Basha mesazh ngushëllimi për kryebashkiakun e LSI-së që u nda nga jeta

September 25, 2016 19:59

Basha mesazh ngushëllimi për kryebashkiakun e LSI-së që u nda nga jeta

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta e kryebashkiakut të Kolonjës, Arben Malo. Në një status në faqen e tij në “Twitter”, kryedemokrati Basha shpreh ngushëllime për familjarët e Malos edhe në emër të forcës politikë që ai drejton.

“Në emrin tim dhe PD ofroj ngushëllimet e mia familjes së kryebashkiakut të Kolonjës z.Arben Malo për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta”, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryebashkiaku i Kolonjës, Arben Malo humbi jetën mbrëmjen e djeshme, në moshën 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Arben Malo fitoi drejtimin e Bashkisë së Kolonjës duke kandiduar për të majtën, me propozim të LSI-së.

September 25, 2016 19:59
Komento

1 Koment

  1. Fat man September 25, 23:54

    Iku shume para kohe, ishte nje djale me karakter, buzegaz dhe punembaruar, i gjindur mes halleve te qytetatereve te cilet e zgjodhen Kryebashkiak te Kolonjes vendi qe e lindi dhe e rriti.
    Mos te harrojme qe Arben Malo ishte nga te paret studente ne levisjen e dhjetor ’90, por meqenese qe ne ate kohe u pozicionua majtas dhe jo me PD pak folej per te.
    Ngushellime familjes, do te kujtohet nga hera.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*