Basha ngre tonet: Si do ta rrëzojmë “Republikën e Vjetër”

May 14, 2017 12:14

Basha ngre tonet: Si do ta rrëzojmë “Republikën e Vjetër”

 

Një ditë pas protestës së 13 majit në bulevard, kreu i PD, Lulzim Basha tha nga çadra e lirisë, se zgjedhje në 18 qershor me këtë qeveri nuk do të ketë.

Ai tha se Republika e Re që u shpall ditën e djeshme kërkon tranzicion të butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha u shpreh se nëse maxhoranca nuk pranon dialogun dhe ti hapë rrugë zgjidhjes së butë, “Republika e Vjetër”, siç e quan Basha, do të përmbyset.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje fasadë, nuk do të ketë parlament të diktuar nga krimi dhe droga, nuk do të ketë kurrë zgjedhje pa popullin, pa opozitën zgjedhje moniste nuk do të ketë më.

Republika e re e cila së shpejti do të zhvendosje institucionalisht të vjetrën që po bie kërkon tranzicionin e butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që mund të sigurohen përmes një qeveri teknike që lufton drogën dhe jep garanci përmes reformë zgjedhore numërimit dhe votimit elektronik.

Republika e re e ka nisur rrugëtimin e saj, nuk ka hap prapa. Nëse republika e vjetër e krimit dhe e vesit nuk tërhiqet nga plani ogurzi dhe i papranueshëm për shqiptarët për të bërë zgjedhje fasadë, për të zgjedhur parlament me diktatin e drogës dhe jo me votën e lirë të qytetarëve, për tu angazhuar në një proces farse elektoral monist, nëse nuk pranon përmes dialogut politik t’i hapë rrugë zgjidhjes me zgjedhje të lira e të ndershme, republika e re do të marrë në dorë me të gjitha format dhe mënyrat fatet e qytetarëve, institucionet, kushtetutën e re dhe së bashku paqësisht, por me vendosmëri do të përmbysim republikën e vjetër. 

Nëse kjo qeveri nuk i hap rrugë atëherë qytetarët e Republikës së Re në mënyrë paqësore, por totale do të përmbysin republikën e vjetër. Me popullin nuk luhet më. Ose përmes zgjedhjeve të lira ose përmes përballjes së të vjetrës me të renë, kjo rrugë do shkoje deri në fund.

Ajo qe nisem dje nuk do të ndalet. Zgjidhja e parë ishte të ulnim kokën të pranonim shtypjen e Republikës së vjetër. Përgjigjen për këtë republika e vjetër  e mori dje me bashkimin e qytetareve: kurrë!

Zgjidhja e dytë është ose do e çmontojmë krimin dhe do rikthejmë pushtetin dhe Shqipërisë qytetarëve për zgjedhje të lira e të ndershme ose do ta përmbysim Republikën e vjetër përmes marshimit, bashkimit, qëndresës popullore të qytetareve shqiptare. Rrugë tjetër nuk ka. Në një forme apo tjetrën droga dhe krimi do çmontohen dhe Republika e vjetër do të përmbyset”.

May 14, 2017 12:14
Komento

1 Koment

  1. Lymi May 14, 17:33

    Ik ore hajvan, si kane nerva e te degjojne ato hajvanet e tjere qe te vijne rrotull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*