Basha i ofroi pazar Patozit? Dy negociatorët e PD tregojnë bisedën: Ja e vërteta

July 4, 2017 10:53

Basha i ofroi pazar Patozit? Dy negociatorët e PD tregojnë bisedën: Ja e vërteta

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka reaguar ndaj deklaratës bombë të Patozit, i cili tha në “Top Story”  se Basha i ofroi pazar që ai të mos e sfidojë.

Ristani dhe Kadilli, sekretar i Burimeve Njerezore ne PD, ishin negociatore mes Ristanit dhe Bashes.

“Ne permbushje te detyrave te mia si Sekretar i Pergjithshem i PD dhe ne interesin e saj me te mire, kam bere perpjekje qe gara per kryetar te PD te ofroje garanci statutore, gjithperfshirje dhe te jete nje proces bashkimi per partine ashtu sikurse nje proces emancipimi per te gjithe shoqerine!

Keqardhje qe “negocimi” per garanci statutore dhe kushte te barabarta gare konsiderohet si pazar.

Pazari nuk ka qene dhe nuk eshte pjese e moralit tim ashtu sikurse i kultures politike te PD”, reagon Ristani në FB.

Gjithashtu, pas Ristanit eshte pergjigjur edhe Fatbardh Kadilli. Ai refuzon termin pazar te perdorur nga Patozi.

“Bashke me zotin Ristani kemi komunikuar disa here me Zotin Patozi por  asgje nuk meriton qe te quhet pazar. Perkundrazi Jam angazhuar me sinqeritet dhe me deshiren qe zoti Patozi te qendronte ne gare”, thote Kadilli, sekretar i Burimeve Njerezore ne PD.

July 4, 2017 10:53
Komento

1 Koment

  1. Kris July 4, 11:34

    PD = pazar! Keshtu ka qene gjithmone!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*