve dhe dekriminalizimi janë prioritete

March 16, 2016 16:57

Basha: Garantimi i zgjedhjeve dhe dekriminalizimi janë prioritete

Kryetari i Partisë Demokratike ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me takime me kongresmenë dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut. Sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës, si zbatimi i reformës së dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi janë në qendër të axhendës së liderit të opozitës Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit në Washington nga drejtuesit e lartë të Këshillit të Atlantikut. Në këtë takim të konceptuar si seancë degjimore, kreu i opozitës iu përgjigj interesit të Zv/Presidentëve të Këshillit të Atlantikut Damon Wilson dhe Fran Burwell, anëtarëve të bordit Ian Berzinski dhe Frank Kramer mbi situatën politike dhe zhvillimet në Shqipëri dhe rajon. E në veçanti mbi ecurinë e procesit  të dekriminalizimit, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe rolin e Shqipërisë në NATO, çështje të sigurisë, luftës kundër terrorizmit etj.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar të paprecedent për një vend demokratik dhe aq më tepër një vend anëtare të NATO-s që në Parlament të ulen njerëz me rekorde kriminale, të dënuar për trafik të qenieve njerëzore, trafik droge, plagosje me dashje, siç ka ndodhur në Shqipëri me bekimin e kryeministrit.

Zoti Basha theksoi se sot në Shqipëri ka një përballje jo mes socialistëve dhe demokratëve por mes shumicës dërrmuese të qytetarëve nga njëra anë dhe një grushti oligarkësh të cilët kanë futur në duart e tyre pasuritë publike, paratë e qytetarëve dhe janë të vetmit përfitues të tenderave dhe koncesioneve.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit në Kongresin Amerikan nga Bashkëkryetari i Komitetit për Europën Eliot Engel, Gregory W Mwks, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme dhe Gus Billiraki, anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

March 16, 2016 16:57
Komento

4 Komente

  1. TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN March 16, 17:17

    koment proteste
    ———————-

    Nuk e mendoja kurre qe shteti amerikan gafen qe beri me naziskinin Xhaferr Deva..do ta bente nme NAZISKININ LUL BASHA..

    MOS I NGRINI MONUMENTIN ENVER HOXHES PREJ DIAMANTI

    I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.

    Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha,mbrojtesi i familjes Berisha dhe pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë.

    dosja kriminale e Lulzim Bashës
    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
    5. 7 pasaportat e dyshimta
    Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

    6. Reprezaljet në administratë
    Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi komplet stafin e Këshillit Bashkiak deri te pastrues dhe nisi emërimet e reja

    =================
    E di qe do shtremberosh buzet kur te lexosh kete koment por e meritoni.Per korrektesi e lexova me shume vemendje kete artikull dhe parandjenja qe ky artikull i juaj eshte si nje “simite me bugace” nga ato te Elbasanit doli..pra thjesht ju po kaloni kohen..po merrni nje honorar por nuk guxoni te prekni ngjarjet Horror qe kane ndodhur ne Shqiperi.
    Le te flasim cope:
    Nga momenti qe ne Shqiperi ambasadori amerikan i atehershem Bill Rajerson mori pjese ne fushate elektorale ne 92′ ( qe nuk ndodh as ne kolonite me te pjerdhura) automatikisht humbi sovraniteti dhe dinjiteti i shqiptareve…se ne kohet e sotme nuk te pushtojne me ushtri por thjesht me mirekuptim dhe ne ishim “dakort” te gjithe atehere biles dhe kur saliqeni i dha ultimatum k/m Ylli Bufi po nuk e arrestove Nexhmijen deri ne oren 12 te dates 4 dhjetor 1991..do ju shpartalloj qeverine…ku ishit atehere ju zoti Andrea…
    Ishim “dakort” edhe kur PIT BULLI i tyre berishe u versul me banden e tropojes dhe e shperfyteroi ate vend sa sot sistemi Enverit ne duket lule

    ”””””””””””””’
    Kalojme ne 2016
    Efektet e Rajersonit te 92′ vazhdojne..pra vazhdon te jemi Republike ambasdoriale ku zoti Donald Lu ka marre atributet e nje mbreti powerfull te pa shpallur…
    Eshte fat i madh qe nje ambasador i nje vendi te madh demokratik te luaje rolin e nje mbreti..por po e luan shume keq…PSE ?
    Edhe nje bari gomeresh nga Viqidoli e kupton qe misioni i Donald Lu eshte i lexueshem:
    Te rrezojme duke vallezuar me “tangon e dekriminalizimit” Edi Ramen dhe ne vend te tij te vene kriminelin e Andrea Stefanit…pra Lu Bashen…
    Ishte e sakte ajo qe tha Gery Kokalari per LMT e tij Donald Lu qe ishte/eshte nje rreshter i berishisteve te Washingtonit…dhe dihen emrat..F.W ..JP..DR..etj por edhe ca berishisteve te Europes qe kane kaluar ne sulm muajt e fundit.
    Pra thjesht po vihet ne jete AMANETI ambasdorit te palavdishem Arvizu qe pa u thare gjaku ne bulevard i thote nje krimineli YLL NE NGJITJE…
    ”””””””””””””’
    Kam pershtypjen se Andrea eshte nje qorr politik..ose ben si i tille sepse nuk shikon qe kur LMT e tij Donald Lu doli ne sheshin e betejes per dekriminalizim vitin e e kaluar deri tani…fushat e minuara te tij kane nxjerre jashte luftimit dhjetra deputete te PS…dhe tani do vijoje me Zarin e Ambasadave..Ben Blushin + 4 bibilushe te tij deputete…dhe 3 guret fundit kane lene per te goditur Koqo Kokdhimen ..Ilir Beqen dhe Ilir Meten …Pra ne prag te votimeve 2017 jane asgjesuar nga kampi i Rames rreth 15 deputete..kurse nga kampi i yllit ne ngjitje Lul Brashes…asnje i plagosur..
    ”””””””””””””’
    Ne kete periudhe ne fund te mandatit te Rames ftohet ne Amerike per “shugurim” zevendes krimineli i Berishes…kanakari personal i Damir Fazllicit qe pa tjeter Luli do pritet me Lulet e berishteve te WDC.
    Kujt i kujtohet ne 2012 vetem per nje fotografi te Rames me zotin Obama aq barbare u treguan ca politikane berishiste macartiste te washingtonit dhe ca mergatqyqare tropojano-amerikane sa bene letrat per gjyq per Ramen dhe Zotin Obama se i kishte korruptuar nje taksi shqiptar nga Nju Xhersi….pra ne t njejten linje jane berishistet e tiranes dhe te washingtonit
    ”””””””””””””’
    Pra i nderuar Andrea. mos u merr me gabimet IDIOTE te Rames.ky stili berishian-hitlerian qe i shkul dhembet kundershtarit per gabime te vockla…dhe i fut kallashin kundershtareve ka 25 vjet qe ne po i shikojme…por problem nuk eshte nje kriminel qe vret dhe shurron viktimet & jetimet e tyre.
    Problemi eshte te dipllomacia euroatllantike qe deri tani jane zgerdhire me krimet e berishizmit….biles dhe Lulin e Sales do ta presin me lule Sot…qe sot te pakten Gazeta duhet te bente nje k/artikull me titull:
    Zoterinj miq Atllantikas:
    Pritja e nje Krimineli si Luli ne Amerike,,,eshte POSHTRIM KOMBETAR….me i rende se cdo lloj pushtimi..me i keq se fashizmi dhe komunizmi bashke….eshte kolera bashberishiste..eshte fundi i kombit shqiptar

    Reply to this comment
  2. NO CENSURE March 16, 18:08

    LAJMI ME I KEQ PER SHQIPTARET QE NGA VITI 1444

    SHTEPIA E BARDHE U BE PIS NGA GJAKU I 21 JANARIT TE VRASEZSIT LUL DHE NGA MAFJOZI NDERKOMBETAR FATMIR MEDI HOXHA I GERDECIT

    Reply to this comment
  3. Anton March 16, 23:32

    Duhet permendur qe ne krah te Lulzim Bashes dhe perballe Keshillit te Atlantikut te Veriut eshte Mediu. Si ka mundesi qe ky kryebandit i njohur per trafikimin e armeve dhe municioneve dhe i demaskuar publikisht ne Shqiperi te ftohet nga nje organizate e tille? A thua keta njerez nuk jane informuar per keto gjera? Teper e turpshme.

    Reply to this comment
  4. Arber March 17, 00:28

    Hajduti, krimineli dhe tradhtari i popullit dhe Atdheut, Lulzim Basha (Berisha) eshte thirrur ne Washington per te dhene llogari pse po voonohet miratimi i Reformes ne Drejtesi ne Shqiperi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*