Basha: Jo kompetenca kushtetuese faktorit ndërkombëtar

July 13, 2016 15:05

Basha: Jo kompetenca kushtetuese faktorit ndërkombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se propozimi i ri i partisë që ai drejton ka në thelb Komisionin e Venecias, pa asnjë kërkesë shtesë dhe shtoi se nuk dëshiron që faktori ndërkombëtar të ketë kompetenca kushtetuese.

“Në këtë propozim inkorporojmë 95% të propozimit hibrid të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. PD-ja jo se nuk ka besim ndaj faktorit ndërkombëtar, pasi e kemi thënë që nuk do të ketë votë pa Komision Ndërkombëtar Monitorimi, por jo kompetenca kushtetuese. Nëse diçka nuk shkon mirë, ku do e drejtojë gishtin qytetari shqiptar: te kryeministri i Finlandës? Ne duam monitorimin më të fuqishëm, por jo ndërtimin e perdeve”, theksoi Basha.

“Konfirmoj se PD-ja e konsideron propozimin hibrid si një hap drejt marrëveshjes. Konfirmoj vullnetin e PD-së për të arritur një marrëveshje sa më shpejt. Vullneti ynë është që reforma që të votohet pa vonesë, pasi është kthyer në një alibi për Edi Ramën për krimin dhe korrupsionin që është ulur këmbëkryq në aeroporte dhe banka”, shtoi Basha.

Në lidhje me Donald Lu, i cili shprehu zhgënjimin e tij për propozimin e demokratëve, Basha tha: “Ambasadori amerikan ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Unë besoj në një vend proamerikan. Miqtë flasin hapur me njëri-tjetrin, si kur bien dakord dhe po ashtu kur nuk bien dakord“.

July 13, 2016 15:05
Komento

5 Komente

  1. Sotir July 13, 15:07

    Keta jane te çmendur! Deri tani donte tjeter gje, tani e dredh! Turp! E heq zvarre ai i rrjedhuri, Saliu!

    Reply to this comment
  2. Tani July 13, 15:56

    o lyli i Hollandes po ti kishe njohur ti kompetencat kshtetuese nuk e firmosje paktin detare me greqine kunder kombit tone ooooo BTHQ ,ti jo tek njerezimi po as tek kafshet nuk hyne ti,keshtu vazhdo bllokimin se do ta maresh veh tek votimet e ardhshme..

    Reply to this comment
    • alphade July 14, 01:22

      Do ndjekin rrugen e Zogut qe tash i nipi kerkon pronat e
      gjyshit qe ropi , vrau e vodhi Shqiperine ! Ngrehu nga
      VARRI ….!!!!

      Reply to this comment
  3. Muzhaka July 13, 16:51

    Cudi sa paskan vjedhur keta felliqesira!!!!!!!!!!.Kjo eshte politika 25 vjet e ketij vendi!!!!!!!!!Vithe vithe dhe shaj te djeshmen dhe keshtu mbrohen keta felliqesira !Mjer shqiperia dhe shqiptaret qe besuan tek felliqesira Berish.Meshire dhe fatekeqesi per ata qe besojne akoma tek felliqesira berish.

    Reply to this comment
  4. alphade July 14, 01:42

    Me “me gjak” po e mbrojne hajduterine berishet e Co. ,!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*