Basha në Sarandë: Rama na ka vjedhur Shqipërinë, ikja e tij është objektivi i parë i opozitës

July 26, 2019 19:56

Basha në Sarandë: Rama na ka vjedhur Shqipërinë, ikja e tij është objektivi i parë i opozitës

Lideri i Partisë Demokratike, vijon t’i referohet drekretit të 10 qershorit të Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve. Nga Saranda, ku ishte në një takim elektoral, Basha tha se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit e ndërsa ka ripërsëritur kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme, pa kryeministër Edi Ramën. Sipas tij, ky është objektibi i PD-së dhe i opozitës së bashkuar.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, deklaroi gjatë takimit me strukturat e partisë, se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme dhe si të tilla çdo produkt i tyre është nul dhe antikushtetues.

“30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese. Me 10 qershor, i vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm. Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë, të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëve, siç e kanë mësuar tashmë gjithë bota”,vuri në dukje shefi i opozitës nga Saranda.

Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është fajtori kryesor për shkatërrimin ekonomik që i ka bërë vendit, e ndërsa ka shpalosur programin e tij ekonomik.

 “Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë vjen nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga qeveria me një grusht klientësh. Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ja ka dhënë me vendime speciale oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Deti ka qenë i shqiptarëve, bregdeti është i shqiptarëve por Rama ja u ka bërë dhuratë oligarkëve. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të privatizohet deti dhe bregdeti. Deti duhet të ishte burim mirëqenie, burim të ardhurash për të gjithë shqiptarët. Por tani është vetëm për milionerët”, tha Basha.

e.t./dita

July 26, 2019 19:56
Komento

4 Komente

  1. Lul kastraveci pa fara July 26, 20:12

    Edi rama ka vjedh Shqiperin dhe ti i bie te kesh vjedh edi ramen me gjthe ate pasuri qe ke….

    Reply to this comment
  2. demo July 26, 21:28

    Ti je mesuar te ta bejne nusen gati,me paje me pasuri.
    Je mesuar te tregosh cilen ministri do,qe ajo te behet e jotja.
    Je mesuar te marresh trashegim partine.Maloku per ty mohoi birin e vetem,,qe e ka degdisur neper bote me te bijen e Mevlanit
    Tani i thua Rames:Ik ti,te ulem une!Po Rama si ty eshte per vete.
    Edhe AY eshte i perkedhheluri partise,edhe ate e mori Fatos Nano me thonj paprere dhe e beri minister,anetar partie,kryetar partie dhe vete po bredh neper bote si cifuti ne shkretetire.
    Rraca juaj nuk heq dore kollaj nga karrikja.
    Prandaj vetem plumbi ben derman.Per plumb ti te ha mutin,prandaj rri aty ku je,se Rama,Erdogani ,Putini dhe Kim Jungu vetem zoti i rezon nga karrikja.

    Reply to this comment
  3. SPAK-u ju pret, shtepia pa qira ju fton July 26, 21:49

    Po kus do ti beje ato zgjedhjet qe pretendojne keta me 13 tetor? Une çuditem se KQZ e mbylli kete çeshtje edhe ligjerisht. Vetem nese i organizon Iliri me Moniken. Po ligjin kushtetues per te zgjedhur presidentin nga populli kush do ta beje, se keta nuk jane deputete?! Po mazhoranca qe eshte solide ne parlament kush do ta rrezoje qe te bejne zgjedhje te parakoheshme?! Jane gjithe keto pyetje qe duan pergjigje ligjore. Pergjigja ime eshte: Zgjedhjet lokale u bene me 30 qershor me dekrete te presidentit dhe dakortimin e paleve, eshte tjeter pune qe ata pane enderr naten, zgjedhjet e tjera te pergjitheshme po vijne ne 2021, qershor do jete, por president do jete nje tjeter. Dhe e fundit, e shohin qe ngelen pa hiç dhe kerkojne ate qe s’e marrin dot. Rruge te mbare me gjithe presidentin apo dhe Lulezimin e Moniken; ndryshime do te kete ne udheheqje e politikes shqiptare te ish opozites para janarit.

    Reply to this comment
  4. Mjaft me dengla ju qe vetem lemsh beni dhe nuk ndihmoni July 27, 20:06

    Ik ore pirdhu ti sepse mediat e blera nga Rusia po bejne pershesh boten dhe ju liberalet idiot vazhdoni me te drejtat e leshit. Cambridge Analytica beri lemsh zgjedhjet ne SHBA, Brexit, dhe dhjetar vende te botes, perfshi Shqiperine, dhe njerezit humben te drejten per zgjedhje te lira dhe ju nuk beni asgje por i late te nderhyjne dhe te shkaterrojne zgjedhjet. Ligji i qeverise adreson pikerisht kete problem, nderhyrjen e Rusise dhe vendeve diktatoriale qe shfrytezojne lirine e Facebookut te vjedhin miliona te dhena te qytetareve te botes per te nderhyre ne zgjedhjet me hakerat e tyre me mashtrime dhe vjedhje e-mailesh dhe poshtersi te tjera. Nuk kemi nevoje per denglat tuaja qe vetem sa i perkeqesojne problemet. Ky ligj eshte marre nga vende europiane dhe jo nga ato afrikane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim