Basha: “Lamtumirë Republika e Re”

July 5, 2017 10:22

Basha: “Lamtumirë Republika e Re”

 

Kryetar i ngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndërruar foton e profilit të tij në Facebook.

Basha ka hequr fotot e vjetër të Republikës së Re, me të cilën udhëhoqi dhe mbylli fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit dhe vendosi një foto të tij në mitingun, i rrethuar nga mbështetës dhe flamuj të PD-së.

Ky reagim i Bashës vjen, thuajse në ditën e parë të nisjes së fushatës dhe takimeve të tij me anëtarë dhe zgjedhës të PD-së, fushatë që do të zgjasë deri në 20 korrik, për të mbërritur deri në 22 korrik, kur të gjithë demokratët në listë do të votojnë për kreun e ri të PD-së.

“Republika e Re” ishte motoja kryesore e opozitës në zgjedhjet e 25 qershorit, por sidomos gjatë tre muajve të ccadrës.

Por pas humbjes së thellë më 25 qershor, Basha i ka dhënë lamtumirë kësaj motoje duke treguar se as ai nuk beson më tek motoja e tij.

July 5, 2017 10:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*