Basha në Çermë: Bujqësia, 100 mln euro në vit subvencione

June 26, 2016 09:37

Basha në Çermë: Bujqësia, 100 mln euro në vit subvencione

Për t’i treguar se sa e rëndë është gjendja e fermerëve dhe se Edi Rama erdhi me mashtrime në pushtet fermerët e Çermës e çuan kreun e PD-së, Lulzim Basha, në një fermë lopësh të falimentuar.

Në vitin 2013 fermeri kishte 50 lopë dhe zoti Rama i premtoi se do t’i 10- fishonte. Sot 3 -vjet më pas ai nuk ka asnjë lopë pasi ka falimentuar.

Fermer: Ka qenë Kryeministri përpara se të vinte në pushtet dhe i ka thënë :” Sa kokë ke?”, ai i ka thënë: “Kam 50 kokë”-“ Do t’i bësh 500 kur të vij unë në pushtet”. Shikoje sa ka tani. ASNJË.

Në rrethin e Lushnjës në dijeninë time nuk merr asnjë subvencion. Janë 2-3 kokrra që marrin subvencione, të paracaktuara.

Fermer: Kemi patur 48 lopë.

Basha: 48 lopë këtu në këtë vend?

Fermer: Edhe 25 mështjerra.

Basha: 48 kokë dhe tani s’ke asgjë.

Fermer: Asgjë.

Basha: Po pse i hoqe?

Fermer : Nuk mbahen.

Basha: S’ia dilje dot?

Fermer: Jo, jo nuk ia dilja dot.

Fermer: Kostoja e prodhimit me atë që shesim është shumë e lartë. Ne pothuajse kemi falimentuar. Jo pothuajse, po ajo është e falimentuar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar se në qeverisjen e ardhshme bujqësia do të jetë prioritet. 150 milionë euro do te jetë buxheti për bujqësinë, ku 100 milionë do të shkojnë për subvencionimin e fermerëve.

Basha: 1.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto mbështetje buxhetore për bujqësinë, kjo është 150 milionë euro në vit. 50 milionë për infrastrukturën, për kanalet, për digat, për ujitjen, për rrugët e aksesit, për tregun, se edhe tregu është problem dhe 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët.

Sot planifikojnë 5 milionë, nuk i shpërndajnë as 2 milionë sepse i vjedhin. Me 100 milionë euro subvencione çdo familje fermerë do të mbështetet drejtpërdrejtë me lekë në dorë. Nuk do të ketë as kërkesë për NIPT, nuk do të ketë as burokracira të tjera, as të kesh kaq dynym, as të kesh kaq kokë lopë, sa kokë mështjerra ke, sa hektarë tokë ke, po ti punosh do të marrësh subvencion nga shteti. Kjo është skema jonë.

Të rinjtë e Çermës i shprehen zotit Basha shqetësimin për mbylljen e filialit të Universitetit Bujqësor. Ky filial u jepte mundësi të rinjve të Myzeqesë të specializohen për bujqësinë. Zoti Basha ka theksuar se të gjitha filialet do të hapen duke u fokusuar tek rritja e cilësisë.

 

June 26, 2016 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*