Basha ka një plan për Shqipërinë, po Shqipëria nuk ka asnjë plan për Bashën…

June 22, 2017 09:34

Basha ka një plan për Shqipërinë, po Shqipëria nuk ka asnjë plan për Bashën…

 

Luli ka dalë nga tuneli,
nuk është më në zgrip,
ka një plan të madh shpëtimi,
program dhe ekip!

Do shpëtojë Shqipërinë,
kështu i ra fati,
për të marrë qeverinë,
Luli është gati!

Dhe dy ditë e sos fushata,
siparin do uli,
po vatani asnjë plan,
s’ka për shokun Luli!

Asnjë plan për shokun Luli,
nuk ka Shqipëria,
se ka lënë në çdo post,
gjurmë të këqija!

Nëpër zyrat që ka qënë,
s’ka fjetur veç gjumë,
po ka bërë krime-që vëndit,
i kushtojnë shumë!

Sa u vodh tek Rrugë e Kombit,
s’do ta dimë kurrë,
se Luli nuk shkoi në gjyq,
se qe i sëmurë!

Në ndonjë gjykatë të Globit,
s’do ketë ndodhur kurrë,
që të treten miliarda,
veç për procedurë!

Lulashi ka bërë hatara,
ndaj dhe ja kujtojmë,
se dhe vrasjet e Janarit,
mbi Lulin rëndojnë!

Po Saliu e gradoi,
e bëri të Jashtëm,
tradhtia kombëtare,
e bëri të famshëm!

Ky që konkurron tani,
me numrin Gjashtë,
përjetë një litar me grekun,
na e ka lënë jashtë!

Greku Lulin mezi pret,
që të marrë pushtetin,
që të mbaroi misionin,
t’u rikthejë detin!

Pa le ç’i gjizosi fare,
punët e Bashkisë,
kryetari më i dobët,
i gjithë historisë!

Eri ja nxorri kallain,
fare Lulëzimit,
shiko ç’punë bëhen sot,
dhe bëj krahasimin!

Këto gjëma edhe bëma,
që ka Lulëzimi,
se kuptoj si mund të ketë,
sot një plan shpëtimi!

Po Edvini këto gjëra,
s’ja tha në fushatë,
sepse kishin rënë dakord,
të bënin gallatë!

A. Duka

June 22, 2017 09:34
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 June 22, 12:40

    beno
    unë nuk po e shaj lulkën!!
    jo për gjo beno,por ka mundësi që të më duhet ta mbroj pas votimeve!!
    më bëhet i nevojshëm për të mbajtur karriken mbretërore si ilir çepani katër vitet e shkuara!!

    Reply to this comment
  2. Donalda June 22, 22:46

    Te lumte mendja e pena.
    Lulzimja bashuqi . Minister I jashtem – shitje deti
    Minister I rrugeve- 350 milion u zhduken
    Minister I brendshem- 21 janari.
    Kryetar bashkie- asnje Pune
    ” avokat” lufte UCK
    Si guxon ky …….kerkon vote. Kaq poshteroje shqiptaret ti japin . Kryeminister te shesi te gjithe Shqiperine. Larg qoft o Zot nqs se Jane 100 antishqiptar mos behemi 1000 te vrasim veten me doren tone.
    Flm

    Reply to this comment
  3. Donalda June 22, 22:47

    Te lumte mendja e pena.
    Lulzimja bashuqi . Minister I jashtem – shitje deti
    Minister I rrugeve- 350 milion u zhduken
    Minister I brendshem- 21 janari.
    Kryetar bashkie- asnje Pune
    ” avokat” lufte UCK
    Si guxon ky …….kerkon vote. Kaq poshteroje shqiptaret ti japin . Kryeminister te shesi te gjithe Shqiperine. Larg qoft o Zot nqs se Jane 100 antishqiptar mos behemi 1000 te vrasim veten me doren tone.
    Flm gazeta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*