Basha i përgjigjet Ramës: Kam rezerva për reformat, gati për dialog për statusin

March 24, 2014 09:05

Basha i përgjigjet Ramës: Kam rezerva për reformat, gati për dialog për statusin

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje letrës së kryeministrit të vendit Edi Rama, për tu ulur dhe diskutuar për reformat që vendi ka nevojë, pavarësisht rezervave që ka opozita për një sërë çështjesh. Lideri demokrat Basha, i ka bërë të ditur kryeministrit të vendit se ai është i gatshëm të takohet për të diskutuar në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit, por edhe për reformën administrative-territoriale.

Letra e plotë
‘Me keqardhje vërej se në letrën që më keni dërguar nuk ka të reja përtej qëndrimeve dhe veprimeve të deritanishme të shumicës suaj në lidhje me reformën administrative-territoriale. Kjo reformë kërkon si minimum konsensus politik mes shumicës dhe opozitës dhe si optimum kushtetues, gjithpërfshirje të publikut.

Konsensusi ka kuptim vetëm kur finalizohet me votim në sallën e Kuvendit. Në këtë pikë, as teoria, as praktika nuk lenë hapësirë për shpikje apo eksperimente. Në thelb, ju na ftoni të hartojmë me konsensus në komision, por të votojmë sipas numrave në Kuvend.

Me fjalë të tjera, ju na ofroni vitrinën e konsensusit, por jo vetë konsensusin. Ju i ofroni opozitës me dorën e komisionit diçka që mund t’i merret me dorën e Kuvendit. Detyrohem të ripohoj se opozita gjithnjë është e distancuar nga çdo lloj teatri politik kundër interesit dhe të drejtës së qytetarëve për një reformë konsensuale deri në miratimin përfundimtar.

Me këtë rast, më lejoni t’ju rikujtoj zoti Rama se ju keni bërë mandatet pas zgjedhjeve, por nuk i keni fituar në zgjedhje votat e një shumice të cilësuar prej tetëdhjetë e katër deputetësh.

Në vizionin tonë si opozitë, reforma administrative-territoriale para se të jetë një rivizatim i kufijve të bashkive dhe rajoneve, ka qenë dhe është mbi të gjitha reformë e fuqizimit të demokracisë e qeverisjes vendore dhe përafrimit të pushtetit vendor në Shqipëri me standartet më të përparuara europiane.

Është e trishtueshme që sjellja në rendin e ditës e kësaj reforme përkon me bllokimin e shumfishtë dhe të përsëritur të pushtetit vendor nga qeveria juaj. Dhunimi dhe kthimi prapa i autonomisë vendore në Shqipërinë e sotme i kompromenton rëndë dhe i vë në dyshim tundimin dhe qëllimet e shumicës suaj për të miratuar në mënyrë të njëanshme këtë reformë.

Megjithatë, pavarësisht ngushtimit gjithnjë e më kritik të hapësirës për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht rekordeve të arbitraritetit të mazhorancës dhe fjalorit të padenjë e arrogancës së atyre që kanë për detyrë të japin shpjegime dhe të përgjigjen për shqetësimet që ngren opozita, Partia Demokratike dhe unë i qëndrojmë e do t’i qëndrojmë deri në fund dialogut si vlerë dhe si mundësi e pazëvendësueshme për ecjen përpara të reformave në vend.

Në këtë kontekst, ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo nivel, për çdo problem në interes të vendit dhe demokracisë, në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit dhe hapjes së negociatave me BE si interes suprem kombëtar. Por edhe për reformën administrative-territoriale.

Pika kyçe që mbetet për t’u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Konsensusi në komision është i pamjaftueshëm.

Vetëm pranimi i konsensusit do të bënte të mundur që takimi ynë të mos ishte një rilexim sy në sy i letrave që ju keni preferuar t’i shkëmbejmë publikisht’. I.K

March 24, 2014 09:05
Komento

8 Komente

  1. sheme shapka 2 March 24, 09:22

    Sa shume ndryshojne letrat qe shkruan kunati me ato qe te jep gati ustai yt , vetem uje pa asnje koqe kallamboqi …….po ik o derezi ha ndonje ….sumllaqe se nuk je per keto pune ti as si bythec , jo me si drejtues, edhe vete e kupton …..pse lodhesh a i marre , se kupton se te gjithe ta kane me te futur ?????????? populli thote …kur s’ke fjale ( te mencur ) per te thene me mire HESHT … mos e nxirr zene ….ti edhe kur ecen dukesh si gjethe qe te ka marre era …..o VULEHUMBUR……ha …ha gjize ti , sa te ndjeshe ujin qe te eshte futur nen rrogoz

    Reply to this comment
  2. Eli March 24, 09:32

    Me kane prish fjalorin keto politikan …por Basha eshte me shume se b…

    Reply to this comment
  3. Eli March 24, 09:34

    Tifozi i tiranes beri gabim …per partizanin jemi gati te hapim auzhvicin….deshi te shkruanete per politikanet…

    Reply to this comment
  4. Shume mire March 24, 10:09

    Do te takohen,do te takohen.Do te takohen per ti dhene te kuptoi Edit se sa force ka Iliri e ne kete mes rezulton se duke qene loje e Ilirit,Edi ka bere leter te sforcuar e Luli ka bere leter per tu argetuar.
    Kete Iliri e ka bere,pra ndermjetesine per ti dhene te kuptoje Edit se me 20 deputete e tije qysh neser e ben hatane po deshi.
    Dhe pse rezultati i bisedimeve do te jete do te jete zero.

    Reply to this comment
  5. lejleku March 24, 10:11

    Basha eshte i ri ne moshe por edhe ne detyren e tij te re , dhe jam i bindur plotesisht se i lexon te gjitha mesazhet qe shkojne ne adrese te tij edhe tek dita .
    Ai meson edhe nga ata qe e udhezojne por edhe nga kundershtaret politike duke u nusur nga parimet e jetes si psh nga nje njeri i keq mund te mesosh sa nuk ke mesuar tere jeten dhe kete shembull ai e ka aty.Ne qaknxehetesi e siper njeriu shpreh ato qe ka ne shpirt .Edhe keta shembuj i ka .Njeriu ka cmeson edhe nga armiku i vet .
    Luli hiq dore nga lufta personale me kundershtarin politik!!!
    Ai u tregua zemergjere dhe ty te dhuroi bashkine , packa se u be tifoz e gjithe Shiperia me ato tete votat qe ti fitoi ….Dhe …ta leme .Ke nje popull fikara qe po varin vehten po i hoqe nga puna a e kupton!? Hap rruge per reforma , prano rrotacionin , mos fli me enderra , lere Saliun ne te tijat .Sot nje deputeti yt kerkonte zgjedhje te reja !!!!|”Jeni ne metro apo jo” si thoshte i ndjeri Roland Trebicka.Pse ore populli ngene tuaj ka apo zbaviteni ju me hallet e popullit . Luli ! Edi si po e shohim po perpiqet te beje dicka te mire :-Ndihmojeni ne mundeshi ne mos po ….Rregullo Tiranen qe te eshte katandisur qyteti me i keq per te jetuar ne Evrope.
    Dje nje shok demokrat me tha :-Ne oren shtate kalova nga rrethrrotullimi i Shesh flamurit deri ne Kombinat ,u asfiksova nga tymi i makinave dhe pluhuri sa u tremb edhe gruaja kur me pa te verdhe dylle.Ai vozit me motorr une me biciklete….Pershendetje!

    Reply to this comment
  6. LORA March 24, 13:33

    Dhjaks
    Nuk prisja ndonje gje me ndryshe nga kusari pushtues i Bashkise se Tiranes ,nga kusari marramendes i rruges Durres-Kukes dhe nga vrasesi i 21 janarit.

    Reply to this comment
  7. Arna March 24, 14:13

    Ne pritje te nje takimi te qyteteruar, per vendime te qyteteruara.

    Reply to this comment
  8. info analitike March 25, 20:57

    Pergjigja e Bashes me duket e qelluar dhe e argumentuar mire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*