Basha nga Berati: Kjo është mazhoranca e mashtrimit

January 15, 2014 20:39

Basha nga Berati: Kjo është mazhoranca e mashtrimit

Lulzim Basha nga qyteti i Beratit, ku ka marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar për 23-vjetorin e krijimit të degës locale, ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë duke e cilësuar atë si mazhorancën e mashtrimit më të madh në historinë e pluralizimit shqiptar.

Pasi u ndal në situatën politike dhe ekonomike në vend Basha pohoi se kjo mazhorancë tashmë mund të thuhet se u instalua në pushtet nëpërmjet mashtrimit. “Të gjithë jemi dëshmitarë të premtimeve të bujshme të bëra gjatë fushatës elektorale, ku u premtua se do të hapeshin tre qind mijë vende pune. Se do të kishte ulje çmimesh, taksa të ulëta, legalizimet do të ishin falas, se shëndetësia do të ishte falas. Sot, katër muaj pas ardhjes në pushtet nuk jemi vonë dhe nuk jemi as herët për të gjykuar, pasi prespektiva është më e zymtë se kurrë. Faktet flasin, qeveria dështoi me projekt-buxhetin, dështoi me aksionet e saj, po dështon me rendin, dështoi me ligjin për nënpunësin civil, gjë e cila fakton ligjërisht se kjo është mazhoranca më e madhe e mashtrimit në historinë e pluralizimit shqiptar.

January 15, 2014 20:39
Komento

1 Koment

  1. sopiqoti January 19, 20:37

    O Luli ! Kjo mazhorance do te jete “e mashtrimit ” po nuk te shpuri ty dhe Sali Berishen prapa hekurave te burgut.Mblidhe mendjen kur flet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*