Basha i rikthehet “Republikës së Re”: PD, e vetmja rrugë për shqiptarët

July 16, 2017 14:08

Basha i rikthehet “Republikës së Re”: PD, e vetmja rrugë për shqiptarët

Lulzim Basha bashkëbisedoi të shtunën me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Belshit, Prrenjasit duke ndarë me ta nevojën për të vazhduar betejën politike për kauzat e drejta të shqiptarëve.

Basha tha se Partia Demokratike është rruga e vetme për shqiptarët dhe se ai është gati për vazhduar këtë mision deri në thyerjen e këtij sistemi, sipas tij, të korruptuar, ndërsa iu rikthyer edhe termit të harruar së “Republikës së Re”.

“Vlerat morale i kemi ne. Shqiptarët duan një rrugë tjetër përveç dëshpërimit që i çon në vetëvrasje, i çon në nënshtrim apo në emigracion. Rruga tjetër jemi vetëm ne. Nuk ka forcë tjetër politike. Ju them që jam gati për të vazhduar betejën politike me ju ditë për ditë, orë për orë, derisa ta thyejmë këtë sistem dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të sjellim vlerat në pushtet, të sjellim një qeveri të qytetarëve me planin tonë, vizionin tonë, të hedhim hapin tonë tjetër përpara sepse ne i kemi hedhur hapat përpara gjithmonë. Ky është çelësi i fitores si ato që kemi korrur së bashku në vitin 2009.

Sepse koncepti i Republikës së Re brenda shtëpisë tonë do të thotë fuqizim i anëtarit, do të thotë kalimi i vendimmarrjes tek anëtari i Partisë Demokratike. Do të thotë anëtari i Partisë Demokratike si strumbullarin e vendimmarrjes, si peshoren e vlerave dhe kontributeve të gjithsecilit. Çelësi është shpirti i pastër i demokratit. i atij që nuk pyet se kur me vjen radha për tu bërë deputet por vjen në betejë sa herë ka betejë për vlerat për të cilat kemi lindur dhe luftojmë”, tha Basha.

Ai tha se zgjedhjet e 25 Qershorit nuk ishin të ndershme dhe u provuan kauzat e opozitës nga shitblerja masive e votës.

Basha tha se kjo është një mazhorancë fiktive.

“25 Qershori provoi se kauzat tona të dekriminalizimit, të luftës kundër drogës dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kauzat më jetike për Shqipërinë sot. Nuk kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 Qershor. Nuk foli vullneti i qytetarëve. Ai u tjetërsua përmes shtrembërimit e blerjes masive të votës nga një qeveri e bërë njish me krimin dhe krimi i bërë njish me qeverisjen, me të cilët Shqipëria nuk ka e nuk do të ketë asnjë të ardhme. Plani ynë për një qeveri të qytetarëve parashikon që shqiptarët të kenë mundësi të jetojnë në shtëpitë e tyre pa qënë nevoja të shkojnë emigrantë. Të kenë mundësi për punësim. Të mos kenë frikë nga të fortët, nga të pushtetshmit dhe të zgjedhin lirisht qeverisjen që meritojnë në nivel qendror dhe lokal. Kjo mazhorancë është një mazhorancë fiktive. Prodhim jo i shpresës, as i vizionit për të nesërmen por i dëshpërimit, i frikës që mbollën dhe thelluan. Njësoj si në 1991 nuk ka se çfarë t’u ofrojë shqiptarëve. Ekonominë e kanë në kolaps. Arkën e shtetin e kanë në kolaps. Qeverinë e ka ilegjitime pa votën e shqiptarëve. E dimë ne, e dinë shqiptarët. E di edhe ai dhe e dinë edhe socialistët”, tha Basha.

July 16, 2017 14:08
Komento

4 Komente

  1. Tirana July 17, 07:25

    Basha tha:” Te zhvillojme zgjedhje te ndershme si ne 2009-nten ” E si shembul mbi shembujt duhet pernmendur ” Te zhvillojme zgjedhje te ndereshme si ne 2009 -ten , ku shkelqeu ndershmeria ne Ruzhdie” Jo me keot Saliu i quajti heronje komisioneret e RUzhdies. Po c’thot Nard Ndoka per vitin 2009 se ai hodhi ne gjyq disa qendra votimi andej nga Lezha Shkodra…….. a ishin zgjedhje te ndershme? Me mire te thoshte te ndersheme si ato te vurit 1996-te BRAVO ,O LUL! .

    Reply to this comment
  2. ben July 17, 11:34

    Ekzemplar Basha,tra la la me bishta prasi.Para 2 javesh e pe se si e perqafuan shqiptaret lloqet e tua,o Luli.Mos valle Luli nuk e di qe zgjedhjet kane mbaruar?Cfare duhet te flase per anetaret e PD-se,cfare flet.Eshte komplet jerm.

    Reply to this comment
  3. laoura July 17, 13:55

    PERSHENDETJE! Basha vazhdon te flase e pellase si e ema e Zeqose maje thane!…….
    Basha nuk ka asenje vizion qeverises? AI VETEM PO FLETE E I KTHEHET 3REPUBLIKES SE RE3 CFARE ESHTE KJO REPUBLIKE PA STRUKTURE PA GADISHMERI DHE ARDHMERI QE NUK TE NGJALLE SHPRESE SEPSE ESHTE NJE ENDER NE BEZE ; Ai do te bente mire te merrej me tulipina dhe te ikte nga politika te ciles nuk i sherbeu asenje minit por e shfrytezoi per leverdit e veta.nJE PERSON PA CIPE QE ASKUQET E ASZVERDHET DHE QE HUMBJET I CILESON SI FITORE ESHTE PA PRESPEKTIV PER TE BERE OPOZIT SE NUK DO E NUK DI FHE DO TI VARRET NE QAFE EDI RAMES QE DO TI JAPE NDONJE KOCKE QE TA LEPIJE DHE KAQ; Nuk ka seder as sense politike, ekonomik dhe administrative dhe kudo qe u katapultua demostroi paaftesi dhe nevend numero.Nuk mbajti asenje premtim. aI FYEN NE CDO RRETHANE TE GJITHE DEMOKRATET E VERTET SE NE VENDF TE GJAKUT KA KLOROFILE DHE MUND TE SHERBEJ NE NDONJE DYQANE LULESH ;E SHKUARA E TIJ SIDOMOS NE KOSOVE KA SHUME AKUZA PER VEPRIME KRIMINALE.NE GENET E TIJ MUND TE GJESHE GENE ANTISHQIPTARE SI TE JETE PJELLE BASTARDE E MUTACIONEVE DERI NE HIBRIDIZIMIN DHE TE SEMUNDJEVE NERVORE TE UNIT TE TIJ TUMORIKE.Ik e mos ta shohim suratin PREJ UZURPATORI E TRADHETARI . TI JE NJE HJENE.

    Reply to this comment
  4. Sorkadhja July 17, 14:33

    Partia demokratike e ka humbur tashmë të drejtën për të përfaqësuar parimet demokratike. Ajo edhe kur u krijua mashtroi duke përvetësuar mbiemrin “demokratike”. Ju Lluli po gaboni rëndë edhe në të shprehur, gjë që tregon se je i pa trajnuar për të përvehtësuar dhe vënë në zbatim patimet demokratike. Me çadrën, lëre ç’farë thuhet se gjoja atje u shpallën dy tema të reja
    Ju pretendoni se bëtë të njohur vjedhjen e votave që realisht e ka filluar dhe zbatuar partia jote, në fakt është partia e familjes berisha. Të dytë, po trumbetoni se ju në.çadër informuat ndërkombëtarët për mbjelljet e hashashit , gjë të cilën e keni lejuar po ju duke vepruar fort me Lazaratin
    Pra te dyja këto ptobleme diheshin, njiheshin dhe ishte e qartë se qeverisja juaj e lejpnte, pasi paraardhësi juaj e ka deklaruar edhe vetë
    Luli që nuk e njeh demokracinë e vërteton edhe vetë.kur thua që partia demokratike është e vetmja forcë politike që kërkon populli. Ti duhet ta dishë që në demokraci nuk mind të drejtojë vetëm një parti, sepse ashtu shkohet në.drejtim monopartiak, siç ishim para 27 vitesh. Ti duhet të.mësosh të flasësh pa bërë gabime të thella ddemokratike. Ti duhet të thuash dhe pranosh që në demokraci duhet pranuar pa.mëdyshje pluralizmi dhe rotacioni politik, ashtu siç e vendos sovrani. Ti duhet të respektosh mendimin ndryshe dhe jo ti kundërvihesh me sharje, shpifje, manipulim etj. Ti nuk e njeh humbjen dhe as e analizon atë, por merr kurajon dhe fillon kandidimin për kryetar. Platforma jote nuk ndryshon , megjithse zgjedhjet qendrore e vendore janë ndryshe me zgjedhjet brenda partisë.Ti në të gjitha rastet e zgjedhjeve nuk ke idera, plane dhe projekte për zhvillimin ekonomiko-shoqëror, por ke mësuar nga Saliu vetëm gjuhën e sharjeve të kundërshtarit si më zgjedhjet parlamentare e vendore ashtu siç po vepron edhe këto ditë në zgjedhjet e kryetarit që kudo vetm divtë shashë.lundershtarin politik, në vend që të bësh llogaridhënie të ndërgjegjshme dhe me përgjegjshmëri për dëmet që i ke bërë partisë së Saliut, ti fuhej të ishe dorëhequr, por edhe këtë parim demokratik ti as a njeh, as e përfill dhe as e mendon. Së fundi ti bashkë.me Saliun krijut “këpurdhën”-çadrëmn me qëllimin kriminal.për të shkatërruar shtetin shqiptar, por ndërkombëtarët (miqtë e shqiptarëve) e kuptuan qëllimin tuajvdhevtë.mbëdhtetur nga populli dhe Rama ju treguan vendin që.meritoni. Turp.për ju, që me veprimet djallëzore humbët besimin e ndërkombëtarëve dhe të.popullit, megjithatë.merrni guximin dhe na tregoni se pavarësisht dëmeve kolosale që keni kryer gjatë 27 viteve, bëni deklarime kalamajsh, ku thoni se do të largoheni nga e kaluara dhe do punoni për një Republikë të re, synim që e merrni pa dhenie llogari për dëmet dhe pa i dënuar përgjegjësit që kanë shkaktuar këto drama dhe tragjedi ndaj këtij populli. Hiqu si kandidajt, se nuk është për ty ai vend nderi, respekti dhe besimi
    Je i pa formuar dhe i paaftëë.për atë përfaqësim. Moralisht dhe ligjërisht po gabon rëndë edhe Saliu që të zgjodhi dhe ëpo vazhdon të të.mbëdhtesë.Ai i di këto gjëra, por ai mbështetjen tuaj në këto çaste e bën me qëllim që të mbrohet nga drejtësia për gjëmatcqë keni bërë.
    Sorkadhja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*