Basha në takimin e Partive Popullore Evropiane në Madrid

October 21, 2015 09:08

Basha në takimin e Partive Popullore Evropiane në Madrid

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që zhvillohet në 21 dhe 22 tetor në Madrid, Spanjë

Në këtë kongres ‎do të trajtohen një gamë e gjerë e sfidave me të cilat përballet Evropa sot, nga siguria tek rimëkëmbja ekonomike. Sipas Partisë Demokratike, Kongresi do të fokusohet në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të tilla si migrimi dhe lufta kundër terrorizmit, si dhe çështje të një rëndësie të madhe në axhendën evropiane si rritjen, punësimin, një treg dixhital të përbashkët, ndryshimet klimatike dhe partneritetin midis Evropës dhe SHBA.

Kongresi do të zgjedhë drejtuesit e rinj të PPE,  Presidentin, zv/presidentët dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Për herë të parë Partia Demokratike e Shqipërisë merr pjesë si anëtare me të drejta të plota e PPE-së dhe do të ushtrojë të drejtën e votës.

Në kongresin e PPE-së Madrid do të ketë rreth 3.000 pjesëmarrës, mes të cilëve  750 delegatë, krerë  shtetesh dhe qeverish anëtare të BE-së, si kancelarja Angela Merkel Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe një sërë kryeministrash.

PPE ka 75 parti anëtare nga 40 vende. Nga radhët e saj janë zgjedhur kryetarët e Komisionit Europian dhe Këshillit Evropian. PPE ka dhe  grupin më të madh në Parlamentin Evropian. /Dita/

 

 

October 21, 2015 09:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*