Basha: Koha për të ndarë shapin nga sheqeri për çështjen “CEZ”

December 3, 2015 11:08

Basha: Koha për të ndarë shapin nga sheqeri për çështjen “CEZ”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi mazhorancës që të miratojë në Parlament hetimit ndërkombëtar për kompaninë CEZ. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Basha tha se sot është një ditë sprove për Ramën dhe Metën.

“Sot është dita për t’i lënë mënjanë llogjet dhe për të vendosur:  do të pranohet apo do të refuzohet nga dyshja Rama-Meta thelbi i projektligjit tonë për të pajtuar në këtë hetim prokurorë dhe ekspertë të sprovuar nga vendet mike e partnere, nga SHBA dhe Bashkimi Europian, që do të ftohen dhe do të hetojnë nën autoritetin e Prokurorit të Përgjithshëm të  Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai.

Basha tha se kjo aferë kriminale duhet të hetohet dhe të zbulohet e vërteta. “Kush është për të vijuar me akuza politike që kanë për qëllim të shmangin drejtësinë, sikur kanë gisht të gjitha palët, sikur janë të përlyer të gjitha palët, dhe kush për identifikimin para drejtësisë  të personave përgjegjës për këtë vjedhje të shekullit”, shtoi ai.

“Ky është pra një moment i madh  përgjegjësie dhe transparencë, që do të hapte një kapitull të ri në jetën politike institucionale të vendit, duke bërë  ndarjen  e parë të  madhe nga pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë dhe nga të gjitha spekulimet e qëllimshme që janë bërë e bëhen me të”, tha Basha gjithashtu. /Dita/

December 3, 2015 11:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*