PD: Nuk kthehemi në Parlament pa një marrëveshje të re

July 21, 2016 14:11

PD: Nuk kthehemi në Parlament pa një marrëveshje të re

Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të kthehen në Parlament për të votuar reformën në drejtësi derisa të arrihet një marrëveshje e re.

Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, të drejtuar nga kryetari Lulzim Basha, i cili ka informuar deputetët mbi propozimin e ri të bërë nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin.

Ndërkohë, deputeti Eduard Selami, i cili ka shprehur votën e tij, ka deklaruar se Partia Demokratike do të paguaj faturën e saj nëse s’ka konsensus.

Nëse s’ka konsensus PD do të paguajë faturën. Ka dy deklarata të SHBA kundër nesh. Kërkoj konsensus dhe konfirmoj votën pro reformës”, tha Selami.

Kjo mbledhje e grupit vjen menjëherë pas takimit që Basha zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe me dy ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

 

July 21, 2016 14:11
Komento

1 Koment

  1. Revo July 21, 16:07

    Dokort, mos shkoni ne parlament, por neser ne mengjes duhet te paraqiteni ne ambasaden amerikane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*