Basha: Grupi është i vështirë, në Kampionatin Europian s’ka ekipe të dobëta

December 26, 2015 11:23

Basha: Grupi është i vështirë, në Kampionatin Europian s’ka ekipe të dobëta

Mesfushori kuqezi, Migjen Basha, ka folur për mediat kosovare, konkretisht për “Zëri”, ku ka dhënë mendimin e tij edhe për kualifikimin e Shqipërisë në finalet e “Euro 2016”.

Ai është i bindur se në këtë eveniment, kombëtarja shqiptare nuk do ta ketë aspak të lehtë, duke pasur parasysh se në “Francë 2016” nuk ka ekipe të dobëta. Gjithashtu, mesfushori i Luzernës në Zvicër gjykon se grupi me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë është mjaft i fortë.

“Grupi është i vështirë, por kjo është normale, pasi në momentin që jemi kualifikuar në Europian e kemi ditur se atje nuk ka ekipe të dobëta. Ne kemi kohë të mendojmë dhe të përgatitemi për Kampionatin Europian.

Futbollit nuk i dihet, ne i njohim kundërshtarët dhe presioni është i madh. Por, do të shohim edhe formën, të cilën do ta kalojmë këto muaj para Europianit dhe pa dyshim që nuk do të jetë fare e lehtë”, – vazhdoi futbollisti nga Theranda, i cili gjatë verës u rikthye në futbollin zviceran, pas një kohe të gjatë në Itali.

December 26, 2015 11:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim