Për Lulzim komikun në vapën e gushtit

August 13, 2019 09:54

Për Lulzim komikun në vapën e gushtit

Në pikun e vapës,
ka dhe orë të mira,
kur del Lulëzimi,
dhe tregon çudira!

Rama paska sulur,
në aksion tatimet,
dhe i fut në xhep,
të gjitha fitimet!

Të tilla akuza,
dalin në pazar,
por dot s’i beson,
as një tre vjeçar!

Të rrish të shpjegosh,
shpifjet e mëdha,
edhe vetë-padashur,
bëhesh budalla!

Rama mund të ketë,
në drejtim dhe dhizma,
po këto të Lulit,
janë thjeshtë komizma!

Dhe vijon Lulashi,
me informalitetin,
ku Rama-për vete,
po bën kijametin!

Por se si e qysh,
nuk mund të na thotë,
ndaj dhe si komik,
s’i gjen shok në Botë!

Rama analloi,
sivjet dhe pushimet,
që të gjithë biznesit,
t’i vjedhi fitimet?!

Meqë Basha shpif,
zi edhe më zi,
dhe kur ka të drejtë,
s’e beson njeri!

Po ta mendosh pak,
sipas Lulit del,
se buxheti i shtetit,
është në Surrel!

Rama poshtë shtëpisë,
tunele ka bërë,
sa që futet brenda,
një maunë e tërë!

Në tunele mba,
valutë e aksione,
dhe s’paguan fare,
rroga e pensione!

Me formulë të Bashës,
fiks kështu na del,
meqë Rama lekët,
i mban në tunel!

Rrofsh-o Lulëzim,
rrofsh se na kënaqe,
kur i mendon lekët,
vandaqe-vandaqe!

Vandaqe-vandaqe,
thellë në Tunel,
poshtë shtëpisë së Ramës,
atje në Surrel.

Lulashit të shkretë,
ju shtuan sikletet,
se Rama ka marrë,
të gjitha pushtetet!

Po ç’të bënte Rama,
more mëndje ndritur,
kur drejtimi yt,
është i paditur!

Vazhdo kakaris,
ti si një kokosh,
asnjë vend në shtet,
s’mund të mbetej bosh!

Që ti vetë ke cohur,
dhe gurët e dinë,
po more në qafë,
edhe LSI-në!

Sepse nëse Mona,
do kish konkurruar,
dhjetëra anëtarë këshillash,
do kishte fituar!

Shehi edhe Ndoka,
njëlloj sikur s’janë,
po Goni me Faten,
ca përqind i kanë!

I dashur Lulash,
hiç mos u mërzit,
sepse fjala jote,
asgjëkund nuk ngjit!

Në këtë vapë Gushti,
s’durohesh-o plak,
dhe tani je bërë,
super qesharak!

A.DUKA

August 13, 2019 09:54
Komento

10 Komente

  1. ETHEM LALAJ August 13, 11:21

    TE LUMT BENI PER POEZINE KUSHTUARE LYLIT 7×7=42.,APO 1×5= 950 HA DROGE TE RAI-3.
    -POR UNE SI QYTETAT JAM FORT I GEZUARE SE NE TV TIM NUK PO DEL ME SALIU+LULI+MULI+MONA ME ÇIZME,VASILICIA,etj,.DHE…PUSHUAN FLAKADANET MBI DIGASTERE.KJO PER MUA ESHTE GJE E MADHE DHE BESOJ SE DERI NE 2021 NUK DO I SHOFIM NE KUVEND KTO MOSTRA.
    -JU ME TE DREJTE SHKRUANI PER LULIN SE AI ESHTE DEJURE KRYETAR I PD.POR DEFAKTO ESHTE SALIU QE DREJTON PD,OPOZITEN E MADHE DHE VENDIN.SE NE SHUME RASTE KM RAMA PO VEPRON SI AI,SIDOMOS ME BALLISTIN MIT’HAT,ZOGUN E PARE APO QENDRIMIN NDAJ LNĆL.
    -NDAJ JU,BEDRI ISLAMI,V.MALAJ E KO..DUHET TE SHKRUANI PERSERI SE ” PSE SALIU 75 VJEÇ DHE 30 VJET NE PUSHTET QENDRON AKOMA NE KRYE TE PD.KJO ESHTE ÇESHTJA.
    -UNE SI ISH-USHTARAK CITOJ NJE PARIM TE ARTIT USHTARAK TE KOHES SE XHAXHIT ENVER: ” SE NUK KA RRETHIM PA NJE TE DALE..” DHE NE SI VEND E POPULL JEMI TE RRETHUARE PER 30 VJET NGA BERISHIZMI SI NJERI E SI FRYME.KTE E DINE EDHE SHUME PD-ISTE,POR KAN FRIKE TA THONE.KTE E DI 95 % E POPULLIT QE NUK E VOTON MË PD-n E SALIUT.KTE E DI SHBA+BE SIDOMOS ME ÇADREM E 2017 QE LULI PAS TAKIMIT ME TA..TELEFONONTE SALINE DHE ÇDO GJE KALONTE NE “0”.POR LUL-SALIU E DI MIRE SE..AMERIA NUK HARRON KOLLAJ.FLM-BENI,FLM -D I T A.

    Reply to this comment
  2. Bithshituri atdhetar August 13, 12:42

    Arben bithshituri..
    Lere lelzimin dhe vapen. Per theatron na bere theatro me bith te shitur. Beji dhe nje vjershe te bukur deshmoresh turq qe ta nxjerresh bithen ne shesh ta shohin te gjithe e te tallen.
    Besoj se dhe ti I vendose nje tufe me lule deshmoreve turq qe rane ne atdheun tone te dashur te shalgjatit me origjine italane_ turke _ greke_ gjermane dhe pak arrnaute, mu NE mes te stbollit.
    Tubestrafkullah. Bithshituri e mutit.
    Shiteni per pese aspra. Ptuuuuuuu

    Reply to this comment
  3. AI August 13, 14:31

    Mir ja ben spiunve te serbit

    Reply to this comment
  4. intelektuali August 13, 15:06

    EDI TAHMAQARI PER LEKAT NUK HAP FARE TUNELE
    KARVANIN ME PARE E FSHEH NE BANKA SI KODHELE
    LULZIM KAMARIERIN E KA ALIBINE E TIJ HISTORIKE
    BASHKE ME SALI VARKARIN SI OPOZITA BOMBASTIKE
    PRANDAJ O BEJTEXHI PER KE I SHKRUAN KETO LLOGJE
    KUR EDI, LULI DHE SALIU JANE ME TE NJEJTAT KOQE?

    Reply to this comment
  5. SHqiptari August 13, 15:33

    Rrespekte ARBEN DUKA gjigandi letres SHQIPTARE do mbetesh perjet , poezit e tua do mbeten ne kujdes shum gjat tek kujtesa e kti populli , flas per ata qe jan njerez , jo per alabaket dhe pjellat antishqiptare qe din vetem te shajn dhe te hedhin balt se nuk i bie shiu ne aren e tyre , ti je atdhetar o mik dhe kjo seri njerzish ndien te fyer para atdhedashuris tende qe ne venat e tyre nuk ka egzistuar dhe nuk ka si te egzistoj, RRESPEKTE GJIGANDI YN ARBEN DUKA , HOMERI KOVE MODERNE.

    Reply to this comment
  6. Ai August 13, 15:50

    O Arben Duka o djale
    Me keto poezii kaq te embla
    Nuk gjej dot fjale
    Qe te te uroj nga zemra

    Reply to this comment
  7. Socialist=hajdut specialist August 13, 17:47

    Bravilo intelektuali. Ka memdin e vet. E ruan dhe e mbron idene dhe wendrimin. E do shqiperine nga kendveshtrimi I vet zogist Apo ballist. Nuk ben pazare e compromise.
    Shume nga juvishkomunistat me ne krye arbenin e doni shqiperine Po jo para interesit tuaj. E shisni shqiperine, detrat, naften, teatrot kulturen, historine ne rastin me te pare qe ju afrohet paraja dhe interest.
    Kete beri saliu, Basha, Rama, nano, mero baze, arben duka dhe juve.
    Piss muti

    Reply to this comment
  8. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora August 13, 18:00

    Ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah! SUPER ARBEN DUKA !! FANTASTIK dhe FENOMEN si përherë

    Reply to this comment
  9. JKB August 13, 18:34

    Po si s’u mërzite, Po si nuk përton, Që ze shkruan bejte, Lajmet sa dëgjon! Me gjith’ këto bejte, Që na shkruan ti, Hasan Zyko Kamberi, Do ta kish zili!

    Reply to this comment
  10. Lala August 14, 05:55

    Ti qe shkruan poezi, Ri gjith diten ne shtepi. Jam kurioz dua ta di. Nga vin leket qe ha e pi. Jam kurioz dua te di. Se cfar pune beke ti. Dhe per leket qe te vin. A paguan ndonje tatim. Ti arben bukur shkruan. A e di se populli vuan. Luli ram politikan. Na shkatruan an e mban. Po dhe ti si poet. Qe vargjet shkruan ne flet. Me njeanshmerin tende. Pak nga pak po na vret. Qe ta maresh vesh ti. Ne kete vend bardh e zi. Nuk ka ngjyra ska buzeqeshje. Po veç strese dhe merzi. Qe ta dish ti poet. Me ndershmerin tende te vertet. Po te jesh ne realitet. Sa do pak pena jote keta krimba i vret. Prandaj shkruaj me burrerri. Mos mba anen per asnjeri. Se ketu ne shqiperi. Politikanet do djegur me gjith shtepi. Seç e pren seç e vran. E shkretuan an e mban. Kete vend qe i lindi. Buken e paçin harram u shofshin an e mban

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin