Basha në Vlorë: Rama e shet sapunin për djathë

June 16, 2017 12:50

Basha në Vlorë: Rama e shet sapunin për djathë

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shpalosur programin e PD-së në qytetin e Vlorës.

Program, që sipas tij, do të garantojë një ekonomi në rritje, rritje pensionesh, stazhet për të rinjtë, mundësi për studentët, gjithçka që ka funksionuar në Evropë dhe do të funksionojnë edhe në vendin tonë.

Me tone ironike ai theksoi se kryeministri Rama kërkon një timon lodër, që të luajë vetë edhe njëherë në kurriz të shqiptarëve, e të varfërisë së tyre.

Ai iu drejtua Ramës me një ftesë, duke i kujtuar sërish përballjen në një debat.

“Edi Ramës i them, e di që s’merr vesh nga ekonomia, jo vetëm se ke injorancë në ekonomia, por se me premtimet e shet sapunin për djathë shqiptarëve. Tani, dil para shqiptarëve në debat, dalim në debat, dhe t’u tregojmë bashkë të vërtetat e dhimbshme të 4 viteve dhe të pranosh, si po e pranon, edhe pse pa zë, se e vetmja zgjidhje është numri 6, është PD, plani im ekonomik, republika që po vjen, rreth të cilës po bashkohen gjithë shqiptarët”, tha Basha.

 

 

June 16, 2017 12:50
Komento

2 Komente

  1. Aliu nga Selenic June 16, 18:11

    Cjane keto budalleqe te Bashe lulit.! Keto rrena me bishte i ben luli per at te mjere qe vertet e hajen genjeshtren e Lulit.
    Po si more te mjere a ishte Lul Basha 8 -vjet ne pushtet.? A e beri rrugen e kombit dhe e la pergjysme dhe vodhi gjysmen e parave.?
    Keto nuk jan shpifje pore denancime nga kontrolli i shtetit edhe nperse vet PD ishte ne pushtet. Pra Qeveritari i PD-se e ka proqedyar Bashen si hajdute.
    Sote ky injorante hiqet sikujr ka ardhur nga ndonje planet tjeter.
    Jo Jo o Injorante ketu ishe dhe ti je nje kokerr mashtruesi qe nuk merre vesh fare nga ekonomia.
    Ke qen 8-vjet ne qeveri dhe e bet katrahure kete vende. Edhe ato rruge i late pa i perfundusar dhe mme nje mal me borxhe.
    Sote kush po e shte sapu7nin per Djath ti Basha apo Rama. Rama ka suksese ne shqiperin Urbane ndersa ti ke vetem genjeshtar te turpshme.!

    Reply to this comment
  2. optimizem per vendin June 16, 18:35

    Filloi si Saliu ky: republika ime, qeveria ime, gruaja ime, plani im etj. Mire gruan se nuk ta marrim, por te tjerat , Luli, jane dhe tona, apo jo?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*