Basha në Dibër: Shqiptarët ndjehen të braktisur nga Qeveria

December 15, 2014 14:24

Basha në Dibër: Shqiptarët ndjehen të braktisur nga Qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me qytetarët e Dibrës ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre në lidhje me faturat aforfe të energjisë elektrike, çmimin e lartë të naftës, mungesën e tregut dhe të fuqisë blerëse që ka sjellë kalbjen e prodhimit.

 “Nga jugu në veri,nga lindja në perëndim shqiptarët janë braktis nga kjo qeveri, taksat i ka rrit, çmimet e naftës i ka rrit, po përgatit të rrisë çmimin e energjisë.

Nuk e thotë. Thotë mesatarizim. Ça do me thënë mesatarizim?! Dmth rritje apo ulje?””, theksoi Basha në bashkëbisedimin me qytetarët.

Nisur edhe nga mbyllja e Universitetit të celur në Dibër, Basha tha se Qeveria nuk do qytetarë të lirë, nuk do qytetarë të ditur, nuk do qytetarë të arsimuar, nuk do qytetarë me mendje të pavarura, do papagaj.”

Studentët, të paktën 2000 vetë do përfundojnë në bulevard dhe do vish ti shikosh çdo ditë”!

Studentët duhet t’i prijnë të gjithë qytetarëve me guximin e tyre dhe ne do na keni në krah, ne do na keni në ballë të protestës tuaj”, theksoi kreu demokrat.

Banorët e Peshkopisë i bënë të ditur  Basha se ka rënë fuqia blerëse dhe nëpër dyqane janë shtuar aq shumë listat sa po i çojnë dhe subjektet tregtare drejt falimentimit.

December 15, 2014 14:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*