Basha: Hapja e negociatave, më shumë presion mbi qeverinë

April 18, 2018 15:25

Basha: Hapja e negociatave, më shumë presion mbi qeverinë

 

Pas kthimit nga Gjermania, kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku çështja kryesore është rekomandimi për negociatat.

Duke folur për vizitën e tij në Gjermani, Basha theksoi se ishte vetëm për të lobuar pro hapjes së negociatave, duke vënë në dukje se në raportet gjermane, Shqipëria s’ka bërë shumë avancim.

“Qëllimi im në Gjermani për të lobuar për një votë Pro për hapjen e negociatave. Për çdo kapitull kërkohet vota e çdo vendi anëtar. Sot nuk është dita për të festuar, por për të punuar. Për hapjen e negociatave janë 5 kushte, që janë vlerësuar nga KE dhe do të vlerësohen ehe nga vendet anëtare. Kujtoj se për Gjermaninë nuk janë 5, por 7.

Kam pasur disa takime në Gjermani, kërkesa ime ka qenë e qartë: Shqipërisë t’i hapen negociatat. Në dialogun me palën gjermane kemi hasur jo pak skepticizëm për plotësimin e kushteve të kërkuara. Raportet e tyre tregojnë se nuk është kapur asnjë kryebandit. Shqipëria ka humbur akoma më tepër vende në luftën kundër korrupsionit.

Reforma në drejtësi po ecën me hapa të ngadalta. Reforma administrative, në raportin gjerman thuhet se vetëm në vitin e fundit 30% e punësimeve janë politike. Detyra e opozitës, jo të fshehë të vërtetën”, u shpreh Basha.

Basha theksoi edhe arsyen se përse PD kërkon me ngulm hapjen e negociatave.

“E kërkojmë hapjen e negociatave sepse: Sa më shumë të avancojë procesi i integrimit, aq më shumë presion do të ketë mbi qeverinë”, tha ai.

a.s/dita

April 18, 2018 15:25
Komento

3 Komente

  1. IP April 18, 16:01

    Basha e paska kuptuar mire mesazhin e Europes, te shohim, por kujdes zotni, kesaj rradhe nuk shpeton dot po I vure shkopin nder rrota Shqiperise dhe shqiptareve te bashkuar per bashkimin me Europen dhe jo lindjen. Naimi Frasheri ka shkruar: Dielli (per Shqiperine) lind andej nga perendon … dmth nga Europa. Ki shume kujdes…

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu April 18, 18:37

    5 kushte ka BE, ndesa Gjermanet pas vizites se kurves hollandeze Lulezime i paskan bere 7, kur te takojne Sali Serbin do te t’i bejne 15, loje me kungulleshka.

    Reply to this comment
  3. Jimi April 18, 20:40

    I zoti e shet, tellalli s’e jep!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim