Basha nga Vlora: Rama nuk e do Vettingun, vendi në emergjencë

September 20, 2018 10:43

Basha nga Vlora: Rama nuk e do Vettingun, vendi në emergjencë

Kryedemokrati Basha deklaroi nga Vlora se vendi ndodhet në emergjencë kombëtare.

Sipas tij, në vend nuk ka më gjykata dhe as prokurorë për të gjykuar bandat.

Për sa i përket çështjes së Teatrit, ai theksoi se ai nuk është gjë tjetër veçse ligji “Fusha” për grabitjen e Teatrit. Veç kësaj, Basha shtoi se Rama nuk e do ‘Vettingun’ në politikë.

Në krah të Bashës ndodhet kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

“Ndërsa ne jemi mbledhur në këtë sallë, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë një mazhorancë e korruptuar dhe inkriminuar deri në palcë po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë 300 vjeçare të Europës. Edi Rama, hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një luftë delesh u kapën flagrant në aktin e vjedhjes përmes procedurës së përshpejtuar dhe ligjit special Rama-Fusha për grabitjen e pronës publike dhe Teatrit Kombëtar.

Ata kanë si qëllim që së bashku me mafien e drogës dhe përfaqësuesit e tyre në industrinë e ndërtimit të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milion eurosh. Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që se kupton më që Edi Rama është hajdut me damkë, qëllimi i vetëm i të cilit është të mbahet pas karriges për të zhvatur edhe centin e fundit dhe pasurinë e fundit publike të shqiptarëve”, deklaroi Basha.

Opozita e Bashkuar ka zgjedhur Vlorën dhe jo Parlamentin, sipas tyre për të të qëndruar atje ku njerëzit janë të rrezikuar dhe të pasigurt nga bandat dhe jo në godinën ku bandat përfaqësohen nga qeveria…

l.h/ dita

September 20, 2018 10:43
Komento

4 Komente

  1. enverdjali September 20, 11:16

    Ky Shpetim Idrizi o eshte budalla ose ben vete si budalla. Po mire more idriz Çami ke mbi 15 vjet qe shkon sa te njeri e te tjetri e kushdo nga ata qe vjen ne pushtet dhe ngre ceshtjet e çameve greku i thote JO. Akoma se ke kuptuar qe ceshtja e juaj nuk behet, ose me sakte nuk behet keshtu si e kerkon ti !?

    Reply to this comment
  2. Dulla September 20, 12:42

    Basha tronglli. Vete flet, vete vendos e vete vulos.

    Reply to this comment
  3. Lume Kryemadhi September 20, 13:22

    Shifni baxhellen hajdute manekine te Ilir floririt hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Reply to this comment
  4. Kris 1 September 20, 14:17

    Topi bam e Lulja tutje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim