Basha iniciator i djegies së mandateve? Ja çfarë thotë Nard Ndoka

March 2, 2019 17:59

Basha iniciator i djegies së mandateve? Ja çfarë thotë Nard Ndoka

I ftuar në studion e emision ‘Kjo Javë’ kreu i PDK-së, Nard Ndoka thotë se asnjëherë nuk e ka menduar të mos i bashkohet vendimit ekstrem politik të opozitës për të mos e dorëzuar mandatin e deputetit. Ndoka thotë se opozita nuk mund të vijonte të ishte pjesë e një parlamenti ku të drejtat e saj ishin të mohuara, ku kryeministri nuk kishte lënë më hapësira për bashkëpunim me opozitën.

Kryeministri sot qeveris pa gjykata, madje refuzon edhe kontrollin e lartë të shtetit të cilat janë dy kandidatura që i ka kthyer, është një institucion që e kontrollon kryeministrin dhe kabinetin e tij, një kryeministër që tashmë kërkon të kapë të gjithë shtetin, dhe në këtë sens opozita po mbante një kosto të madhe politike dhe morale.”

Për Ndokën vendimi i opozitës ka kostot e saj, pasi nuk ka një bashkëpunim institucional me maxhorancën.

Propaganda e kryeministrit ishte aq e madhe sa qytetarët filluan ta quajnë edhe opozitën si bashkëfajtore, pra si dy pjesë të kalbura të këtij sistemi për faktin që ata mendonin se si një kryeministër i kapur duke vjedhur votat e tyre vijon të qeverisë akoma. Si ka mundësi që një kryeministër me kaq shumë skandale vazhdon të qeverisë akoma. Dhe hedhin fajin te opozita, pse kjo opozitë nuk është e aftë të largojë këtë maxhorancë. Vendimi i guximshëm i opozitës, e ndan tashmë qartazi fajin” u shpreh Ndoka.

Ndoka sqaron se vendimi për dorëzimin e mandatit, diskutohej prej kohësh brenda opozitës dhe nuk ishte kryedemokrati Basha iniciator i saj.

Basha është një politika i një formati europian. Basha asnjëherë nuk e donte hapin ekstrem. Pasi gjithmonë ka tentuar të ketë një frymë kompromisi, konsensusi në politikën shqiptare e ka provuar një gjë të tillë edhe me marrëveshjen e famshme të 17 majit, pati jashtëzakonisht probleme për atë marrëveshje për faktin se ishte një marrëveshje krize dhe jo një marrëveshje e një logjike normale politike e një konsensusi të ngritur në mënyrë institucionale, në këtë sens nuk ka qenë Basha iniciator i djegies së mandateve, kanë qene shumë zëra brenda, kanë qenë edhe kryetarët e partive opozitare” u shpreh Ndoka.

v.l. Dita

March 2, 2019 17:59
Komento

6 Komente

  1. Nard Ndoka ne konkurim me Lek Plepin March 2, 18:39

    Ky koqja harron se para disa zgjedhjeve vite me pare, kur ishte kunder PD nuk mori asnje vote ne Lezhe…..as te familjes se tij dhe tani del si surrat i ndyre e levdon Bashen per zgjedhjet dhe shan Maxhorancen.
    Kur te shan i shari, me shkolle te larte pa mbaruar te mesmen, vaj medet ky vend, qe ben politike edhe koqja Nard.
    Nje kar- agjoz i lindur.

    Reply to this comment
  2. ali March 2, 19:04

    E drejte qe nuk ka propozuar Basha sepse nuk e pyt njeri.Eahte baca Saleh qe vendos ,e pohoi ke Artur Zhei

    Reply to this comment
  3. ajax March 2, 20:29

    E degjoj dhe e lexoj shpesh te thone qe Basha eshte politikan i formatit evropian a mund te ma shpjegoje ndonjeri pse?!

    Reply to this comment
  4. Taraboshi March 2, 20:33

    Epo kjo e keqe emadhe kur dalin me te dhene mende gjithefare idioti dhe rrumpadhe.nje qen q han edhe te zone per pushtet.Nje njeri qe tash 30 vite gati nuk ika thene
    njeri as te lumte dora.se nuk ka punuar dhe as te lumt goja se nuk dijne te flasin Keto qe kane mbaruat shkollen e mesme mbasi kane marre diplomen e te lartes.

    Reply to this comment
  5. Sinqeritet March 2, 20:51

    o gomar nard ndoka,do te veme kryeminister ose saLESHbisturiserbin,ose lool 21 janar bashen,ose cilen me monicken,ose ty!

    Reply to this comment
  6. DALLTON March 3, 14:19

    O Nard o karabush po ti me ata qe permend me siper e bete politiken SHqipetare kashte e koqe se jeni pa shkolle ,a e kupton ?qe jeni te pa afte te beni rolin e opozites se jeni kunguj ne politike .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*