Basha: Në gjyq, revistën amerikane. Shqipëria, vend i kokainës

March 8, 2018 21:50

Basha: Në gjyq, revistën amerikane. Shqipëria, vend i kokainës

Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar “investigim të mbushur me insinuata” shkrimin e revistës amerikane “Mother Jones” për lobimin rus për llogari të PD-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në Tv Klan, Basha deklaroi se Partia Demokratike ka paguar 125 mijë Dollarë për lobim në SHBA, dhe këto shuma janë të deklaruara sipas ligjeve amerikane dhe shqiptare.

Çështja e kontratave të lobimit të PD është bërë publike më 15 Nëntor. Pyetja është pse pikërisht këtë javë sponsorizohet një artikull i tillë i paguar dhe i porositur nga Edi Rama? Është një revistë e majtë, është pronë e një fondacioni që financohet nga fondacioni Soros, ka një axhendë politike”, tha Basha.

Sa para keni shpenzuar në SHBA për lobim?

125 mijë dollarë, janë publike për një periudhë 3-mujore. Dy herë nga 50 mijë janë për një tjetër lobim. PD ka shpenzuar atë që ka deklaruar. PD ka kontrata të lidhura me firmat e lobimit. Unë dhe PD mbajmë përgjegjësi për atë që ka paguar dhe kontratat që ka lidhur”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve theksoi gjithashtu se PD po shqyrton mundësinë për të hedhur në gjyq revistën amerikane “Mother Jones” që ka bërë artikullin për lobimin rus.

Po konsideroj ta hedh në gjyq. Ekspertët tanë ligjorë po shikojnë mundësinë ta hedhin “Mother Jones” në gjyq për pasaktësi dhe prishje të imazhit të Partisë Demokratike”, u shpreh Basha.

Basha shpjegoi edhe përse tema e lobimit rus për llogari të SHBA “shpërtheu” në këtë moment.

Është çështje e shpërthyer për të hequr vëmendjen nga ngjarjet kryesore botërore të kësaj jave të Shqipërisë. Kjo ishte java kur Shqipëria kapi titujt botëror për ngarkesën rekord të kokainës. Është investigim i mbushur me insinuata”, tha Basha.

o.j/dita

March 8, 2018 21:50
Komento

6 Komente

  1. drejtesia po vjen March 8, 23:56

    Po edhe ty Lulezim do te hedhin ne gjyq per çpifjet qe ben se eshte e sponsorizuar nga Edi Rama. Ku i ke argumentat me dokumenta qe e ka bere Edi Rama? Pse çpif? dhe ne gjyq do te kerkohet nje shume e madhe qe nuk do ta perballosh dot e do shesish shtepine ne Holande.

    Reply to this comment
  2. Alban March 9, 00:47

    SI MUND TE BESOJME LULEZIM BASHA!?

    – Pyetje rrenuese per nje hajn me cizme e vrases te kapur ne flagrance…

    – A nxjerr fjale nga goja pa rre o Kodoshi i
    Berishes !?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si mund te besojme voten ty Lulezim Basha?
    Si mund te besojme te sotmen dhe te ardhmen tone dhe te femijeve tane Lulezim Basha !?
    Si mund te besojme udheheqjen dhe qeverisjen e Shqiperise se rrenuar mbi 7 here prej jush ?
    A nuk ishe ti ai qe vodhe hapur 250 milione Euro te Autostrades se Kombit !?
    A nuk ishe ti qe e fillove ate pa projekt!?
    A nuk ishe ti qe vrapove ta nenshkruaje ate me nje kontrate vetem ne Anglisht kur gjuha zyrtare e Shtetit Shqiptar eshte shqipja !?
    A nuk ishe ti dhe kamikazet e Berishes qe pagove germime dheu ne permasa lemeritese sikur e gjithe trasejs e saj te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle nga Miloti ne Morine te Kukesit !
    A nuk ishe ti ne dijeni se cfare behej ne Gerdec edhe mbasi amerikane kerkuan qe te ndalohej cdo veprim e pune ne Gerdec gjate vizites historike te Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane !?
    A nuk ishe ti shefi i diplomacise shqiptare qe drejtove bisedimet atdheshitese te Otrantos !?
    A nuk ishe ti numri 2 i zinxhirit komandues te urdherave kobezi te Sali Berishes per ekzekutimin pa vendim gjykate te 4 protestuesve absolutisht te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane dhe plagosjen, rrembimin, marrjen peng dhe torturimin e qindra te tjereve !?
    A nuk ishje ti qe bashke me Sali Berishen, Genc Rulin, Arben Ristanin, e co, vodhet hapurazi votat e 8 majit 2011 !?
    Ma trego vetem nje gozhde qe ke ngulur apo lene mbrapa per 4 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar !?
    A nuk ishje ti dhe bosi jot Berisha qe i bet grusht shteti brenda Partise suaj Sokol Olldashit dhe nje manare e juaj i beri edhe gropen ne bashkepunim me “ skuadronet e vdekjes” !?
    A nuk ishje ti qe bllokove cdo oponent tendin ne gjirin e PD-se dhe urdherove vjedhjen e votave ne gjirin e saj cka u provua me ze e me figure ne syte e mbare shqiptareve !?
    Kur vjedh votat ne gjirin e Partise tende cfare mund te besh ti me votat e shqiptareve !?
    Si mund tia besojme qeverisjen e Shqiperise nje kusari, nje atdheshitesi, nje vrasesi, nje hajduti me cizme ne gjirin e partise se vet !?
    Na jep vetem nje aresye dhe fakt te vetem pse duhet te besojme dhe votojme ty nje rrenci e hajni me cizme qe nuk le gje pa rre, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa genjyer !
    Lanet !

    Reply to this comment
  3. Alban March 9, 03:43

    ANTIAMERIKANET ME TE KEQINJ…. !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Askush me shume se Nena e demokracise Boterore Amerikan nuk i perbuz servilet, hipokritet, mashtruesit, dyfytyreshat, proamerikane me fjale e antiamerikanet ne veprime.
    Nuk ka antiamerikan me te keq se proamerikanet me pallavra dhe antiamerikanet me veprime.
    A e di se cka i quajne amerikanet keta sojsez personash : asskisers fjale per fjale, me nje fjale bythelepires !
    A nuk ishin lideret politike te PD-se dhe LSI-se dhe kazani mediatik i tyre qe vetem nje jave me pare nuk lane helm pa vjellur e shpifje pa bere kunder SHBA-se, Ambasadorit te nderuar Donald Lu e BE-se!?
    A nuk ishin kapobanda i kesaj bande gangsteresh Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Paloka, Dritan Shehu, Alibeaj, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Keida Mehmeti … Blendi Koran Toptani, Artur Zheji, Ylli Rakipi, Prec Zogaj, Rakipllari, Kastriot Islami, Artan Hoxha, Ylli Manjani e co. qe I shpallen lufte “imperializmit Amerikan”
    A nuk jane e njejta shpure qe brenda 24 oresh kaluan krejt ne polin e kundert dhe u bene mbrojtesit me te flakte, gardistet e kuq te Trampit dhe Heidi, te SHBA -se lidhur me Voten e Shqiperise per Rezoluten te Jetuzalemit !
    Skajet gjithnje puqen kur behet fjale per politiken Albanus Adversus Albanus” , pra shqiptaret kunder shqiptareve te politikaneve sa antishqiptare te sprovuar si antiamerikane e si antishqiptare!
    Si mund te jene proamerikane te thekur ata qe e rrenuan e zhbene, dogjen e sakatuan, plackiten e vrane te pakten shtate here Atdheun e vet ne 27 vjet.
    Si mund te doje nje shtet mik e aleat strategjik te Shqiperise si SHBA-ne ata qe e shiten e shituan Atdheun, dheun ku u ka rene koka !
    Kur flasin profesoret me diploma prej verteti, duhet te heshtin plepistat e Universiteteve te Plepave dhe akademiket e Akademive te Domosdoves sic i stigmatizinte Noli i madh, duhet te heshtin diplomatet, politikanet, sabelitodos- gjithckaditesit “ Dru me pre” ala Petrit Vasilit, Kastriot Islami, Agim Nesho, Prec Zogaj, Artur Zheji…Blendi Fevziu e co.
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra! Po shume faktet ?
    Politika dhe diplomacia jane jo vetem shkence, por edhe art, mjeshtri, zanat teper i veshtire.
    Si njera edhe tjetra jane Shkenca, Arti, Mjeshteria e se pamundures qe edhe te pamunduren e ben te mundur, sic thoshte Churchilli.
    Diplomacia eshte arti qe ne vend te gjyleve nxjerr pellumba nga grykat e topave !
    Lufta, dhuna, padrejtesia… jane nena e te gjitha te keqijave te kesaj Bote !
    Paqja, drejtesia, miqesia, mirekuptimi, dashuria, miqesia, miresia… jane gjerat qe sa me shume ti kemi aq me shume na mungojne, aq me shume na nevojiten per nje Bote me te mire !
    Ndaj te mendojme, te punojme e te luftojme per to si per jeten !

    Reply to this comment
  4. lulholandezi March 9, 08:20

    keta flasin per varferin,ju vjen keq per te varferit,dhe ju marin dollaret te varfereve dhe ja japin te pasureve per ti sjellur ne pushtet!!!!!!!
    lulushi do hedh ne gjyq revisten qe te harxhoj edhe disa dollar per te shpetuar karriken e tij.
    lulin e pyet sa eshte ora, ai pergjigjet e ka fajin kokaina

    Reply to this comment
  5. pa demagoxhi March 9, 09:20

    A do të ketë veting edhe për mediatikën dhe për këta gazetar që u vunë në sherbim të politikës dhe të ashtuquajtur politikan bashk pjestarë të krimit çka ka mor ky me folë ku në të ashtqujtura ministri ku ky ishte pati krim masiv dhe afera nga ma të mdhatë

    Reply to this comment
  6. Zeni March 9, 18:33

    Gjytyrymi Luli ben mire te dorezoj te gjitha leket dhe pronat qe ka marre pa i thene kush puna e mbare dhe te leri perallat me nastradin per Saliun per te shtyre kohen ne burg.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*