Basha nis të kërcënojë me shifra, Rama merr frymë i lehtësuar: Ja hodhëm

March 19, 2019 11:31

Basha nis të kërcënojë me shifra, Rama merr frymë i lehtësuar: Ja hodhëm

TIRANË- E kishte nisur për një vizitë të shkurtër, por sipas burimeve osumase për Gojët e Liga, kryeministri Edi Rama është dystuar në Berat.

Madje menjëherë pas protestës së të shtunës, Edi ndërroi planet dhe shtroi një darkë të madhe, duke vënë në sfond këngën e famshme të Sanremos, “Anës e pas anës oooo, lumit të fshatit tim”.

Se thellë-thellë, Rama e ka origjinën nga Berati.

Pasi u ulën të gjithë të pranishmit, Rama ngriti një dolli:

-Hajde gëzuarshi djema, gëzuarshi! – Dhe ftoi Erion Braçen:

-Tani o nipçja i Bamkës, merrja një herë asaj të Durballiut!  

Ndërsa Braçe filloi këngën me zërin që i dridhej, shihte me bisht të syrit shefin që ishte vërtet në qejf; hidhte dy pika raki në dorë, fërkonte pëllëmbët dhe i merrte erë: “Mmm, ballë kazani qenka kjo raki o Taulant!”

Ahengxhinjtë u shkriftuan nga lezeti i Edit, po prapë diçka i mundonte. Ka marrë ndonjë lajm të mirë vallë? Është liruar prapë tenderi i Unazës së Re? I ka dërguar Merkeli ndonjë emoji në whatssup? Apo Erdogani i ka çuar ndonjë pako llokume dietike?

Detyrën e vështirë për të hedhur pakëz dritë, kuptohet, e mori përsipër Taulanti ballë kazani. Ai gjeti një moment që Braçe po mbushej me frymë pas këngës së vështirë me tonalitet sopranoje, dhe e pyeti:

-Edi efendi, ti e di që unë për ty shkoj në hell gjithë kopetë e Librazhdit, Elbasanit dhe Beratit bashkë… Po elektorati i tavolinës është kurioz: Ç’hair haber more që na e shtrove kështu?

Rama qeshi me babaxhanllëkun e tij klasik, dhe i shpjegoi:

-Eh mor Taulant, more zuzar, more bilbil gjyzar! E para, këtë tavolinë na e shtrove ti, se unë jam buxhetor!

-Si urdhno – u përtyp Taulanti, që desh i hyri gjuha brenda teksa bënte një hesap me mendje.

-E dyta, e dëgjuat që Luli 7×7=42-shi kërcënoi sot në drekë se numërimi mbrapsht për mua ka filluar? Do jemi rehat edhe për dy vjet! Po filloi Luli të merret me shifrat, do bëhet lëmsh i ziu dhe s’do mbarojë as më 2025-ën! Hajde gëzuar!

*****

Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike që këshillon të merret seriozisht aritmerika 

March 19, 2019 11:31
Komento

6 Komente

  1. emigrant March 18, 20:07

    Bellissima !!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. Mos merrni zorzope per shembuj se i bi keq March 19, 01:08

    Nese nuk gaboj, ai qe porositi kengen e durbanlliut i mbeten breket varur e u palos si derri ne lluce. Dhe bilbil qyzari nga Librazhdi, e la ustain e vjeter dhe doli partizan me shoket.

    Reply to this comment
  3. Niko March 19, 09:37

    Mbase shembulli ilustrues me zorzopet eshte tamam, jo gabimisht I zgjedhir….

    Reply to this comment
  4. intelektuali March 19, 11:08

    Gojet e Liga gjithashtu tregojne se ne fund te darkes famoze ne Berat, pas kenges se durbanllinjve, Edi Rama u u mallengjye nga kujtimet dhe deklaroi:

    “Babi im, Kristaqi qe ishte besnik i Enverit dhe per te vertetuar besnikerine e tij ndaj kauzes dhe Partise formosi varjen ne litar te nje pisi disident antikomunist dhe antienverist, pra Kristaqi me ka thene qe te mos i besoj kurre as armikut te kllases, por edhe as mikut qe te puth bythen e te ledhaton si puna juaj, por Kristaqi ishte burre me lesh ne ture dhe mbaj mend qe me thonte vazhdimisht kur divorcohesha nga grate e mia si “armiku ne shtrat”:

    RESPEKTOJI DHE DUAJI FEMRAT SE JANE MREKULLIA E ZOTIT

    dhe:

    Filloi te qaje dhe ngasherim te thelle saqe befasoi jashtezakonisht shume te pranishmit dhe nderkohe qe Taulanti me Bracen nuk po dinin se cfare te benin ne kete situate te paptritur dhe paparashikuar, ja befi Skenderbesha Spiropali e armatosur me nje qese me facoleta firmato ne dore dhe i tha:

    BOSI YNE, SKENDERBEU I PARTISE FSHIJ LOTET ME KETO FACOLETA SEPSE LULZIM BASHA ESHTE DORA JONE DHE E KEMI NEN KONTROLL TE PLOTE!

    Duke shtuar per ta qetesuar Edvinit qe e shikonte me sy te zgurdulluar nga lotet:

    NUK E PE SI BASHA FSHIU TEC-IN E KORCES SI NJE “INVESTIM MAFIOZ” SAPO TI E HAPE GOJEN PER ANULLIMIN E PROJEKTIT DHE PREMTON ULJE TAKSASH DHE TATIMESH PER DALLKAUKET NJESOJ SI NE?

    Reply to this comment
  5. HOMORA March 19, 12:53

    epo partia pin e kendon
    populli qan e vajton
    epo partia q… e gezon
    populli paçamurit rripin shtrengon
    epo partia dhjet e pellet
    populli deri ne fut ne zi e siklet
    epo partia me harem e gallat
    populli luge zbazur permbi pjat
    ahj te na rroi partia dhe enveri
    se per ramen popullin ne palc e therri.

    Kur do zgjohet shqipetari e te kerkoje RIP apo RIQ.
    DEMOKRACIA=PUSHTETI POPULLIT
    DEMOKRACIA=POPULLI KOMANDON

    Pra ramaqia+saliqia kane oazurpuar me tiranine e tyre pushtetin e popullit,populli eshte punedhenesi tyre dhe jo e kunderta.
    Pra ne Berat i takonte POPULLIT tja jepte ISOS me RAKI.
    Ne djall oligarshia politike-finaciare dhe klika e kasta e tyre apollogjike fanatike ideollogjike e simpatizimi i klaneve politike-mafioze!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim