Basha: Në Kurbin nuk do ketë zgjedhje, Meta të tërheqë bandat në Vorë

June 18, 2015 22:49

Basha: Në Kurbin nuk do ketë zgjedhje, Meta të tërheqë bandat në Vorë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se nuk do të ketë zgjedhje të dielën në Kurbin dhe se ato do të përsëriten në një moment tjetër. Një deklaratë e tillë është dhënë në emisionin “Opinion”.

Të dielën nuk do të ketë zgjedhje në Kurbin, – tha kryetari i opozitës. – Do përsëriten në një moment tjetër. Ta harrojnë ata se do e marrin Kurbinin në tavolinë. Do marrim të gjitha masat që të mos ketë farsë, por zgjedhje në Kurbin. Kundërshtarët tanë ta dinë se nuk kanë për të kandiduar në Kurbin”, paralajmëroi Basha.

Ndërkaq shefi i opozitës ka akuzuar Ilir Metën se ka aktivizuar bandat e tij në ato njësi vendore ku garojnë kandidatët e LSI-së. Basha i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit që të tërheq bandën e “Xhabaftëve”, nga Vora.

Ilir Meta të tërheqë bandën e Xhabaftëve në Vorë! Ky mendon se mund të qëndrojë në politikë me aktivizimin e bandave. Ilir Meta ka çuar në Kamzë një kandidat maskara, se LSI-ja është streha e maskarenjve, – vazhdoi Basha. – Vëllai i kandidati të Kamzës,  është personi që ka vjedhur 2 milionë euro tek stacioni i trenit, por qytetarët e Kamzës e dinë shumë mirë dhe këtë do e shohim me 21 qershor. Këta e kanë mendjen se çfarë të kapin, por çështja është se çfarë do japësh. Ata duan të kapin me çdo kusht pushtet. Kjo nuk është gara e Partisë Demokratike. Preokupimi i Lulzim Bashës është që të shpëtojë njësitë vendore nga kthetrat e këtyre”, ishte thirrja që bëri Lulzim Basha.

June 18, 2015 22:49
Komento

1 Koment

  1. kurbin June 19, 09:08

    cfare thote mor jahu?? eshte ne vete?? kush mendon ky se eshte dhe me menyre prepotente thote qe sdo kete zgjedhje ne nje vend?!!! ai nese nuk deshiron te marri pjese le te mbledhi banden e vet dhe te shkoj te merren me bizneset e tyre private sepse ne asnje menyre qytetaret nuk do lejojn lulin ta kthej vendin ne biznes te tij qe mund te diktoj cfare behet dhe cfar jo!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*