PR i qëndron kandidaturës së Dukës për Durrësin. Mediu dërgon Madhin në takimin me Bashën

April 1, 2015 17:02

PR i qëndron kandidaturës së Dukës për Durrësin. Mediu dërgon Madhin në takimin me Bashën

PD mblodhi aleatët e saj për ndarjen e bashkive apo edhe për emra konkretë kandidatësh në zgjedhje. Aleatja më e madhe e demokratëve, Partia Republikane u përfaqësua nga nënkryetari Arjan Madhi.

Kjo parti gjatë këtyre ditëve ka shfaqur pakënaqësitë e para për mungesën e një tryezë të tillë, duke paralajmëruar edhe daljen më vetë në zgjedhje. Madje para mbledhjes, paraditen e sotme Kryetari i PR-së Fatmir Mediu u shpreh se “ende nuk di nëse do jem në tryezë pasdite”.

Duke hyrë në selinë  PD janë parë dhe Nard Ndoka i PDK-së, Dashamir Shehi i LZHK-së, Artur Roshi i Ballit Kombëtar dhe drejtues të tjerë të partive aleate me PD-në.

Pas takimit, nënkryetari i PR-së, Arjan Madhi tha se negociatat për emra konkretë të kandidatëve do të nisin të hënën. Madhi tha se PR i qëndron emrit të Agron Dukës, si kandidat për Durrësin, që sipas tij është fitues nga sondazhet.

Nuk do të kërkojmë bashki, por do të shikojmë se kush kandidat është në krye sipas sondazheve. I qëndrojmë kërkesës për zotin Duka, për ne është fitues, sipas sondazheve dhe qytetarëve të Durrësit. Bindja jonë është që z. Duka ofron personalitetin më të duhur. Ne do t’i qëndrojmë çdo gjëje në përputhje me parimet”, tha Madhi.

Numri dy i PR-së deklaroi se nuk ka asnjë hatërmbetje të liderit Mediu me kreun e PD-së, pikërisht për kandidaturën e Dukës dhe se nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje, për shkak të një angazhimi të rëndësishmë dhe të veçantë.

Por PD ka vendosur që të dialogojë me aleatët deri në 6 prill për arritjen e marrëveshjeve për zgjedhjet vendore. Pas përfundimit të tryezës së Bashës me aleatët, PD njofton se negociatat do të vijojnë deri në 6 prill.

“Tryeza e koalicionit të opozitës shqiptare vendosi të zhvillojë negociata deri me datë 6 prill 2015 dhe bazuar në parimet e sipërpërmendura të materializojë marrëveshje dy palëshe të çdo subjekti të koalicionit me Partinë Demokratike”, thuhet në njoftim.

E djathta ka filluar që të lëkundet pasi aleatët po i largohen drejt koalicionit të majtë.

April 1, 2015 17:02
Komento

5 Komente

  1. bety April 1, 21:57

    Tu thafte goja more …pacavure. Mallkuar qofsh ti me gjithe cke nga pas!

    Reply to this comment
  2. nuri April 1, 22:47

    Largimi i Mediut nga koalicioni i djathte i ben nder PD dhe spektrit te djathte politik, sidomos tani ne kuader te dekriminalizimit te politikes. PR e Mediut nuk u largua nga koalicioni me PD per ceshtje programore si ceshtja e pronave, te perndjekurve politik dhe ajo kombetare qe gjoja partia e Mediut mbron dhe e paska kaq te lehte te prishe koalicionin per kandidimin e nje oligarku politik si Duka. Mediu dhe shpura mediokre dhe e korruptuar qe i qendron prane (shumica me diploma te blera) jane antivlera qe nuk i duhen askujt, as te majtes dhe as te djathtes. politika shqiptare ka nevoje per njerez dhe vizion te ri.

    Reply to this comment
  3. shqip hesapi April 2, 03:30

    Po u larguan i mencuri Nard Noka,Dash Shehu dhe i madhi Artur Roshi, Pd-ja mori fund se keta e mbanin kete parti ne kembe.Fatkeqesi teper e madhe,ja se c’ngjet kur nuk pyetet bariu i partve Sali Berisha.

    Reply to this comment
  4. mushkonja April 2, 07:11

    o smerlap hidh ne veprim kunatin hej ta shkerdhesha para e mrapa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim