Basha në PPE: Rama nuk do konsensus për drejtësinë

January 29, 2016 15:09

Basha në PPE: Rama nuk do konsensus për drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane, ku edhe mbajti një fjalë. Basha ka theksuar se korrupsioni në vend mbetet në nivele të larta, ndërsa u ndal edhe tek reforma në drejtësi.

“Në vitin 2015 rreth 400 milionë euro i munguan buxhetit të shtetit vetëm nga doganat dhe tatimet.  Shqetësim është rritja e borxhit publik nga 62% në 74% . 1.1 miliard euro ka marrë borxh qeveria” tha Basha. Ai thekson se nuk ka asnjë investim publik.

Basha u ndal dhe tek krimi i organizuar. “Bandat janë ato që bëjnë ligjin, theksoi zoti Basha sepse kanë mbështetjen e pushtetarëve. Kjo situatë e paprecedentë në këto 25 vite e bën dhe më të domosdoshme dhe imediate reformën në drejtësi e cila është peng i vullnetit të munguar të Edi Ramës”, theksoi ai.

Ai shtoi se vetë mazhoranca është e përçarë në dy drafte pasi  “Rama nuk do konsensus, sepse synon kapjen politike të drejtësisë. Kjo, theksoi lideri i opozitës, do të ishte fatale për vendin sepse përtej kapjes politike do ta vendoste drejtësinë në funksion të bandave dhe krimit që sot bëjnë ligjin në vend”.

“Partia Demokratike është e vendosur për reformën në drejtësi pasi ajo është përcaktuese në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sy problemet më të mprehta të Shqipërisë nën qeverisjen Rama dhe njëkohësisht dy kushte për integrimin evropian të vendit”, shtoi gjithashtu. /Dita/

January 29, 2016 15:09
Komento

1 Koment

  1. LULI-21 NJISHIT January 30, 09:47

    edhe ti smerlap flet per reformen vrases mordenar hollande

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*