Basha në Bulqizë e Dibër: Më 21 Qershor t’i themi “jo” së keqes

May 9, 2015 13:22

Basha në Bulqizë e Dibër: Më 21 Qershor t’i themi “jo” së keqes

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në Bulqizë dhe Dibër, përkatësisht Durim Balla dhe Ilir Krosi.

Lideri i opozitës ka ndarë me banorët shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon çdo familje shqiptare, e cila sipas tij, nuk arrin të përballojë as nevojat më elementare në muaj.

Basha theksoi se, asnjë premtim nuk ka mbajtur deri më sot kjo mazhorancë, por përkundrazi e ka zhytur vendin në krizë.

“Në dy vite, jo 300 mijë vende të reja pune, por dhjetëra e mijëra vende pune ekzistuese u shkatërruan si rezultat i politikave të gabuara të taksave të larta, si rezultat i kërbaçit dhe gjobave mbi biznesin. Si asnjëherë më parë mbi 80% e shqiptarëve detyrohen të marrin borxh për të mbyllur muajin, ndërkohë që listat e ushqimeve shtohen. 20 mijë familje janë hequr me një të rënë të lapsit nga ndihma ekonomike. Kontroll-gjobë, kontroll-burg, burg-kontroll dhe gjobë! Ky është realiteti i përditshëm”, deklaroi Basha.

Ai u shpreh se, vendi po ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar, duke iu referuar edhe rritjes së numrit të azilkërkuesve. Sipas tij, shifrat vijnë duke u rritur çdo muaj dhe vetëm në prill, numri i azilkërkuesve në Gjermani ishte afro 5 mijë vetë, më shumë se në muajin mars.

“Kryeministri, kreu i Kuvendit po bredhin cep më cep me regji qendrore, për të na mbushur mendjen se punët po shkojnë mbarë, se punët po shkojnë në drejtimin e duhur.  Në fakt, largimi i 5 mijë shqiptarëve në prill, i mijëra të tjerëve që nuk janë regjistruar si azilantë, por ne e dimë që kanë marrë rrugët tregon se punët po shkojnë keq e mos më keq. Zgjedhja e 21 Qershorit nuk është vetëm zgjedhje vendore, është zgjedhja për t’i thënë ‘jo’ së keqes, është zgjedhja për të ndalur të keqen ose për të ulur kokën e për ta lënë të keqen të na shkelë më keq me këmbë”, shtoi Basha.

May 9, 2015 13:22
Komento

2 Komente

  1. Alma May 9, 14:55

    Aha, dmth i thoke jo te keqes, i thoke jo vetes tate!
    Shume bukur qe e ke kuptu, me mire vone se kurre kur i thone!

    Reply to this comment
    • Titi May 9, 15:13

      Ti je per tu var e per tu torturu mor zotri, bashke me salucin e tufen tuaj te mizerjeve!
      Shqiperia shyqyr qe ka filluar te marre nje trajte te nje shteti normal, sigurisht qe ka shume shume pune per te bere, por nqs nuk vendosen rregullat baze per te shtruar themelet e nje shteti normal atehere skemi per tu bere kurre njerez!
      Ketu problemi eshte kultura individuale se smund te presim qe cdo gje ta beje tjetri, ndryshimi duhet te filloje nga ne, pa te presim rezultat nga at a qe na qeverisin.
      Po ti mire e ke se ske punu noiher ne jeten tende e cdo gje sikunder shoket e tu te partise i keni mar qyl!
      Leri te tjeret te punojne e boll shpifet te gjithe, po ndihmoni njeri tjetrin, se at a qe demtohen ne fund jane njerezit e thjeshte e jo ju!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*