Basha i cilëson të majtët “kryezullumqarë” pa ardhur ende në pushtet

Redaksia Online July 12, 2013 15:38

Basha i cilëson të majtët “kryezullumqarë” pa ardhur ende në pushtet

Kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me demokratët e bazës në Tropojë, Has, Rrëshen dhe njësinë bashkiake numër 2, në Tiranë. Gjatë takimeve që kishin në qendër prezantimin e platformës së tij për drejtimin e partisë më të madhe të opozitës, Basha ka kritikuar edhe nismën e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, për punësimin. Basha është shprehur se PD do të angazhojë juristët më të mirë në vend, për të mbrojtur çdo punonjës që do të largohet në mënyrë abuzive nga puna. Ende pa u provuar në qeverisje, Basha i ka cilësuar socialistët “kryezullumqarë”.

“Partia Demokratike do të faturojë çdo ditë, përmes një rrjeti juridik, të gatshëm jo vetëm të evidentojmë por të provojmë me fakte para çdo gjykate padrejtësitë e këtyre vendimeve, t’i kthejë ato në konsekuenca ligjore, për rikthim në punë, konsekuenca financiare për dëmshpërblim dhe më pas është detyra jonë t’i kapitalizojmë si konsekuenca politike, për të shkurtuar ditët e kryezullumqarëve”, tha Basha.

Ndërsa në lidhje me platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike, Basha ka folur për një vendimmarrje me pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe simpatizanti të kësaj partie, përfshirë jo vetëm zgjedhjen e drejtuesve të partisë por edhe kandidaturat  për drejtues vendorë apo deputetë.

Basha është shprehur se PD do të jetë një opozitë aktive dhe do t’i kujtojë në çdo moment maxhorancës së re premtimet e fushatës.

“PD do të garantojë, që edhe ata të mashtruar të 23 qershorit ta kuptojnë koston e mirëbesimit tek “rilindja” e mashtrimit. Ne do të na kenë mbi kokë ditë për ditë, për t’i kujtuar se kanë premtuar 300 mijë vende të reja pune, se kanë premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël, se kanë premtuar shëndetësi falas për çdo shqiptar. Opozita shqiptare nuk mund të mjaftohet vetëm me kaq, në kushtet e kësaj mazhorance. Ne duhet të jemi gati sot, t’u paraqesim shqiptarëve platformën tonë, se ne jemi dhe mbetemi e vetmja shpresë e Shqipërisë së zhvilluar evropiane”, tha ai.

 

Redaksia Online July 12, 2013 15:38
Komento

19 Komente

  1. TROJA July 12, 16:12

    Ky Guinpleni shqiptar,po kandidon per kryetar te PS,apo te PD?Platforma e Lulit,eshte te shaje PS se fitoi,apo te sqaroje demokratet,perse humbi?
    Ketij dhe atij Olldashit akoma si ka dale jermi i fushates se zgjedhjeve.Zgjoheni e tregojani se kane mbaruar zgjedhjet e pergjtheshme te 23 Qershorit,por thojani me kujdes, e me marifet se ka fituar e majta,me 2-3 deputete.Ore kur je jerm dhe te del gjumi e dhe e mer vesh sete kane groposur 80% e shqiptareve edhe te gjen ndonje gje,por ke ka afer,ta zgjoje me kujdes.

    Reply to this comment
    • Albi July 12, 16:42

      Ou lulezaimi ato koqet dhe ato prostitutat ne bashki i ka akoma??? Se nese po, i bie qe do mbroje koqe dhe prostit qe jane neper dikastere

      Reply to this comment
      • dudu July 12, 18:05

        nuk i duhet PD nje deshtak si Basha qe nuk di as te komunikoje normalisht me qytetaret por di vetem te cirret duke share kundershtarin dhe asgje tjeter nje njeri qe di vetem te nxise urrejtje midis popullit dhe jo te bashkoje. PD duet te zgjedhe nje lider te vertet qe te ndryshoje menyren e te berit te politikes dhe per kete post nuk eshte asnje nga dy kandidatet e taishem.

        Reply to this comment
    • Daniel July 12, 18:00

      po ky Basha qenka me i keq se berisha qenka nje diktator me i ndyre se ai akoma pa marre kreun e PD flet sikur ti kishte ndonje faj PS nderkohe qe faji eshte vetem i atij i humbjes katastrofike qe pesoj PD ne Tirane ku nuk arriti te marre as gjysmen e votave qe morri ne 2011.

      Reply to this comment
    • D12 July 12, 18:09

      ky Lulushi ka per ta degedisur PD me keq sec beri Berisha ne 22 vite do te katandiset force e trete politike pas PS e LSI. Nese demokratet nuk i therrasin mendjes dhe te zgjedhin nje demokrate te vertet qe di se cdo te thote politike ndryshe nga Basha dhe Olldashi qe cdo dite vetem shajne PS dhe nuk merren me problemet e verteta te PD.

      Reply to this comment
  2. Enida July 12, 16:44

    Si nuk mesuan nje here cfare do te thote te jesh kandidat ne nji gare ku e majta nuk esht pjese e gares. Dakort gjate zgjedhjeve qe zgjodhen ta benin fushaten duke shpifur spekuluar apo duke hedhur balte e gure mbi te majten dhe kandidatet e saj po tani cfare kan. Rama nuk garon , jeni shum rende jeni shum semure duhet ta merrni veten ej keni humbur e thjesht.

    Reply to this comment
  3. Mark.uk July 12, 16:46

    Gjithkush I dine [zollumet] te zezat e tyre qe I kan bere per 47 vjet komunizem dhe 8 vjet pluarizem.Me thuani se cfar kan ndryshuar pervec emrit. Te pakten ta kishin hequr zerin e popullit qe e kane qe nga viti 1942.

    Reply to this comment
  4. lorenc July 12, 16:47

    O djali bastard i Enver Hoxhes me zullumet e tua qeveria e re duhet te merret urgjentisht. Lut zotin qe familjaret e 21 Janarit te jene zemergjere e nuk te cojne ne boten tjeter.

    Reply to this comment
  5. Rema July 12, 17:03

    Jam nje qytetar i thjeshte i pa pozicionuar ne ndonje parti. Cuditem me kete fushate.Ne vend qe te shpalose perparsite ndaj kandidatit tjeter, ai meret me PS-ne. Kjo nuk eshte fushate per ne parlament apo per Keshillin Bashkiak.

    Reply to this comment
  6. blendi July 12, 17:09

    Bashmashtruesi po mashtron me mashtrime te mashtrurit qe u mashtruan dy mashtrime para mashtrimit …

    Tung,

    Blendi

    Reply to this comment
  7. tim July 12, 17:44

    Te dhjere por krenare…..o demokrate si I duroni keto plehra…..Redaksise se gazetes DITA I lutem shume te botoje ate foto fantastike (qe beri shume shqiptare te qeshnin me lot), te faqes se pare te gazetes DITA 30 Qershor 2013 dhe kurre mos e hiqni nga botimi derisa te zhduket kjo race e ndyre e bashave apo olldasheve qe vetem bejne gam gam gam dhe luftojne si don kishoti me mulinjte e eres. akoma jane ne pushtet fatkeqesisht deri ne shtator dhe po akuzojne sic bente ndjese paste kriminei berisha, kot me kot PS dhe Edi Ramen. Kjo eshte e papare….JU LUTEM SHUMEBOTOJENI ATE FOTON E DATES *= QERSHOR ME DICITUREN: “TE DHJERE POR KRENARE”

    Reply to this comment
  8. Mark.uk July 12, 17:57

    lorec:Nga emri si keni vene nuk duhet te perdorni fjal turke.Shif veten more I shkret se une kam 16 vite qe jetoj jasht atdhet.Shko gjej ndonje pune se parat si ke marre per te votuar mbaruen.

    Reply to this comment
    • turi July 12, 20:04

      ore mark.uk kurva po ikore batak i krimbur e ordiner byth shklyer,po pse ti do i ndalosh te tjeret te komentoje gjithsekush mendimin e tij,ti kur ke 16 vjet qe jeton jasht cmut kerkon bastard serb pse je arratisur nga kanuni ,ik mor kkk se po kte pune ke ti dhe ti njeri prej komuniteve te shkerdhyer qe mbeshtesin serbin sali je,ato zullumet qe permend ti prej 1942 tani po i zbaton delfini i regjimit komuniste te enver hoxhesh klyshi i udb-se saliu yt nuk kan ikur akoma ato bile jan evoluar,ku ke pare ti qe jke 16 vjet jasht shtetit qe nje minister bthq i kalibruar luli i hollandes te vrase pa te keq fare 4 veta te pafajshem ne mes te dites dhe bulevardit ke 16 vjet jasht ti apo jo dhe nje perqindesh demokraci duhet ta kuptosh se cdo te thote ,,,hajt shnet tani dhe argumento sic duhet ose hic kur nuk e din si jan gjerat ketu ne shqiperi ….

      Reply to this comment
  9. Ura e Bunës July 12, 22:31

    Këtij i duhet cuar menjehere nga drejtesia me nxitje te juristeve te PS,fletarresti per vrasjet kriminale te 21 janarit!Asnje terheqje mbrapa per kete pleh te Saliut qe ndoti demokracine dhe pergjaku bulevardin ku dhe diktatura nuk kishte vrare te pafajshëm!…Le te ngreje zyra, pasi harron si i perzuri nga Bashkia dhjetra nenpunes e specialiste të zot!Eshte mire ti tregohet me emra,lista e perzenieve qe ky dhenderr i fshehte i Berishes ka berë!…Dua patjeter ta ndeshkoje drejtesia kete pleh,per gjithshka ka bërë! Zgjedhja e tij kryetar i PD i ben nder PS,por PS,duhet te mbaje premtimet dhe akuzat kur ishte ne opozite se do denohej,duhet tashme te behen realitet!Le te perrallisin per revansh,revanshin e beri dhe ky pleh dhenderr i Berishës,kur vrau e vodhi shqiptaret.Nje milion votat e shqiptareve jane drejtesi e bere por prangat duhen venë!…Asnje terheqje nga premtimet per ndeshkim!Sovrani foli vetem per ndeshkim te Berishes dhe Bashes!…

    Reply to this comment
  10. Mark uk July 12, 22:32

    turi;Fyerja eshte pika e fundit e llogjikes.Kurrsesi nuk duhej ndodhur vrasja ne sulmin terrorist qe organizoj Rama per karriken e vete.Si nuk ndigjova asnje socialist as te qenders as kta morrat e vegjel si puna e jote te thone se shume duruan ata djem nanash duke u rrahur nga huligantet e frymzur nga ish sekretari I pare I partis Tepelene Gramos Ruci. Cfarmund ti thuash Taulant Balles Paulin Sterkaj qe hypnin mbi kokat e policve te kolegji zgjedhor.Ne cilin vend demokratik ndodhin,pervec vendeve islamike qe je pjelle tyre..Ben mire te gjesh nje pune se nuk shef hajr nga partit vetem kur ka votime o demostrata,per tu perdor si mish per top.Deshiroj qe qeveria e majte te punoj e jo sic bene per 8 vjet ne pluarizem e 47 vjet komunizem.Do flasim bashk mbas nje viti,se do jeni penduar ju dhe ata te shkret qe u shiten per 5000leke. Ju lutem te mos fyesh njeri edhe pse mund te jesh ndonje ish sekretar partie fshat me 4 klase

    Reply to this comment
    • pasthenie July 13, 08:21

      O Mark e di kur do flasim neve bashke,kur juve tju mbarojne parate qe i keni vjedhur ketij populli gjate ketyre 23 viteve mender demikracie qe ne fakt ishte bajraktarizem i paster ne injorancen e vet.

      Reply to this comment
  11. nikaja July 12, 22:37

    o LULUSHAN po e prishet shpejt zine o burri i dheut pa KALUAR te 40 – tat

    Reply to this comment
  12. Gjin Musa July 13, 08:40

    Z.Basha po tregohet “trim”deri dje si nji pule e lagure nen sqetullat e Berishes.
    Po ky bukurosh kue gjeti kete force?apo bene sikur po bane te fortin!
    Me sa duket eshte nene presionin psikologjik,te krimeve te kryera,perbadhja me drejtesin
    nxjerre shume gjera te pa ditura per berishen dhe Lulin,kete e di mire kryebashkiaku u hajnis,i ardhur ne pushtet nene trysnin e pushtetit dhe te vjedhjes.
    Tani opozita qe fitoje ne menyren ma spektakolare,eshte goditja perfundimtare qe populli ju ka dhane me 23 qershor.
    C’do tentavi apo plane i juaji per ndonji destabilizim te situates,ju do jeni te paret qe do merrni ndeshkimin.
    Akoma vazhdoni me poshtersit e S.Berishes,ju duheje te mose pranonit kandidimin tuaj pau bere analiza e humbjes,keshtu forconit partin,po ju jeni shkaterrimtaret e partis demokratike,po ju dhe klanet tuaja rrethe Berishes kerkoni mjegulle per te krijuar coroditjen teke ata pake simpatizanet qe ju kane mbetur.
    Ju po perdorni administraten si gure shahu,po gaboni,administrata e juaj e di mire kue ka vendin……….ashtu sice bere ti Luli kure erdhe ne bashki,me polic i nxorre ,i dhunove punojsit e administrates,ty do ti mbajme me tufa “lulesh” o Luli i Berishes,ky eshte fundi i juaje,drejtesia do jete ajo qe do ju japi ate qe meritoni,jo Edi Rama dhe Ilir Meta……..gaboni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*