Basha merr pjesë në takimin e PPE-së

March 13, 2016 11:18

Basha merr pjesë në takimin e PPE-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të partive simotra dhe ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE-së, të mbledhur në Vienë.

Në këtë takim, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor. Presidenti i PPE-së, Joseph Daul, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok si dhe ministra të Jashtëm të BE-së janë pjesëmarrës në këtë takim që drejtohet nga ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz.

Përveç situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor, diskutimet do të përqendrohen edhe tek migracioni si dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit.

March 13, 2016 11:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*