Basha del nga takimi me Metën: Më 13 tetor, tre palë zgjedhje, duhen ndryshime Kushtetuese

July 16, 2019 12:02

Basha del nga takimi me Metën: Më 13 tetor, tre palë zgjedhje, duhen ndryshime Kushtetuese

Zgjidhjen e krizës politike, edhe lideri demokrat Lulzim Basha e gjen tek 13 tetori.

Një takim që pati këtë mëngjes në presidencë përreth 40 minuta, kokë më kokë me kreun e shtetit Ilir Meta, e ka bindur kryedemokratin, se aksionin opozitar tashmë duhet ta fokusojë tek data 13 tetor.

Basha tha se 13 tetori duhej të ishte një datë për tre zgjedhje: Përsëritjen e atyre vendore, zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Kjo do të kërkojë ndryshime kushtetuese – tha Basha në një prononcim për gazetarët – por PD sipas tij, është e gatshme t’u garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira.

“Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhje të parakohshme parlamentare, lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e  presidentit dhe shqetësimin e tij i kam bërë të qartë që PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve. Që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 qershorit sic e deklaroi dhe OSBE/ODIHR, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë aq më pak për Ymer Lalët dhe shokun e tij bablokun e madh dhe oligarkët. Dhe se në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë cdo hap për tu garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar, cka e pamë edhe me 30 qershor ku Rama nuk i rezistoi dot tundimit të manipulonte edhe një proces votonte vetë, numëronte vetë, tabulonte vetë”, tha Basha.

Hapi i radhës që opozita po përpiqet të ndjekë është të mos lirojë zyrat nga kryebashkiakët aktualë të PD-së dhe LSI-së për t’i dorëzuar detyrën drejtuesve të rinj vendorë të votuar më 30 qershor, tashmë në proces certifikimi nga KQZ dhe nga Gjykatat që vërtetojnë mandatin e tyre.

Presidenti Ilir Meta nga ana e tij ka shpallur 13 tetorin si datë të zgjedhjeve vendore, me një dekret të vlerësuar nul nga ana e mazhorancës, njëjtë si ai që zhdekretoi 30 qershorin.

Por ofertën për zgjidhjen e krizës politike, Meta e bëri duke propozuar tre zgjedhje më 13 tetor, të cilat janë pranuar nga partia që drejtohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundi, edhe nga Lulzim Basha.

e.t./dita

July 16, 2019 12:02
Komento

10 Komente

  1. DALLTON July 16, 12:20

    Zoti Lulezim +zotin Ilir-Floriri valle a do jeni deri me 13 Tetor te lire ?Se mos vini ne REC ?Me byzylyke ?????.

    Reply to this comment
  2. Glaukias July 16, 13:31

    Po si do i bësh ndryshimet kushtetuese o Lulzim ? Ti nuk je e nuk ke asnjë deputet në parlament. Apo do që PS-ja të ndryshojë Kushtetutën, siç do ti, me votat e saj e pastaj të largojë kryetarin e saj e të të jap ty qeverinë e pastaj të hyjë në zgjedhje ? Po ti çdo bësh ndërkohë ? Apo thjesht do presësh të të marrin prej dore e të të bëjnë Kryeministër ? Pse duhet PS-ja t’i bëjë të gjitha këto ? Po ik o vemje se do e shikojmë se ku do shkosh ti në shtator sapo të ngrihet SPAK-u e Gjykata e Lartë e ajo Kushtetuese. E dimë që tentosh të bësh rrëmujë derisa të dal vendimi i negociatave me BE-në por kësaj radhe do e marrësh Hollandën me not. E pamë sa trim ishe në 30 qershor.

    Reply to this comment
  3. MH July 16, 14:31

    Po sikur dhe pozita ti bojkotoje keto zgjedhje origjinal ne huazimin ne frymen tende qe bojkotove parlament e zgjedhje te 30 qershorit.Cfare do ti quajsh zgjedhjet e 13 tetorit.
    Or byk politikan.Je aq idiot sa nuk njeh as veten as demokracin jo e jo.Por mos u ngut se deri me 13 tetor do kete ndryshime klimaterike qe nuk ka stacion metreologjik qe do ju vije per shtate.Reci nji vend i begate per shpuren tende opozitare.Po kaq dhe per rilindasit qe ju kopjojn ne korrupsion.

    Reply to this comment
  4. Fatmir Lohja July 16, 15:46

    Kushtetuta nga trotuari nuk mund te ndryshohet. Si behet per te zgjedhur presidentin. Vazhdojne perrallat dy vjecare nga frika e humbjes ne zgjedhje.

    Reply to this comment
  5. specialisti July 16, 18:14

    Zoti Basha, je edhe jurist, e ben deklarata te papergjegjeshme.
    Si do behen zgjedhje te parakoheshme ? Kush do ti dekretoje ? E njeh ti Kushtetuten e Kodin Zgjedhor ?
    Me te vertete Ilir Meta, si President, mendon , por nuk eshte ai qe vendos per zgjedhje te parakoheshme. E ka Kushtetuta kur behen ato.
    Po presidenti nga populli si do te zgjidhet ? Nuk e ka kushtetuta.
    Ne parlament nuk je qe te beni ndryshime kushtetuese. Kujt ja servir keto prralla ? Populli sot eshte i shkolluar dhe e kupton qe po flisni pa pergjegjesi.
    Po zgjedhjet e 13 tetorit kush do ti organizoje ? Qeveria e KQZ, jo, sepse ato i bene nje pale zgjedhje vendore.
    Ti duhet ti sygjerosh presidentit, qe te angazhohet ne krijimin e Gjykates Kushtetuese ( ka 3 veta qe do i propozoje), qe te vendose legjimitetin e 2 dekreteve dhe nje cdekretimi, per zgjedhjet lokale. Pastaj diskuto me presidentin.
    A je perseri per qeveri teknike, sepse Monika me duket se te la ne balte.
    Me kembe ne toke zoti Basha

    Reply to this comment
  6. demo July 16, 18:49

    Familja Meta dhe B.Basha do te mbajne kongresin e Permetit ne 13 tetor,Do formojne Qeverine e Malit me gryken e shishes Molotov.
    Tallu or Rame me keta,se keta te hane mutin.

    Reply to this comment
  7. 666 July 16, 19:22

    Tu tremb byca o Lulke?

    Reply to this comment
  8. Terroristi qelbur surrat irakiani qe te zbukurojne kto putanat e medies nwe vend qe te qisin syt si biri Djallit qe je July 16, 19:52

    nuk ka shanc ti shpetoje Drejtesise ky karagjoze .

    kta do t’i sherbejne Shqiperise si nji shembull ,
    per te gjithe ata qe i hyjne politikes ,
    se politika nuk eshte nji Han kafshes e karagjozes ,
    bandash qe vrasin e vjedhin Shtetin e tyre

    dhe tradhetojne interesat e Shqiperise ,

    pot dicka serioze nga te cilat varet fatet e jeta e qytetrit shqiptare dhe vet Shqiperise .

    ky eshte nji nder ata Tollmbacet mbushur me pordhet
    e shpellarit ,injorimi i figures se Politikanit ne Bote .

    Ne Rec qen bir qeni ,bastard Antishqiptare

    Reply to this comment
  9. Plaku Xhuxhumaku July 16, 20:10

    MUT META ,MUT SALIU E NJE MUT I MADH BASHA
    10 HERE DOLEM NE PROTESTA “RAMA IK ”
    DHE 10 HERE RAMA NA IKU.

    Reply to this comment
  10. Mala July 17, 09:33

    Budallellek Kushtetues,sepse Kushtetuta njeh Sh qiperine shtete parlamentar,jo Presidencial.Budllallek ligjor,sepse takohet Presidentei ne ikje dhe nje par ti opozitare dhe shpallin zgjedhjet paq kunsultuar subjektet tjera, amdje as ato pozitare,qe vetem PS ka mbi 51% te elektoratetit votes.Budallallek demokratik, sepse 13 Tetori eshte vetem nje propoziom inatqor dhe jo I arsyeshem,qe nuk zgjedh asgje e flitet ne mjegull.Vertet Pr esidentei qe ka nxitur opoziten per protesta, po deshmojne se jane vertete te paarsyeshem dhe jashte interesit kombetar e shteteror.Punojn vetem per thellimin e percarjes dhe destablizimit politik te Shqiperise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim