Basha: Kuvendi t’i heqë imunitetin Tahirit, të thirret seancë e jashtëzakonshme

October 19, 2017 13:56

Basha: Kuvendi t’i heqë imunitetin Tahirit, të thirret seancë e jashtëzakonshme

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të vihet menjëherë në lëvizje pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri.

Kryedemokrati Basha thotë se çdo vonesë mund të përbëjë rrezik për prishje të provave.

Sipas Bashës, qeveria Rama tashmë ka rënë, duke kërkuar distancimin e Partisë Socialiste nga kjo situatë.

Ai tha se heqja e mandatit të deputetit të Saimir Tahirit, është vetë fillimi i aksionit kundër lidhjeve të krimit me politikën.

“Seanca plenare të veprojë pa vonesë, çdo vonesë do veprojë për shkatërrimin e pronave. Çdo shqiptar dhe çdo deputet që ndihet përgjegjës, të veprojë në lidhje me Kushtetutën. Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë. Në këtë moment, qeverisja e Ramës ka mbaruar de fakto. Vetë Rama është sot i vdekur politikisht, kufomë politike që sillet vërdallë. Thirrja ime është për mbledhjen për kominisionin e mandatave për heqjen e imunitetit që do i hapë rrugë arrestimit të Saimir Tahirit, thirrja ime është dorëheqja e Edi Ramës,” tha Basha.

October 19, 2017 13:56
Komento

5 Komente

  1. NjeQytetarOptimist October 19, 14:33

    Ik o qesharak ik se Kuvendi nuk eshte vegel as e jotja e as e Edi Rames.. Do I hiqet mandati asaj ose atij qe ja kerkon drejtesia.. Mbase dhe ty apo dikujt tjeter.. Prit prit, se si je I pari te besh prokurorin e gjykatesin, mos pret bileten me vine per Hollande pastaj.. Ore ato filmimet e kameras te Kryeministrise per 21 Janarin ku jane se ish kryeministrin se morren ne prokurori ta pyesnin kush dha urdher te fshihej krimi shteteror.. Pollo per kabllot e filtrave dixhital me banke ne Qipro. Ti me raport mjekesor per Rrugen e Kombit.. Genc Ruli duke shitur minjera me koncesjon ne kundershtim te hapur me ligjin. Imami me investime per rreklama politike dhe duke zbrazur fondin e emergjencave ne kundershtim te hapur me ligjin.. Atij korcarit me fytyre te kremosur qe ska bere nje kacidhe korrupsjon duke shitur OSSHE-ne dhe rritur nen jorgan cmimin e kilovatit per kub mates me urdher te pa autorizuar nga Kuvendi.. Prisni prisni se do bleni te gjithe bileta per arrati..

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. October 19, 17:14

      O nje qytetare optimist,te presin biletat thua ti,po ku theme une,kure per keta nuke ka me bileta per jasht Shqiperie,por vetem nje bilete ate te burgut te sigurise se larte,si autore apo bashkeautore te mijra krimeve e superkorrupsioneve te bera nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne ne te tri pushtetet ne dite e vite deri me sot.Mjaft me,koha e tyre tashme perendoje,futbollit me dy porta brenda jashteqitjes shqiptare ne politikat e Tiranes zyrtare te PS+PD+LSI+PR=PPSH, po i fiket drita e kandilit te mbushur me vaj krimi e korrupsioni deri me sot.Besoni,nuke ka me demagogji komunisto-nazifashiste e terrorriste qe ti shpetoje nga banga e akuzes si autore e bashkeautore ne mijra krime e superkorrupsione.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen,duan apo nuke duan mijte e kenetave e avoketerit e djallit,qe deridhin lot krokodili per te mashtruar e shyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Ora tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,ajo bie,se kohen e ka bekuar Zoti dhe nuke ka leke te piset apo pushtet brenda ligesise qe ta ndale.Besoni.Shqiperia do te behet me e bukur,me e sigurte dhe vertete e lire e demokratike,pa ju o bashovicer,berishovicer,metovicer,medijvicer,apo kriemadhevicer dhe ramovicer qe krekoseni si gjeli siper plehut tuaj nga fuqia pushteteve.Pendesa dhe refimi para popullit dhe drejtesise per paudhesite tuaja me pasoja humbje jete njerezore si dhe grabitje e tjetersim te pasurise kombetare e private nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,do te bente qe populli t’u meshironte duke ju futur tek fajtoret e penduar,ne te kunderten jeten qe ju ka mbetur do ta kaloni ne burg ne nje ferr pafund pasoje e krimve dhe superkorrupsioneve tuaja.Besoni e denonconi,dhe mos u bene pale me ta ne bugun e sigurise se larte si autore,apo bashkeautore ne mijra krime e superkorrupsione.

      Reply to this comment
  2. Grigor October 19, 16:07

    Kufome je ti more kermesire qe shqiptaret masivisht te hodhen ne koshin e plehrave. Rama sapo ka marre votebesimin e popullit dhe eshte KRYEMINISTRI LEGJITIM. Ti spurdhjak kerkon te intimidosh Agjensite Ligjzbatuese te bejne detyren per ti shkuar te vertetes deri ne fund. Saimir Tahiri njeriu qe preu lidhjet e krimit me politiken. Respekt per kete djale.

    Reply to this comment
  3. Arber Iliri October 19, 17:48

    O Lul ( hollandisht) , e mban veten edhe jurist, duhet nje kerkese nga organet perkatese per ti hequr imunitetin, dhe nqs ben politike keshtu, terhiqu nga politika e ik nga Shqiperia ose shko rri ke shte[pia e Saliut ose Argites, ti ose je idiot ose te ka plas cipa njesoj si Berishes, turp e faqe e zeze, shqiptaret nuk influencohen nga idiotesite e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*