Basha i përgjigjet Ramës: Propozimet e tua janë në shkelje të Kushtetutës

July 25, 2018 22:08

Basha i përgjigjet Ramës: Propozimet e tua janë në shkelje të Kushtetutës

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar edhe një herë në lidhje me ngërçin që po shfaqet në sistemin e drejtësisë dhe ka akuzuar Ramën se reformimi po bëhet nga Prokurorja Marku dhe KLD-ja.

Basha në një postim në Facebook, shkruan se po bëhet një shkelje e hapur e Kushtetutës dhe prandaj Rama përgjysmoi buxhetin e për Vettingun.

Postimi i plotë

Ndryshimet e propozuara nga Edi Rama të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sanksionojnë që emërimet e të sapodiplomuarve në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit të bëhen nga PPP- Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe KLD-ja e vjetër.

Ky propozim është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe kthim tek institucionet e vjetra që kishim para reformës në drejtësi.

Kjo shkelje e Kushtetutës bëhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është shpërbërë dhe sistemi kushtetues në Shqipëri është i goditur rëndë. Qëllimi i këtij propozimi është kapja totale e drejtësisë nga Edi Rama përmes Arta Markut dhe KLD-së.

Prandaj Edi Rama i përgjysmoi para një viti buxhetin dhe burimet për vetingun, qëllimisht për të zvarritur vetingun dhe për të mos krijuar KLP-në, KLGJ-në dhe SPAK.

Partnerët ndërkombëtarë duhet të shqetësohen për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimin e Gjykatës së Lartë nga Edi Rama, çka ka hequr çdo lloj kontrolli dhe kufizimi të pushtetit të shumicës dhe ka vënë në rrezik të drejtat e njeriut në Shqipëri. Heshtja e tyre ndaj kësaj gjendje ka ulur besueshmërinë e tyre në sytë e publikut shqiptar, i cili pret përmbushjen e premtimit që ata i bënë shqiptarëve se peshqit e mëdhenj do ishin në burg dhe jo në krye të qeverisë. Drejtësia pa të korruptuar dhe kriminelë në burg është tallje dhe jo drejtësi.

o.j/dita

July 25, 2018 22:08
Komento

8 Komente

  1. Gjall o rropsia ,nipi i Sadami-t July 25, 22:13

    un ve bast nqs ky funderine nuk
    eshte me prejardhje nga Bagdadi .
    Nxirni ktu ca Foto ,fytyra irakiane nga Bagdadi
    dhe do bindeni ,
    qe ky kriminel i hajn i flliq , qe ben rolin e politikanit
    ne Shqypnie ,
    nuk ka ADN Shqiptari .
    shifeni cfar kllouni bagdadi eshte rropsia terroriste hahaah

    Reply to this comment
  2. Une July 25, 23:18

    E vetmja gje antikushtetuese jane sali-like-lulja! Jashteqitja e kombit eshte antikushtetuese!

    Reply to this comment
  3. MH July 25, 23:31

    Uhhhhhhhhhhhhhhhh,c’ka e njeh ky kushtetuten.Ky nuk njeh vetveten.Nese po. Nuk do merresh kurr me politike sepse asht kokrra e nulit shekullor mbi toke.Jo vetem me kaq.Po asht hajdut me name e kriminel i vecant.

    Reply to this comment
  4. PETRO July 26, 00:22

    jETA VAZHDON GJITHMON SI RJEDHOJE E SE VJETRES NE TE GJITHA DREJTIMET GJITHMON DUKE HEDHUR POSHTE HAJDUTERINE,BURROKRATIZMIN ,AQTO JANE ORGANE TE VJETRA TE DEMOKRACISE QE DUHET TE FUNKSIONOJNE DERI SA TE ZEVENDESOHEN ME TE REJA ASHTU SIKUNDER BEHET PER CDO GJYQTAR QE NUK E KALON VETINGUN DO TE ZEVENDESOHET ME NJE TE RI.

    Reply to this comment
  5. Fat man July 26, 02:23

    Cari, nderkombetaret e kane fjalen per peshqit e medhenj dhe peshka-qenet vrases te strehur ne SHQUP, moj tranvestitja e Hollandes, aty hyn edhe ti dhe Sali Serbi e me rradhe.

    Reply to this comment
  6. Cen Durim'adhi July 26, 05:04

    Me falni per fjalorin, po ky eshte nje bythec!
    Sebashku me te gjithe babalet e tjere, ky palo lider fjalaman, pa asnje verteber ne shtyllen kurrizore, harroi se votimin e Reformes ne Drejtesi ne Kuvend e bene, mbasi u vune ne rresht me shkop faktori nderkombetar, SHBA dhe BE, dhe per habine e te gjitheve votimi u be me 100% te deputeteve.
    Gjithmone do te nxjerrin klecka, gjithmone duan te duken si te rendesishem, te jene faktor ne politiken shqiptare, gjithmone jane te gatshem te vonojne proceset e zhvillimit demokratik te vendit.
    Keta nuk jane opozite, por bandite!
    Asnje vlere nuk keni as ne politike dhe as ne jeten shoqerore. Jeni te zote per te bere sherre, grushta, fjale, shpifje dhe pislleqe. Jene pasardhes te shkelqyer te eterve te tyre, bashkepunetore te nazi-fashizmit.
    Nuk shiheni me sy! Jeni bere te neveritshem! U rente zjarri i Greqise!
    Mjere populli me ju!

    Reply to this comment
  7. Cun i lagjes July 26, 07:13

    Dje s’deshte, sot i hec kadal! Hik e pir…o tallash Bash

    Reply to this comment
  8. Fidel Kastro July 26, 21:25

    Basha ka te drejte ne ate qe thot , te respektohet kushtetuta , çte keqe ka ketu!!??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*