Basha në Konventën e Demokratëve në SHBA, takon Fleckeinstein

July 26, 2016 15:35

Basha në Konventën e Demokratëve në SHBA, takon Fleckeinstein

Partia Demokratike ka njoftuar pjesmarrjen e kreut demokrat Lulzim Basha në Konventën e Demokratëve në Filadelfia të SHBA.

Basha ka zhvilluar takim me senatorë e kongresmenë në Konventë si dhe me drejtues të Partisë Demokratike në SHBA.

Basha ishte i ftuar gjithashtu edhe në forumin e Liderëve Botërorë.

Mësohet se Basha ka takuar edhe eurodeputetin Knut Fleckenstein, të cilit i ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e dhënë në procesin për reformën në drejtësi.

Në Konventë pritet që Hilary Clinton të marrë emërimin si kandidate për presidente.

July 26, 2016 15:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*