Basha: Kriminelët nuk janë më në Kuvend, janë politikanët e lidhur me krimin

September 27, 2018 21:56

Basha: Kriminelët nuk janë më në Kuvend, janë politikanët e lidhur me krimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpjeguar platformën e opozitës për vettingun në politikë, duke u ndalur tek aspektet kryesore. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News24”, Basha tha se me këtë proces synohet t’i jepet fund lidhjes së politikës me krimin.

“Shqiptarët e mbajnë mend fare mirë se në Parlamentin e kaluar Rama futi njerëz pa lidhje me politikën, po as me PS, por vetëm se u angazhuan në fushatën e 2013. Një pjesë tyre ishin dënuar në vendet e BE për vrasje, përfshirje në krimin e organizuar, trafik droge, etj. Emra të njohur për publikun nga Mark Frroku, Armando Prenga, Elvis Rroshi. Pas situatës së krijuar pati një konfrontim fizik në Parlament, më pas pasoi bojkoti, dhe nisur nga kjo gjendje u kalua në ligjin e dekriminalizimit. Ky ligj ka larguar plot 333 zyrtarë të lartë, nga deputetë, e deri te administrata”, tha Basha.

Duke folur për nevojë e vettingun në politikë Bashak tha gjithashtu se: “Marrëdhënia e politikës me krimin është transformuar, nuk janë më në Kuvend kriminelët, por janë politikanët e lidhur me krimin. Është i njëjti përkufizim që përdoret për vettingun në drejtësi. Me këtë proces, politikanët e lidhur me krimin duhet të hetohen. Ne jemi në kushtet kur kemi një ministër të Brendshëm që ka vëllanë trafikant të dënuar për drogë në Itali. Për këtë proces ka nevojë, dhe kjo nuk ka nevojë të shpjegohet. Po kështu është rasti i Taulant Ballës, i cili thotë se e kam mik familje një të dënuar. Kemi Ergys Çyrbjen. Nëse pranojmë që ky është problemi, atëherë propozojmë një zgjidhje”.

 

v.l/ Dita

September 27, 2018 21:56
Komento

3 Komente

  1. Meta September 28, 09:29

    Shikje vet em ne pasqyre dhe do te thuash drejt e mire,”Se armiku qenklam une”.

    Reply to this comment
  2. Meta September 28, 09:29

    Shikoje vetn ne pasqyre dhe do te thuash drejt e mire,”Se armiku qenklam une”.

    Reply to this comment
  3. MH September 28, 19:02

    Ky asht kokrra e kriminelit.Ka vra para kryeminstrise 4 njerez te pafajshem.Ka vjedhur miljona euro ne rrugen e kombit.Ka shitur detin Grekut.Dhe i ati politikan prej vicidolit ka vrare tue fillue tek Remzi Hoxha e deri tek Trebicka.Plus dhe 26 te vdekun e 260 te varruem ne Gerdec.
    Keto dy a nuk jane sot deputet ne kuvend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*