Basha ndryshon “pllakë”: Lu diplomat i shkëlqyer

September 6, 2016 22:00

Basha ndryshon “pllakë”: Lu diplomat i shkëlqyer

Kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi se marrëdhëniet e tij me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu janë të shkëlqyera. Gjatë një interviste për News 24, Basha theksoi se qëndrimet e diplomatit kanë qenë të mira, ndërsa të tijat, si një ‘politikan në karrierë’.

“Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Ai është një diplomat i shkëlqyer, unë një politikan karriere. Nuk kam pse të amnistohem unë. Jam rivendikuar. Më është dhënë e drejtë, PD dhe Lulzim Bashës, dhe gjithë qëndrimeve që kemi mbajtur. PD dhe roli i PD, në përcaktimin e amendamenteve kushtetuese ka qenë përcaktues. Kemi marrë vlerësime për këtë. Ndaj, rëndësi ka rezultati” tha Basha.

Fill pas miratimit të projektligjit të ‘Vettingut’, pa praninë e opozitës dhe vetëm me votat e maxhorancës, ambasadori Donald Lu reagoi duke kritikuar qëndrimin e të gjithë atyre deputetëve që nuk u bënë pjesë e këtij procesi. Ne daljet publike të tij, diplomati Lu ka shprehur rezerva për qëndrimet e PD-së dhe Bashës.

September 6, 2016 22:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim