Basha: Kryeministri nxit dhunën ndaj gazetarëve

May 29, 2018 20:09

Basha: Kryeministri nxit dhunën ndaj gazetarëve

Në intervistën e dhënë për France24, Kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjes së gazetares në lidhje me lëndimin e kryeredaktorit të RD-së dhe as komentoi protestën e opozitës.

“Mendoj që është një lajm që nuk duhet të zërë faqet e para të mediave ndërkombëtare. Opozita proteston në Shqipëri dhe ka një qeveri që është në fuqi. Unë kur flas në gjuhë të huaj nuk më pëlqen të flas për opozitën”, tha ai.

Lulzim Basha ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas kësaj deklarate të Kryeministrit. Ai cilëson qëndrimin e Ramës të rrezikshëm.

“Qëndrimi i Edi Ramës për dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi si çështje e brendshme që nuk meriton vëmendjen e medias ndërkombëtare është i dënueshëm dhe i rrezikshëm. Me këtë qëndrim, Edi Rama vetëdemaskohet si kryepushtetari që nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias”, deklaroi ai.

Basha nuk përmend emra, por e krahason Ramën me udhëheqës të Lindjes, që i quan “injorantë”.

“Është e papranueshme jo vetëm për gazetarët dhe median e lirë shqiptare, jo vetëm për të drejtat e njeriut në Shqipëri, por edhe për aspiratën europiane të Shqipërisë të kemi një kryeministër të tillë që nuk ka lidhje me standardet minimale perëndimore, por që ngjan si dy pika uji me autokratët injorantë dhe të dhunshëm të Lindjes. Edi Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë”, mbyll reagimin e tij kreu i PD-së.

o.j/dita

May 29, 2018 20:09
Komento

8 Komente

  1. Kristo Vasi May 29, 20:33

    Kripe Lulash kripe, merr nje brisk dhe rripe – keshtu i thone nje fjale te urte ketej nga Jugu.

    Reply to this comment
  2. Jimi May 29, 21:03

    Dalja e rradhes se buratinit me figurantet!

    Reply to this comment
  3. Kaçi i zi May 29, 21:17

    Ore plehre po gazetari yt sulmoi policine me barjeren mbrojtese. Aty dhe u godit. Gjithe skena eshte ne youtube. Si genjeni kaq paturpesisht. Cfare plerash shpifes qenkeni keshtu?

    Reply to this comment
  4. KOHA E TYRE May 29, 21:27

    CJANE KETO DEBILA DHE BEDELA MO ?

    KETO QE BARAZOJNE MILIGRAMET E GABIMEVE TE TE RAMES ME KRIMET E BASH-BERISHES ?
    .

    KRAHESONI MILIGRAMET ME TONELATAT E KRIMBERISHES

    Më 3 mars 1997, pushteti i drejtuar nga Sali Bisha dogji redaksinë e gazetës së parë të pavarur, “Koha Jonë”.

    Në historinë e pluralizmit 28-vjeçar të Shqipërisë, por edhe në gjithë historinë e medias shqiptare, kjo ngjarje është nga ditët më të errëta të medias. Djegia dhe shkatërrimi i gazetës së parë të pavarur në Shqipëri, pas viteve ’90, ishte akti i fundit më barbar, por jo i vetmi, i regjimit ndaj medias. Një akt që vinte pas vitesh persekutim, dhunim, burgosje dhe rrahje barbare ndaj gazetarëve dhe presioneve të gjithfarëllojshme të kësaj redaksie.

    Pushteti i asaj kohe i provoi të gjithë mënyrat për të mbyllur një nga zërat e vetëm me peshë në opinionin publik të atyre viteve. “Koha Jonë” ishte jo vetëm media me tirazhin më të madh në rang kombëtar, por edhe e vetmja dritare e së vërtetës. Ishte opozita reale ku shteti po rrëshqiste drejt një diktature të re. Një media që përfaqësonte gjithë shqiptarët dhe që kishte dhe ka një mision; TË VËRTETËN.

    Ndaj më djegien e gazetës së parë të pavarur dhe më me ndikim synohej të eliminohej përfundimisht zëri i së vërtetës, në një vend që kish hyrë në kaos për shkak të pushtetit të kohës.

    Historia e gazetës “Koha Jonë” nuk është vetëm historia e gazetarëve dhe njerëzve që punuan dhe punojnë, por dhe historia e shoqërisë shqiptare.

    Nga dyert e “KOHA JONË” dolën emrat më të njohur të medias së këtyre 27 viteve si: Frrok Çupi (ish-kryeredaktor i “RD”), Armand Shkullaku, Aleksandër Frangaj, Ben Blushi, Andi Bushati, Andi Bejtja, Frrok Çupi, Teodor Keko, Blendi Fevziu, Fatos Lubonja, Filip Çakuli, Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli, Martin Leka, Edi Rama (sot kryeministër), Sokol Balla, Arian Çani, Rudina Xhunga, Jonila Godole, Ilir Babaramo, Aleksander Çipa, Alfred Peza, Zamir Dule, Roland Qafoku, Anila Basha, Mentor Kikia, Henri Çili, Mimoza Dervishi, Adi Krasta, Mimoza Picari, Kiço Blushi, Rezart Xhaxhiu, Enton Abilekaj, Arta Marku, Bledar Zaganjori, Keida Kostreci, Anila Jole, Aleksandër Çipa, Juli Krisafi, Eriona Shehu, Fatos Baxhaku, Arban Hasani, Esmeralda Gjoka, Vladimir Prela, Gent Shkullaku, Fatmir Meneri, Edi Lesi, Ylli Pata, Alban Dudushi, Sokol Bregu, Gerti Çarçani, Arben Rrozhani, Mikel Janku, Zef Shtjefni, Marash Mirashi, Gavrosh Levonja, Gezim Nushi, Tritan Kokona, Emin Barçi, Auron Sulo, Zamir Alushi, Arben Vata, Erli Murati, Ilir Gjoni, Xhovani Shyti, Enkel Demi, Tonin Çobani, Alfons Zeneli, Edmond Kaçeli, Ylli Dylgjeri, Dritan Kaba, Agim Xhafka, Milto Baka, Vehab Kaba, Adriatik Dosti, Manjola Zeka, Edmond Harizaj, Roland Zili, Urim Bajrami, Agim Neza e shumë të tjerë.

    Reply to this comment
  5. MH May 29, 22:58

    O rrote politikani!
    Kjo qe thue nuk asht e vertet.Por vizionari i shpirtit tand vicidolisti Berisha jo dhune po gjenocit ka ushtrue me djegje e plackitje ndaj prones se gazetarve dhe vete gazetarve.Partia e juej qe e queni demokratik.Ndersa une fashiste,ka rrembye me force me armatime te rende marrjen e pushtetit me 14 shtator vitin 1998.Ku i bate mutin xhenazes Hajdari ne lakmi te pushtetit.
    Jeni kulmi i degjeneruarve te kombit.Nga do qe ta hapesh gojen populli dhe komentuesit ti varin gjynahet mbi kurrize cfare i keni ba keti popullit per 28 vite rresht.

    Reply to this comment
  6. MH May 29, 23:03

    O rrote politikani!
    Kjo qe thue nuk asht e vertet.Por vizionari i shpirtit tand vicidolisti Berisha jo dhune po gjenocit ka ushtrue me djegje e plackitje ndaj prones se gazetarve dhe vete gazetarve.Partia e juej qe e queni demokratik.Ndersa une fashiste,ka rrembye me force me armatime te rende marrjen e pushtetit me 14 shtator vitin 1998.Ku i bate mutin xhenazes Hajdari ne lakmi te pushtetit.
    Jeni kulmi i degjeneruarve te kombit.Nga do qe ta hapesh gojen populli dhe komentuesit ti varin gjynahet mbi kurrize cfare i keni ba keti popullit per 28 vite rresht.
    Duket qe ne ate tribun ansjeri nuk asht me mend ne krye sepse po te kishin mend kurr nuk do te shoqeronin nji idiot si puna e yte.Ku cdo vetmbrojtje qe i ban vetes duke kritikue opozitaret merr goditje fatale si politikan.Po te kishe mend do jepje doreheqjen duke mos u ndie perse gjalli para popullit deri diten e vdekjes.Qe kur ta merrnin vesht.Do thonin:Uuu vdiq ky.O,sa mire bani.

    Reply to this comment
  7. Fat man May 30, 01:07

    Rama jo vetem te flase ne gjuhe te huaj per kete serbo-ruse opozite por te kete edhe nje person per te sqaruar edhe shurdh memecet me shenjat e gjyhes se tyre.
    Ne Shqiperi kemi nje opozite te perfaqesuar nga kriminele dhe mega-hajdute, te pandeshkuar nga sistemi i padrejtesise i shkaterruar ne 28 vite nga Sali Kar-axhic.
    Perse Rama nuk flet per Sali-Lulushin, Mediun, Shkerdhenin, Korbin Argita etj etj qe jane kriminele te padenuar, kane shtyre proceset gjyqesore me raport mjekesore qe nuk pranohen as ne shkolla per te justifikuar mungesat pa aresye, ndersa ky doli i pafajshem per tejkalim afati kohor dhe kete afat kohor e shtyu me RAPORTE FALLCO.
    Ku ka tejkalime afatesh kohore per krime dhe vjedhje, ato edhe pas nje shekulli kur zbulohen denohen.
    Sot ne bote megjithse mund te jene me kokrra per aresye te moshes se stermadhe, kerkohen Kriminelet e Luftes se Dyte Boterore dhe per shfarosjen e cifuteve.
    Asnje lloj krimi nuk parashtrohet, ai vetem denohet ne cdo kohe.
    Rama ne vend qe te dergoje filmimet se si gazetari i pacavures RD kryeredaktori i saj ishte ne krye te “detyres” protestes se dhunusheme duke sulmuar policine fizikisht dhe me shkopinj, ku pergjigja e policise vonoj dhje qelluan shume vonese me shkop gome, kur ne kohen e Sali Koleres pa shkop ne dore qytetaret ekzekutohehe me plumba luftarak kallashnikovi.
    Rama keto paralelizma duhet ti beje te qarta mediave te huaja kur e pyesin e jo t’u thote qe nuk e komentoj ne gjuhe te huaj opoziten, a thua se ne shqip ai po ju rru carin.
    Poshtersia eshte se nuk flasin per dhunen e ushtruar nga Kryeredaktori i RD kunder Policise se Shteti, as Ambasadori Amerikan i perfaqesuar nga kinezi me kinezerite e tij Lu dhe as nga ajo e BE Vlautin dhe as nga Ambasadoret e tjere te vendeve perendimore, duke u dhene fuqi e fjale krimineleve Sali-Lulush….1 milion here turp.
    U plagosen 11 police e nuk flet kush, kush mban pergjegjes…. patjeter Sali-Lulushi etj.
    Nuk dime asnje rast qe nje Ambasador ne AMERIKE i ndonje shteti sado i fuqishem qe eshte te leshoje akuza dhe te jape orientime per Gjyqesorin.
    Ne Amerike jo Ambasadore, por as Sekretar Shteti dhe vete Presidenti Trump nuk nderhyjne dhe nuk akuzojne kurre sistemin e pavarur te drejtesise.
    Kjo ndodh ne Albanistan…… dhe ne Kirkistan.

    Reply to this comment
  8. petriti May 30, 08:56

    Per mendimin tim te drejtat e njerit perfundojne kur preken te drejtat e te tjereve. Si ka mundesi qe opozita ben kauze goditjen e kasmit gjate protestes. Vete kasmi duhet ta kishe marre parasyshe se te godasesh policine ne detyre dmth ke bere krim, e ne keto raste do te prgjigjesh per krimin e bere. Pra kasmi duke mos qene ne rolin e gazetarit por te militantit kriminel, goditja e policise mund te iste me e forte, se do ti bente me mire per te mos e perseritur me krimin. Apo jo z.Basha?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim