Basha në “gjunjë” para Berishës, mbledhje për ndëshkimin e kryetarëve që kritikuan ish-ministrat

November 4, 2015 08:14

Basha në “gjunjë” para Berishës, mbledhje për ndëshkimin e kryetarëve që kritikuan ish-ministrat

A do të ndëshkohen kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe që sulmuan ish-ministrat e Berishës? Megjithëse kryetari Lulzim Basha thotë se në partia e tij është e hapur për debate, megjithatë, presionet dhe tensionet brenda selisë blu nuk mungojnë.

Vetë Sali Berisha e ka konsideruar të paarsyeshme sulmin ndaj ministrave. Kryetari i ri i PD ka mbledhur dje bashkëpunëtorët e tij, të caktuar për të ndjekur, drejtuar dhe monitoruar proceset e analizave të humbjes në çdo degë të Partisë Demokratike.

Sipas burimeve që citon “Sot”, në fokus të mbledhjes urgjente ka qenë fati i kryetarëve humbës dhe rebelë, të cilët pasi fyen ish-ministrat e Berishës, mënjanuan edhe deputetët nga mbledhja e Kryesive të degëve, ku janë zhvilluar analizat e humbjes së zgjedhjeve. Mbledhja ka ardhur në kuadër të dërgimit në selinë qendrore të PD, të dosjeve të mbledhjeve të disa degëve të partisë.

Mësohet se Basha ka qenë i mendimit, për ndëshkimin e atyre kryetarëve lokalë, të cilët kanë sulmuar ish-ministrat dhe kanë mënjanuar deputetët. Kryetari i PD, pas shqyrtimit të dosjeve të analizave, pritet t’i propozojë Kryesisë së madhe të Partisë Demokratike shkarkimin e disa prej kryetarëve të degëve, të cilët tashmë janë pjesë e një liste të zezë. Sipas burimeve, nuk do të largohen vetëm tre-katër kryetarë, për të cilët kanë pasur një kërkesë për shkarkim nga ana e Kryesisë së degës, por në listë do të jenë edhe kryetarë të tjerë me bilanc negativ në zgjedhje.

Para mbledhjes së Kryesisë së madhe, që pritet të zhvillohet në ditët në vijim, Basha ka mbledhur dje në selinë blu dy nënkryetarët që kanë mbikëqyrur procesin e analizës në çdo degë dhe disa të deleguar.

Në mbledhjen e djeshme në SHQUP ishin dy nënkryetarët, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe një pjesë e të deleguarave në fushatë, si Fatbardh Kadilli, ndaj të cilit janë hedhur akuza për shitje të këshilltarëve të djathtë të Bashkisë së Beratit, Arben Imami koordinator i fushatës zgjedhore në Shkodër, Astrit Veliaj etj.

Burime pranë PD, bën me dije se Basha dhe të pranishmit kanë diskutuar për të ardhmen e kryetarëve të degëve që kanë sulmuar ish-ministrat e Berishës, por edhe për ata që kanë humbur në zgjedhje. Kjo ishte një mbledhje parapërgatitore për vendimet që do të merren në mbledhjen e paralajmëruar në ditët në  vijim. Tashmë, pothuajse të gjitha degët kanë përfunduar analizën dhe janë dokumentuar të gjitha debatet dhe propozimet. /Dita/

November 4, 2015 08:14
Komento

1 Koment

  1. i ri November 4, 13:34

    Basha eshte dhe kaqene me pare por edhe me von, bishti i sali pashes.Nuk ka p.d. te pamvarur,nje parti qe nuk ka per tu reformuar pa u ckulur qe andej kanceri Berisha,,,, !!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*