Basha “justifikohet” në Gjermani: Opozita mbështetje për integrimin

June 4, 2014 14:35

Basha “justifikohet” në Gjermani: Opozita mbështetje për integrimin

Kryetari i PD, Lulzim Basha konfirmoi gjatë vizitës së tij në Gjermani se opozita është e vendosur të mbështesë integrimin europian të Shqipërisë. Kryetari Basha është takuar me kreun e Komisionit për Çështjet e BE, në Parlamentin gjerman, Gunther Kirchbaum, te cilit i kerkoi mbështetjen e Gjermanisë për një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për marrjen e statusit. Sipas tij, reformat e ndërmarra nga qeveria demokrate, bënë të mundur rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për tre vite me radhe, të cilat sipas tij, u bllokuan nga ish opozita.
Referuar situatës aktuale, zyrtarët e lartë gjermanë theksuan se respektimi i shtetit ligjor, respektimi i institucioneve të pavarura, garantimi i hapësirës institucionale për opozitën, si dhe lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit janë standarde europiane të panegociueshme.

 

June 4, 2014 14:35
Komento

1 Koment

  1. zeni June 4, 15:17

    Mbeshtetje te madhe ke dhene duke mbushur rruget me kriminele qe bejne greve urie pse nuk i lejojne te shesin droge apo te vjedhin ne administrate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*