Basha: Mos u mërzisni që ju kanë ikur 30 drejtorë! Do t’ju ikin edhe 300
Nga Arkiva
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nga Mallakastra ka paralajmëruar sot qeverinë se ministrat e tij janë në gjendje të shkarkojnë edhe 300 drejtues të tjerë të lartë të administratës shtetërore nëse ata do të përfshihen në fushatën elektorale.
“Në 90 ditë, – tha Basha, duke kujtuar protestën e Çadrës, – ne ia dolëm të rrëzojmë projektin e rremë të oligarkisë dhe sot vijmë tek ju me një betejë të fituar nga bashkimi i fituar për demokraci të vërtetë: me gjysmën e kabinetit të republikës së vjetër të ndryshuar, me 7 gardianë të votës së lirë që do të çojnë prapa hekurave këdo që prek votën.
Thonë se kanë ikur 30 drejtorë, por do të ikin dhe 300 të tjerë nëse do të guxojnë të prekin votën e qytetarëve. Koha e zullumqarëve, mashtruesve po merr fund. Po vjen koha e njerëzve të thjeshtë nga Mallakastra dhe gjithë Shqipërisë”.
“Ju e dini fare mirë se kjo nuk ishte dhuratë, ju e dini fare mirë se çfarë e shtyu republikën e vjetër të dorëzohej dhe të jepte kapitullimin. Askush tjetër veç jush nuk e fitoi këtë betejë“, theksoi Basha.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento