Ngritja e një ylli

Arben Duka March 31, 2016 11:56

Ngritja e një ylli

Nuk është histori e Lulit,
ngritja e një ylli,
sepse Lulashit të shkretë,
i ka humbur filli!

Nuk është e udhës t’i themi,
se është një idiot,
po mufkat që thotë ai,
asnjeri s’i thotë!

Liliputit po i duket,
se po bën beteja,
ndaj dhe kontribuon për gjuhën,
me terma të reja!

Pushtetarët kësaj radhe,
i ka bërë sus,
u thotë-jini terroristë,
po dhe kushtetus!

Nga goja e Lulit doli,
ky term i çuditshëm,
herë e parë që po dëgjojmë:
“Terroristë të ligjshëm!”

Po e pyes ashtu kot,
Luli shakatorin,
ku e sheh-more idiot,
ku e sheh terrorin?!

Ku e sheh ti sot terrorin,
o djali me bojra,
nëpër kodrat e liqenit,
në një park me lojra?!

Ku e sheh ti sot terrorin,
gazep i gazepit,
te parku ku provokohet,
Polici e Shtetit?!

Ke të drejtën legjitime,
të jesh zemërak,
po çdo ditë na shpalosesh,
dhe më qesharak!

Sot thua që do votojmë,
Byronë e Hetimit,
pas një dite thua: “Jo!”,
biri i Nastradinit!

Sot do votojmë reformën,
ne tabori blu,
po të nesërmen ja dredh,
edhe Zotit Lu!

I mbush ditët e shqiptarëve,
me çaste komike,
kur kërkon zgjedhje të reja,
qeveri teknike!

Pas një ore del Saliu,
si një re kozmike,
do urgjent zgjedhje të reja,
po nuk do teknike!

Qorrsokaku i PD-së,
në anë të përroit,
ku Luli i bie gozhdës,
dhe Sala patkoit!

Bam aty e bam këtu,
me zhurmë e me bujë,
po i gjithë tabori blu,
sot është në rrëmujë!

Gjer tek derë e policisë,
fole për taborrë,
kur ta zunë Strazimirin,
me preshë në dorë!

Në dhomat e izolimit,
hyre nëpër natë,
dhe pse ligji ta ndalon,
se s’je avokat!

Vajte me këmbët e tua,
tek dyert e rënda,
vajte që vajte-o Luli,
pse s’të mbajtën brënda!

Arben Duka March 31, 2016 11:56
Komento

6 Komente

  1. shqipe March 31, 13:10

    C’do dite lyer pende korbi…
    ( Mbi kercu i celur syth!)
    Hak e ka,them, bukuroshi
    Qe t’a ( …. ), nje here ne (…..)

    Reply to this comment
  2. Iliri tjeter March 31, 13:54

    Po ja sipas kerkeses te Lulit, shiko o parodist se cfar beri Valentina Leskaj dhe ai tjetri Suli. Fjala e kujt doli?

    Reply to this comment
    • Iliri (jo tjeter) March 31, 21:53

      Leskaj eshte zonje e nderuar. Po ashtu edhe Suli eshte njeri me integritet. Kjo nuk eshte leshim ndaj Lulushit por nje iniciative per tja djegur kartat ne dore Lulushes dhe bandes kriminale te SHQUP-it qe gjen pretekste per te shtyre Reformen ne Drejtesi ne kalendat greke. Kupto o tjeter Ilir

      Reply to this comment
  3. Mark uk March 31, 17:58

    Poetaruc partiak dihet se jeni.
    Bejtet tuaja jan me name
    Shkoj e i vjerri ne zyrhane(wc)
    Sa her shkoj atje me dhie
    Me bjen ndermen per zotnin tane.

    Reply to this comment
    • shqipe April 1, 02:42

      Edhe une a lume miku
      Si ha e fryhem ne darke!
      Ne sabah,bythe nje fiku
      Ngulem,si mbi ty, o Mark!…

      Dhe keput nja tre bastun…
      (Te tre me syfetin tend!)
      O Marku sales merhume
      une te kerrej te gjalle, ne kembe!…

      Reply to this comment
    • shqipe April 1, 10:28

      Edhe o lume miku
      Kur ha,sa ngopem me darke!
      Ne sabah,by the née fiku
      ndulem,si mbi ty, o Mark!

      Dhe keput nja tre bastun…
      Jane orrnok, si ti ne kembe!
      O Marku plakut merhum
      As per pleh s’te do ky vend!.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*