Basha ironizon kundërshtarët: Flasin për timon dhe marshe, por harrojnë hallet e popullit

June 11, 2017 20:33

Basha ironizon kundërshtarët: Flasin për timon dhe marshe, por harrojnë hallet e popullit

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ironizuar deklaratat e përsëritura nga rivalët e tij, Edi Rama dhe Ilir Meta, sa i takon ‘makinës me një timon’. Nga Fieri, Basha pohoi se shprehet ata flasin për timon dhe frena, por asnjëherë për hallet e qytetarëve.

“Me timon, pa timon, më duhet në prehër, s’më duhet në prehër, timoni, marshi, asnjë s’flet për hallet tuaja”, tha Basha.

Mes të tjerash lideri i PD-së u bëri thirrje qytetarëve që të rrëzojnë me votë republikën e vjetra.
“Sado i zoti te jesh është e pamundur të çash nëse nuk e ke mirë me rrotën e pushtetit. Kjo nuk është demokracia e standardet europian te cilin unë kam njohur në Hollandë dhe skam çare përpara prej njohjeve por prej përpjekjeve.

Kjo është si shumë histori suksesi shqiptarësh jashtë vendit por jo këtu sepse këtu kush çan është miku i dikujt. Te shembim republikën e politikaneve qe kontrollojnë gjithçka.

Nëse si Kryeministër do anuloj çdo projekt ogurzi që ndot ajrin e Fierit dhe të Shqipërisë.
Deputetet do zgjodhën drejtpërdrejt nga populli pa filtra partiake apo politikanësh. Politikanët do shkarkohen nga qytetarët nëse nuk mbajnë premtimet sipas mundësive kushtetuese dhe ligjore”, pohoi ai.

June 11, 2017 20:33
Komento

1 Koment

  1. eno June 11, 22:36

    Edi rama ka ardhur koha te shkosh ne pension boll dhe tja lesh vendin qe te qeverisin ata qe jane te afte boll u talle me taksat e shqipetareve duke bllokuar sheshe e shtruar pllaka e beton dhe as nuk i kujdese per shtrimin e rugeve dhe nevojave ekonomike te shqipetarev. vetem u talle dhe vazhdon te tallesh largohu i paafte e rrugac.
    Ky rrugac e dorezoi pushtetin dhe e la popullin shqipetar te vuante sepse ishte i paafte te qeveriste. Po te jete per ti dhene pûshtetin PD se nuk ta leme ty edi rama qe ta besh pazarin po ja japim vete duke e votuar me 25 qershor.
    Edi Rama nuk duhet te marre asnje vote ne shqiperi dhe vecanerisht ne diber e as ne bulqize. mashtroi te gjithe ate popull te vuajtur atje qe i dha dhe i besoi voten perpara kater viteve. Edi rama nuk meriton voten e shqipetareve dhe per shperdorimin qe i beri ai votes dhe pushtetit qe ju dha nga shqipetaret kater vite me pare. Ai tallet me popullin shqipêtar duke thene qe luli(lulezim basha) nuk ben ilir meta nuk ben une jam me i miri dhe nuk keni ke votoni per vecse atij. edi rames i duket vetja i bukur. Vetem per kete ai duhet te ndershkohet me vote nga shqipetaret me 25 qershor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*