Basha lutet që të jetë sa më i vërtetë (dhe kërkon të nxisë myslimanët kundër qeverisë)

July 24, 2014 09:19

Basha lutet që të jetë sa më i vërtetë (dhe kërkon të nxisë myslimanët kundër qeverisë)

Lulzim Basha ka shtruar ditën e djeshme një iftar me rastin e “Natës së Kadrit”.

Gjatë fjalimit të tij, ai është lutur që gjithë politikanët të jenë të vërtetë, të dobishëm dhe të përgjegjshëm.

Por, ai është përpjekur që në mënyrë të tërthortë të nxisë besimtarët myslimanë kundër qeverisë.

Basha ka thënë se po luhet me durimin e këtyre të fundit për Xhaminë e Madhe.

T’i lutemi Zotit që të zbresë sa më shumë mençuri, sa më shumë vendosmëri, e sa më shumë dashuri në shpirtrat e gjithë shqiptarëve, e në veçanti të vendimmarrësve, e të na udhëheqë në rrugën e vendimeve të duhura e të drejta, të na heqë nga rruga e vendimeve të gabuara, e të na mundësojë në këtë mënyrë të jemi të vërtetë dhe të dobishëm në punën tonë dhe betimit tonë për t’i shërbyer njerëzve dhe këtij vendi.

Të lutemi, po kështu që vendime të mëdha e të rëndësishme që i kemi marrë dhe që i kanë testuar durimin dhe zemërgjerësinë e besimtarëve të kryeqytetit, siç është ai për Xhaminë e Madhe, të marrin rrugën e duhur, dhe mbi të gjitha, të lutemi që të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, pa dallim, kjo natë t’i bekojë në të gjitha pikëpamjet, shpirtërore, njerëzore, të lutemi për më të vobektit, e më në nevojë për më shumë mundësi e mirëqenie për ta.

 Le të lutemi që të gjithëve ne të na bekojë, duke na dhënë forcën dhe kurajon për të ecur në rrugën e drejtë”, ka thënë Basha gjatë fjalimit të tij.

Xhamia e Madhe ka mbetur peng i faktit se qeveria kërkon që bashkë me të të mos ndërtohen edhe dy qendra tregtare./b.l

 

July 24, 2014 09:19
Komento

7 Komente

  1. andromeda July 24, 09:36

    Kurrë mos u ndërtoftë ajo xhami ashtu siç e do Lulushi i vogël i punëve të prapa.

    Reply to this comment
  2. Naci July 24, 09:37

    Sa i pafytyre je o Bashuci i Gites….injorant ne kuptimin e plot te fjales.

    Reply to this comment
  3. I.lir July 24, 09:57

    Edhe lutjet i ka fallco. Me hile. Gjyna zoti lul gjyna qe kerkon tju a hedhesh besimtareve.

    Reply to this comment
  4. Qimi July 24, 10:03

    Ky shkrim mund te quhej ndryshe “FOLE LULEZIM TE LUMTE GOJA”.

    Reply to this comment
  5. edi July 24, 10:42

    Sa kupton GOMARI nga MUZIKA, kupton BASHA nga POLITIKA.

    Reply to this comment
  6. Ben July 24, 12:32

    Nje dallkauk islamik,na eshte ngjitur si bajga ne kepuce.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*