Basha i jep sqarime Dukës: Berisha si i deleguari i PD-së në Durrës nuk qe dakord

April 4, 2015 18:14

Basha i jep sqarime Dukës: Berisha si i deleguari i PD-së në Durrës nuk qe dakord

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha i ka dhënë një shpjegim befasues kandidatit të përbashkët të PD dhe PR për Bashkinë e Durrësit Agron Duka.

Duka i cili kishte marrë zyrtarisht mbështetjen e Bashës dy javë më parë, u refuzua papritur dy ditë më parë. Refuzimi ka acaruar raportet e Partisë Republikane me Partinë Demokratike dhe mund të fus në krizë koalicionin opozitar. Por Basha nuk është tërhequr.

Gjatë një takimi që Duka dhe Basha kanë pasur ditën e premte, Basha i ka dhënë Dukës dhe shpjegimin zyrtar për refuzimin. Sipas Bashës faji kryesor për këtë keqkuptim qëndron tek Fatmir Mediu, pasi ky i fundit duhet të ishte konsultuar më parë me Sali Berishën, i cili sipas Bashës, është i deleguari i PD për degën e Durrësit, raporton Tema.

Edhe pse e gjitha ngjan si humor, kjo është shqiptuar me qetësi nga Basha në takimin me Dukën. Me këtë shpjegim Basha ka mbrojtur pozitën e tij si “kryetar” dhe ka “fajësuar” të deleguarin e PD në Durrës, Sali Berisha, i cili është fyer, pasi Mediu nuk i ka marr mendim më parë për këtë çështje. Shpjegimi zyrtar i Bashës për Dukën i jep fund dhe seriozitetit të raporteve mes PD dhe PR, duke rrezikuar që PR të hyj e vetme në zgjedhje.

April 4, 2015 18:14
Komento

10 Komente

  1. Toni April 4, 18:22

    ahahahaha basha sqaron thote,basha ne SHQUP eshte thjesht kallom sh..e i salesh berishes po tha doktorri jo ylberin le te kaloje basha se nk vendos gje….

    Reply to this comment
  2. SuloKapedani April 4, 18:30

    Basha kerkon qè edhe p.d. tè hyje nè zgjedhje e vetme pèr tu testuar se sa elektorat e mbèshtet.Kuptohet qè p.d. eshte shkermoqur pèrfunimisht pasi ne tè kanè ngelur fundèrrinat kriminale.

    Reply to this comment
  3. laura April 4, 19:20

    Me kete shpjegim Basha i ka treguar shqipetareve se kryetar i pd eshte saliu dora vete.

    Reply to this comment
  4. xxx April 4, 19:33

    Mediu (kryetar i PR) duhet të konsultohej me një të dërguar nga partia tjetër ?
    Jo o shoku, nuk bëhet ashtu!
    I mirë apo i keq ,Mediu është kryetar partie dhe takimi bëhet në të njëjtin nivel; pra me kryetarin zyrtar të PD-së (i mirë apo i keq).
    Apo mos don edhe vetë të na thuash se ti nuk je kryetar; se prapë është Sala . Ne e dimë, por tani që e thua edhe vetë…. i shkreti ti !

    Reply to this comment
  5. Toni April 4, 21:13

    I shkreti Luli cfare e ka gjetur, s’guxon te jap nje mendim te vetin jo nje vendim. Ai sic duket eshte zv/Kryetar per mitingjet ku fjalimet ja pergatit sekretari pare i KQ te PD, Komunisti i viteve 70-te, Brisha dora vete. Edhe kjo deri ne zgjedhjet e reja ne PD, ku parashikohet te vije ne front dhendrri i pare i berishajve, Jamamber Malltezi .

    Reply to this comment
  6. Kujtim Tola Elbasan April 4, 22:04

    MUNGESË LOGJIKE, APO MUNGESË KURAJUE?
    Gjatë dekadave të rënda të diktaturës mizore, shumica e shqiptarëve kishin si burim shprese Amerikën, meqenëse në imagjinatën e tyre ajo përfaqësonte forcën më të fuqishme antikomuniste të botës. Ndërsa për të burgosurit politikë (me përjashtim të ithtarëve të Kremlinit) Amerika ishte altari i lirisë dhe i demokracisë, ku gjenin prehje ëndrrat e tyre të lodhura e shpresat e venitura nga dekadat torturuese. Madje kishte të dënuar si agjentë të CIAs apo të MI6 (Kryeagjenti i së cilës ishte Enveri vetë), që shpresonin se një ditë SHBA do t’ua shpërblenin dënimin e pësuar pafajësisht në emër të tyre.
    Ndërsa për psikologjinë e policëve injorantë të kampeve të Spaçit e të Qafë-Barit, të burgosurit politikë të «nënës Parti» ishin «ushtarë të Amerikës». Kur kapnin ndonjë të burgosur me një copë letre duke mësuar disa fjalë të huaja, policët çnjerëzorë si vetë regjimi i hidhnin hekurat, duke i bërtitur me shprehjet që u kishte diktuar komisari i kampit: «Mëson gjuhë të huaj, që të shkosh ambasador në Amerikë apo në ndonjë vend tjetër kapitalist, po ra pushteti ynë? Jo, jo, këtu do t’i lini kockat, se partia jonë dhe shoku Enver janë të pavdekshëm». Dhe i ziu «ambasador imagjinar» i nënshtrohej dhunës fizike dhe, pas saj, një muaj birucë vetëm me këmishën e pëlhurës të uniformës vdekje-ndjellëse të kampit shfarosës. Veçse i burgosuri politik qeshte me mendjetrashësinë e policit, që mendonte se «nëna Parti» dhe «shoku Enver» ishin të pavdekshëm, ndërkohë që kishin armik(?) Superfuqinë Amerikane.
    Në fakt, cilës palë i dha të drejtë koha për pretendimet lidhur me jetëgjatësinë e PPSH dhe të enverizmit në Shqipëri: policëve injorantë, apo të burgosurve politikë?
    Realiteti shqiptar është sa i hidhur po aq edhe kokëfortë: PS + PD = PPSH edhe sot e gjithë ditën. Ndërsa Diktatori vazhdon të jetë «Hero i Popullit»…, si dikur.
    Nisur nga parimi i mirënjohur, se një mik i sinqertë i do vetëm të mirën mikut të tij dhe e ndihmon për ta arritur atë, le t’iu përgjigjemi pyetjeve të mëposhtme mbi bazë faktesh të jetuar prej të gjithëve në kuadër të miqësisë amerikano-shqiptare:
    1 – A do të pranonin vetë amerikanët që të kishin «Hero Populli» në vendin e tyre një MONSTËR si Enver Hoxha, siç e cilësoi ambasadori Arvizu? Pse në atdheun e «miqve» shqiptarë ata kanë ndikuar që të ndodhë e kundërta për 24 vjet me radhë, ndërkohë që emrat e ish-diktatorëve të tjerë të Evropës Lindore (shumë më njerëzorë e më atdhedashës sesa përbindshi ynë) janë harruar përfundimisht?
    Kollarexhinjve eunukë shqiptarë (të vetëquajtur intelektualë) që, për shkak të servilizmit të tyre tashmë funksional, u është bërë zakon t’i justifikojnë akte kaq të rëndë me shprehje banale të tipit «kjo është çështje e brendshme e vetë shqiptarëve», po ju kujtoj se ambasadorët amerikanë në Shqipëri nuk do të përziheshin kurrë kaq shumë në detajet e jetës politiko-shoqërore shqiptare edhe sikur të ishin guvernatorët tanë me ligj (mbasi pa ligj janë të tillë), sepse edhe në atë rast ata do të ishin të detyruar të respektoin parimin e ndarjes së pushteteve, si edhe shkallët hierarkike të vetë ekzekutivit, siç veprohet normalisht në një shtet juridik.
    Megjithëse i sapoardhur në koloninë shqiptare, ambasadori Lu u përzie në mënyrën më arrogante e më antiligjore në çështjen «Doshi», duke e shpallur atë fajtor pa u arrestuar akoma – veprim që bie ndesh me dy parime bazë njëherësh: me parimin e mosndërhyrjes së diplomatit në punët e brendshme të vendit ku vepron dhe me parimin e drejtësisë, që e prezumon të pafajshëm të akuzuarin, derisa gjykata ta ketë shpallur fajtor me një vendim të formës së prerë. Pretendimi absurd e qesharak, se ambasadorët amerikanë në Tiranë (Arvizu apo Lu) veprojnë jashtë orientimeve të DASH, u shkon për shtat vetëm injorantëve (qofshin edhe kollarexhinj «intelektualë») që nuk e kanë fare idenë e disiplinës së fortë profesionale të ambasadorëve të Superfuqisë Amerikane, të cilët shkëmbejnë mesazhe të përditshëm me DASH. Kur qeveria apo «opozita» shqiptare e kanë akuzuar ambasadorin Arvizu, se nuk vepronte në pajtim me orientimet e politikës amerikane në Shqipëri, zyrtarë të lartë të DASH e kanë përgënjeshtruar këtë, duke deklaruar të kundërtën. Në dy raste një veprim të tillë e ka bërë vetë Hillari Clinton.
    Kaq shumë u mungoka logjika shqiptarëve, sa që të mos kuptojnë dot se nuk janë miq të sinqertë ata, të cilët përkrahin në heshtje faktin poshtërues që një MONSTËR të përjetësohet Hero i popullit «mik» shqiptar? Apo shqiptarëve u mungon kurajua deri në atë shkallë sa nuk ia thonë dot në sy «mikut» të vërtetën e hidhur, edhe kur ajo është me brirë? «Frikacaku vdes çdo ditë, ndërsa trimi vdes vetëm një herë», ka shkruar Shekspiri. Ndërkohë shqiptarët po vriten e vetëvriten përditë, më shumë se çdo popull tjetër i botës së tretë, ndërsa ata që gjallojnë akoma përsërisin çdo darkë lutjen: «O Zot, shtyje radhën time sa më larg!».
    2 – A do të pranonin vetë amerikanët që t’ju vidheshin pronat pronarëve tradicionalë në vendin e tyre dhe t’iu jepeshin bandave të politikanëve mafiozë, që do të organizonin këtë katrahurë kombëtare, si në Shqipëri? Pse, duke qenë miqtë(?) tanë, amerikanët e kanë mbështetur këtë reformë asgjësuese të sigurisë kombëtare, të drejtësisë e të demokracisë në vendin tonë dhe politikanët më të lartë të Superfuqisë Amerikane nuk kanë ngurruar të deklarojnë me plot gojën shumë herë gjatë 24 vjetve të fundit: «Shqipëria është në rrugën e duhur të zhvillimeve demokratike»? Këtë deklaratë hipokrite e fyese për ne e përsëriti disa herë edhe Sekretarja e Shtetit, Hillari Clinton, gjatë fjalimit që mbajti në mender-parlamentin shqiptar, ndërkohë që në Tiranë ndihej akoma era e mishit të djegur rishtas të ish-të burgosurit politik Lirak Bejko. Sipas informacioneve të medias, në Shqipëri ka pasur deri sot 8200 viktima për shkak të konflikteve të pronësisë. Apo… «punë e madhe, shqiftarë janë e kot vriten gjithmonë këta!», mendojnë «miqtë» tanë.
    3 – Në përfundim të luftës civile katërvjeçare të zhvilluar në SHBA (1861-1865), presidenti Lincoln mbajti një fjalim historik, duke ftuar mbarë popullin në një pajtim kombëtar ku të gjithë do të ishin të fituar të barabartë, si amerikanët e Jugut (që e humbën luftën) edhe ata të Veriut. Kjo politikë e urtë e largpamëse hodhi themelet e shëndoshë të një Kombi që do të bënte histori. Në Shqipëri pretendohet se nuk ka pasur luftë civile (megjithëse pikërisht ai qe misioni i serbo-komunistëve) e megjithatë lufta civile nuk ka përfunduar as sot tek ne: komunistët kanë uzurpuar gjithçka, ndërsa antikomunistët humbën gjithçka qysh prej përfundimit të Luftës II Botërore e deri sot… e në vazhdim. Pse miqtë(?) amerikanë kanë mbështetur fuqimisht në Shqipëri, për një çerek shekulli, përjetësimin e pasojave fatale të luftës së klasave (një vazhdim i luftës civile me forcën shtypëse të pushtetit), krejt ndryshe nga ç’kanë vepruar paraardhësit e tyre në Amerikë? Për shkak të «sinqeritetit» të miqësisë ndaj shqiptarëve?
    4 – A do të pranonin vetë amerikanët që të kishin në krye të shtetit të tyre një bandë mafiozësh politikanë si enveristët e Tiranës, mbi të cilët rëndon një megakrim prej mbi pesë mijë të vrarësh, duke përjashtuar vrasjet për çështjen e pronësisë për shkak të Ligjit komunist 7501 «Për Tokën»? Nëse jo, pse i ndihmuan këta vrastarë të riktheheshin në pushtet pas gjakderdhjes së vitit 1997 dhe pse pranojnë të bashkëpunojnë me ta në dëm të shqiptarëve, por në emër të «miqësisë» amerikano-shqiptare?
    5 – Mbi ç’bazë parimore e morale pranojnë miqtë(?) amerikanë të mbështesin prej 24 vjetësh aktin çnjerëzor të enveristëve të rinj të Tiranës, që kanë lënë endé pa varr viktimat politike të babait të tyre shpirtëror, të cilëve u kanë njohur pafajësinë me ligj qysh në tetor 1991? Kur Klodi nga Lezha deklaroi në Big Brother se ishte homo dhe bashkëfshatarët e tij reaguan ashpër për këtë, ambasadori Arvizu shkoi vetë në Lezhë, i shoqëruar prej ambasadorit gjerman dhe përfaqësuesit të BE në Tiranë. Dhe mirë bëri, sepse edhe Klodi hall kishte i shkreti. Por a thua se halli i një prapanice ishte shumë më i rëndësishëm sesa ai i viktimave të diktaturës mbetur pa varr, apo i ish-të burgosurve politikë të lënë rrugëve nga neokomunistët, për të cilët ambasadorët amerikanë nuk e kanë vënë ndonjëherë ujin në zjarr? Ata duhej të shkonin të paktën një herë në vit në Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë, për tu informuar sesi i shtynin ditët e mbetura ata mjeranë të nëpërkëmbur nga harbutëria neokomuniste, të cilët kishin qenë adhuruesit më të flaktë të Amerikës, kur propaganda komuniste villte vrer e sharje për SHBA si «xhandarë ndërkombëtarë të botës». Me pak më tepër dinjitet në vetvete dhe me më pak shpërfillje ndaj ish-të burgosurve politikë shqiptarë, ambasadorët amerikanë do të duhej të kishin nxitur fondacionet e vendit të tyre që të investonin për ata fatkeqë gjysmën e shumës që kanë investuar për bukuroshet e rekomanduara nga ambasada amerikane në emër të gjoja OJQ-ve (83 të tilla në Shqipëri!!?), të cilat nuk kryejnë asnjë funksion tjetër shoqëror, përveç atë të haremeve të kolonisë shqiptare.
    6 – Pse miqtë(?) amerikanë miratuan të buzëqeshur dëmshpërblimin e menjëhershëm të Ramiz Alisë dhe byroistëve të tjerë të dënuar për kafe [thjesht për t’i mbrojtur nga ndonjë atentat në klimën fillestare të «pluralizmit»] me trefishin e shpërblimit të premtuar (por të pa paguar) të ish-të burgosurve politikë të diktaturës, të cilët u detyruan të bënin harakiri nën sytë tinëzarë të ambasadorit Arvizu? Pse kaq shumë urrejtje me dekada ndaj viktimave të komunizmit dhe kaq shumë dashuri ndaj xhelatëve të kuq shqiptarë? Në emër të «miqësisë» amerikano-shqiptare? Të shërbesh si katalizator i së Keqes, i veshur tepdil si mik, është një akt më i padenjë dhe më dëmsjellës sesa ai i armikut të deklaruar.
    7 – Si shpjegohet fakti që miqtë(?) amerikanë kanë qenë gjithmonë kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, dekomunistizimit dhe dekriminalizimit të politikës shqiptare, ndryshe nga sa është vepruar në të gjithë Evropën Lindore? Apo për «të mirën» e «miqve» shqiptarë?
    8 – Cila është arsyeja e vërtetë e strehimit dhe e punësimit në ambasadën amerikane në Tiranë, qysh prej vitit 1991 e në vazhdim, i dhjetëra oficerëve të Sigurimit, për 26 prej të cilëve unë kam shkruar hollësisht në librin «Heronjtë e Kotësisë»? Kur ish-ambasadori Arvizu pati paturpësinë të deklaronte në një konferencë shtypi se «nuk ka ish-oficerë Sigurimi të punësuar në ambasadën tonë», unë i postova ambasadës amerikane në Tiranë një kopje të librit «Heronjtë e Kotësisë» dhe fotografitë e 26 kriminelëve të Sigurimit – personazhe të atij libri. Pse nuk ka punësuar të burgosur politikë të diktaturës ambasada amerikane në Tiranë? Në mos të tjerë, të paktën ata që kanë qenë dënuar si «agjentë të CIAs» nga kriminelët e Sigurimit që janë pritur krahëhapur prej ambasadës amerikane, me orientim të DASH.
    9 – Gjatë 24 vjetve tranzicion, pse nuk kanë ndikuar miqtë(?) amerikanë pranë qeverive (anti)shqiptare, për shuarjen e gjakmarrjes mesjetare? Miku i sinqertë nuk dëshiron ta shikojë të përgjakur mikun e tij. Me Diktatorin «Hero Populli» dhe me familje të ngujuara, si në Mesjetë, do të anëtarësohet atdheu ynë në BE? Apo miqtë(?) amerikanë janë duke e përgatitur nuse Shqipërinë për një «dasmë» tjetër, që parashikohet të zhvillohet në Ballkan?
    10 – Pse miqtë(?) amerikanë nuk u kanë kërkuar asnjëherë qeverive (anti)shqiptare të bëjnë çarmatosjen e plotë e të përgjithshme të popullsisë, duke u ofruar atyre edhe asistencën e nevojshme teknike për këtë operacion jetik për popullin shqiptar? Apo marionetat e tyre të Tiranës e hedhin më lirisht vallen e vdekjes në Shqipëri, kur «miqtë» shqiptarë vrasin njëri-tjetrin?
    11 – A do të pranonin miqtë(?) amerikanë që qeveria e tyre t’iu falte shteteve fqinj ndonjë copë deti a toke (ata kanë me shumicë), siç po ua falin qeveritë (anti)shqiptare grekëve, në saje të ndihmës së lobit të fuqishëm grek me mjaft ndikim në SHBA e në Shtëpinë e Bardhë? A do të ishin dakord amerikanët që fqinjët e tyre t’iu ndërprisnin rrjedhjen natyrore të lumenjve, për të kthyer në shkretëtirë pjesë të atdheut, siç po përgatitet terreni në Shqipërinë «mike»?
    12 – Pse miqtë(?) amerikanë po e ndihmojnë kaq intensivisht Greqinë për borxhin prej 320 miliardë eurosh, ndërkohë që atje presidentët amerikanë priten gjithmonë me protesta të ashpra gjatë vizitave të tyre të rralla në Athinë, ndërsa Shqipërisë «mike» apo Kosovës nuk i ofruan ndonjëherë të paktën një miliard dollarë? Ndërsa populli grek është tërësisht prorus e antiamerikan, populli shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës janë më proamerikanët në botë (meqenëse veprojnë me instikte, si popull-bagëti), aq sa në Tiranë i puthën edhe këpucët Xhejms Bejkerit më 1991. Mirëpo Napoleoni ka thënë: «Politika nuk ka zemër, por vetëm kokë». Pra, politika është llogari, interes, e jo altruizëm, humanizëm e «miqësi», siç u pëlqen ta interpretojnë shqiptarët dështakë, që nuk vunë mend nga humbjet në shekuj të kombit të tyre.
    13 – Pse DASH u rekomandon ambasadorëve amerikanë në Tiranë që të sillen si guvernatorë arrogantë e ligjshkelës në çdo sferë të jetës në Shqipërinë «mike»? Nuk ka ngjarje të ditës në vendin tonë që fjalën e parë dhe të fundit mos ta thotë ambasadori amerikan për të. Ambasadorët amerikanë në vendin tonë na dalin «kompetentë» për politikën e brendshme e të jashtme të Shqipërisë, për ekonominë, për drejtësinë, për sociologjinë, për arsimin e kulturën, për bujqësinë dhe ekologjinë e për gjithçka tjetër, pavarësisht se qysh në të shprehur kuptohet bagazhi i tyre intelektual modest. Për nga pushteti i pakufizuar, papërgjegjshmëria në shkeljen e ligjit dhe «njohuritë e tyre enciklopedike», ambasadorët amerikanë në Shqipëri mund të krahasohen vetëm me Enver Hoxhën, i cili «dinte gjithçka», megjithëse për dy vjet nuk hodhi dot asnjë provim në universitetin e Monpeljesë.
    Në asnjë vend të botës së tretë ambasadorët amerikanë nuk manifestojnë dot kurrë as një minimum të arrogancës dhe prepotencës antiligjore që demonstrojnë në Shqipëri. Ata nuk janë përzier ndonjëherë në punët e brendshme të shtetit të ri të Maqedonisë, edhe kur atje ka pasur përleshje me armë, apo ndonjë megaskandal si ky i fundit, i përgjimeve të opozitës maqedonase prej Gruevskit. Pse e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë përjashtim për keq ndaj Shqipërisë «miqtë» amerikanë?
    Sipas orientimeve të DASH, pritet që ambasadori Lu në Tiranë të publikojë së shpejti një grafik, se në cilat ditë të javës BULAT e Shqipërisë do të kenë të drejtë të flenë me gratë e tyre dhe në cilat ditë jo. Ndërkohë pilivesat gazetarucë shqiptarë e kanë përgatitur tashmë fjalimin përshëndetës për këtë «vendim historik»:
    « Ndihemi sa të emocionuar edhe të magjepsur nga kjo ide gjeniale e DASH! Duke fjetur me gratë tona sipas grafikut të hartuar nga Ju, ne do të përjetojmë kënaqësinë e rrallë sikur jemi duke fjetur në Hollivud».
    *
    Sot plotësohen katër vjet prej ditës kur unë publikova në Internet «Letrën e Hapur» drejtuar gjithë shqiptarëve dhe dy vëllimet e librit me ngjarje të jetuara e personazhe realë «Odiseja e një Detektivi». Vepruat shumë drejt që nuk u ndikuat prej atij libri «reaksionar», i cili sjell prova të pakundërshtueshme për «sinqeritetin e madh» të miqësisë shqiptaro-angloamerikane. Vazhdoni të zbatoni me rigorozitet direktivat e ambasadorit amerikan në Tiranë, sepse vetëm ashtu kombi dhe populli shqiptar do të mbërrijnë me siguri në destinacionin e caktuar prej «miqve»: në Koshin e Historisë. Dhe brezat e ardhshëm do ta fillojnë rrëfimin e serisë më të re të përrallës historike shqiptare me fjalët «Na ishte njëherë Shqipëria…», ashtu siç e fillojmë ne sot për seritë e mëparshme: «Na ishte dikur kombi shqiptar tri herë më i madh nga sa ka mbetur…». Drejt atij fundi, që po merr formë në horizont çdo vit e më tepër, shqiptarët e sotëm janë duke shkuar ëmbël-ëmbël nën narkozën e «miqësisë» shqiptaro-amerikane, si gomari i shkretë që thoshte «ishalla jam në ëndërr», ndërkohë që po e shqyente ujku.
    *
    « Ai vend i botës së tretë që ka miq amerikanët, nuk ka nevojë për armiq».
    Benazir Bhutto – gruaja e parë Kryeministre e Pakistanit, e vrarë me atentat më 27 dhjetor 2007.

    Reply to this comment
    • luli April 5, 08:02

      o bole po amerika nuk ju merr ju bydhqiret e persekutuar se keni qen spihuna te serbit grekut italijanit veq me heq enverin po , keta sigurimsat kar rujt atdheun nga plehra si ju BOLL me te persekutuar jeni nje kancer i keti kombi

      Reply to this comment
  7. shqiptar sharri. April 4, 23:35

    Per,kujtim bolja elbasan.
    Ah,ore dritezi,ah ore kujtim bolja nga elbasani,po cfar ka ktu ne kete qe,bejn kryetradhtaret dhe kryekriminelet dha hajdute e vrases te gerdecit,qe nuk miren veshte,per kandidaturat e hejdutve,qe ti miresh me te MADHINENVER HOXHA,KOMANDANTIN DHE ALEATIN E ANGLOAMERIKANVE DHE TE BASHKIMIT SOVJETIK,kunder nazifashizmit boterore,po cfar ke pij sonde,rakin e serbis apo metaxen e greqis,cfar po shkrun gjepura more idiote i ndyr qe farmakos dynjan?!!
    PO,shkrimi behet fjal mes sali serbit,dhe vrastarit te gerdecit fatmir mutit more mjeran cfar ka ktu per ENVER MALIN,qe te shajsh e te shrehesh si nji mushkonj muti?
    Po,mos te ishte ENVERI,ne ball te ati populli dhe shteti ju ishit sot,ja grek,ja talian,ja serb,more i felliqur,por ndoshta fare nuk je shqiptar???!!!Kur te permbendet emri i ENVERIT,duhet te ngriheni ne kembe ti mut,dhe gjith mutsit si ti qe jeni,se nuk jua kakalirue memen,tju dergonte te gjithve ne ate dynja tjeter,apo ti linit kockat ne spac apo burel,dhe qafbull e neper monierat e gjith shqipris,por ju ka lan gjall juve pizevengave qe ta shani vend e pa vend,vetem se ishte njeriu ma i madhe i kohes,ore te flliqur e tradhtar.Po,cmendoni ju,more birbi idiota,amerika nuk eshte krejt injorante,ajo i ka aktet dhe dosjet e luftes dhe aty eshte ENVER KOMANDANTI,dhe jo zogji,apo abaz kupi,apo uran butka,apo romeu i gurakuqvet,ore tradhtaret dhe hienat e flliqura,ENVERI,sundoi udhehoqi sic dashti ai,dhe sa ke gjall edhe pse shum si ju,u munduat ne bashkpunim me te hurit dhe litarit,me cia-udb.isfali,dhe krejt shherbimet e huja,u munduat kot qe ta rzonit nga pushteti dhe ta mirnit shtetin,por gjithmon dolet humbes,qysh ne kohen e luftes dhe 45,vite humbes ngelet dhe humbes dote jenine histori,dhe ne koshin e plehrave te historis megjith uran butkan,dhe gurakuqin.Hani mutin ENVERIT,ai HERO ISHTE DHE HERO DOTE NGELET,kra GJERGJ KASTRIOTIT DHE ISMAIL BEJ VLORES.

    Reply to this comment
  8. shqip hesapi April 5, 03:45

    Si thoni ju ,c’mund te thote ndryshe Lulushja ?

    Reply to this comment
  9. Arben April 5, 13:33

    TELENOVELA SERIA 33

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*