Basha i ikën fushatës së Tiranës, përqendrohet në Durrës e Shkodër

May 6, 2015 11:40

Basha i ikën fushatës së Tiranës, përqendrohet në Durrës e Shkodër

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, nuk do të ketë një angazhim të drejtëpërdrejtë të tij për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, ndërsa do të përqëndrohet kryesisht në fushatën e kësaj partie në rang kombëtar.

Në këtë mënyrë, duket se Basha po shmang përgjegjësitë të një humbjeje të pritshme në zgjedhjet vendore për Tiranën, ndërsa fatura e përgjegjësisë pritet ti kalohet grupit të punës dhe kandidatit tashmë të zyrtarizuar Halim Kosova.

Burime nga PD konfirmojnë se Basha do të jetë prezent vetëm në takimet prezantuese të kandidatit Halim Kosova, ndërsa përgjegjësia për fushatën do të jetë e grupit të punës të ngritur dhe që drejtohet nga deputetët e deleguar sipas degëve të kësaj partie në Tiranë.

Mësohet se kreu demokrat gjithashtu ka kërkuar angazhimin e kandidatëve të propozuar për Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilët do të jenë pjesë e strukturave të fushatës për kryeqytetin.

Burimet nga PD konfirmojnë se Basha do të përqëndrojë energjitë për Bashkitë e Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës, ku pritet që ai të ketë një intensitet më të lartë takimesh në krah të kandidatëve që garojnë për bashkitë e këtyre qyteteve.

May 6, 2015 11:40
Komento

9 Komente

  1. robert May 6, 11:47

    Shikoni vetem te qeshuren e Lulushes qe qesh si halldup dhe nxirni perfundimet se cfare idioti eshte …..

    Reply to this comment
    • Elma May 6, 13:38

      Ti basha meriton per tu pergezuar vetem per nje gje qe ne politken e fjaleve je me i miri dhe me aktivi po me thuaj kujt i intereson artikulli i grides dhe i joti jeni shume teoricien

      Reply to this comment
  2. Aleksander May 6, 11:56

    Fitorja do kete ngjyren blu:))))

    Reply to this comment
    • arber May 6, 13:26

      vetem nje budalla mund te besoje ne fitoren e pd .shikojeni me kujdes kush ben pjese ne pd.
      ne 18 muaj ju doni te ndertoni 23 vite shkaterime.
      thirini more mendjes.po te kete pd te tjere e jo kete bande atehere PO.

      Reply to this comment
  3. @@@@@@shifni halete May 6, 12:25

    Naten e mire…….

    Reply to this comment
  4. caci May 6, 15:00

    Fitorja ne 21 Qershor do te kete ngjyren qe do te deshiroj populli, pa haruar te djeshmen dhe pa rrevoltuar me te sotmen qe, me te vertete eshte e lodheshme, por populli po lan gjynafet e shkaktuara nga Saliu, klika dhe oborri i tij familjar dhe shume sahanlepiresave qe, si puna e mijve mbas eres se djathi dhe shijes se vajit, ndjekin akoma politiken Berishiste e derdellimat pa kuptim dhe tepe vulgare te Lulit te gjate. Presim 21 Qershorin e fitores te popullit dhe jo te partjakeve!

    Reply to this comment
  5. Murlani May 6, 15:25

    Ne Shkoder nuk ka nevoje se ben fushate Luka per arritjet e mëdha qe ka ba ne kto dy mandate te parin ka hap kanalin ne hymje te Skodres kurse ne te dytin e ka mbyll , lumejt , liqenin dhe bajpasin i ka kthye ne vende helljesh plehrash .

    Reply to this comment
  6. shpatar May 6, 15:50

    Kjo foto eshte shume provokuese po ta krahesojme me te shkuaren .Ne ekspoziten e LANCh ,nuk me kujtohet piktori ,eshte nje foto e tille ku nena pret krahe hapur Partizanet qe i sollen lirine popullit shqiptare . Nuk di kjo ,nene ,grua ,moter apo ……. per cfare e pret kete hajdut ,kriminel e shites Deti krahe hapur.Te jete injorance nuk do ta pranoja se te tilla ka shume!!!! Te jemi te tradhetuar edhe kete nuk e pranoje . Shprehje e demokracise!!!! Bahhhhhhhhhhh vetem demokraci nuk mund te jete . Mos jemi te pushtuar nga ata qe e quajne vehten shqiptare ? Po kete e pranoje .

    Reply to this comment
  7. Alban May 7, 08:35

    me thene te drejten kete lajm ne forme KOMENTI e kam lexu para 4 ditesh te Albeu.com. Thash se mos keni shtuar gje por vetem e paskeni rishkruar te njejten gje. Pres gjera me serioze nga Dita.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*