Basha-ky hajdut rrugësh

May 20, 2016 16:16

Basha-ky hajdut rrugësh

(Pas rënies së Nenit 25, Basha u tërhoq nga miratimi i reformës në drejtësi)

“S’ka rëndësi koha,
por vetëm produkti!”,
kjo ishte dorashka,
që hodhi hajduti.

I kuptova fjalët,
që tha mulahimi,
kuptova që kishte,
një plan sabotimi.

SHQUP-i është betuar,
mos ketë drejtësi,
ndaj dhe s’u çudita,
me “draftin e ri”!

Ditën në Kuvend,
punonte Halimi,
natën SHQUP-i bënte,
ligjin nga fillimi!

Në një qerthull fjalësh,
Basha përpëlitet,
po në fakt këtu,
po mbarojnë limitet!

Limitet e kohës,
që janë përcaktuar,
se tani nga zerua,
puna do filluar!

Ne e kemi thënë,
me Thanon këtu,
se këtë Reformë,
s’e do fronti blu!

Shqip u kemi thënë:
“Se ky turi-feçkë,
do bëjë si do bëjë,
do ta gjejë një kleçkë!”

Shqip i kemi thënë,
dhe shokut Fatmir:
“Nga një gjë e pistë,
nuk del gjë e mirë!”

Se na doli fjala,
s’jemi të gëzuar,
se tani do jemi,
shumë më të vonuar!

Shumë më të vonuar,
për në Europë,
se vendin-falangat,
e duan në gropë!

Të kesh iluzione,
nga ky lloj grupimi,
njëlloj sikur Dielli,
të lindë nga perëndimi!

Duket se zullumi,
në ekstrem është trashur,
se falangat blu,
s’duan dhe s’kanë dashur!

S’duan dhe s’kanë dashur,
këtu drejtësi,
se shumë prej tyre,
do shkojnë në qeli.

Do shkojnë-kur të ketë,
drejtësi vërtetë,
por rrugën drejt burgut,
askush s’e shtron vetë!

Ata s’kishin ikur,
sepse kishin shpresë,
tek i famshmi nen,
nen njëzet e pesë!

Sapo neni ra,
pamë si për çudi,
hajdutin e rrugëve,
me një draft të ri!

Ai nen qe futur,
ashtu-si padashur,
por qënkishte shpresa,
që SHQUP-i ka pasur!

Kur edhe Halimi,
nenin s’e mbështeti,
minjtë parandjenë:
“Po vinte tërmeti!”

Tani le të bindet,
edhe Zoti Lu,
se ç’mashtrusë të qelbur,
ka falanga blu!

(Vijon nesër)

May 20, 2016 16:16
Komento

1 Koment

  1. Mark uk May 21, 14:28

    Po ti pse nuk e ven emrin more qen rrugesh?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*