Basha: Nuk do të ketë kthim pa nxjerrë kriminelët nga vendimmarrja
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se mazhoranca ka dëshmuar mungesë të theksuar vullneti për zbatimin e marrëveshjes për dekriminalizimin.
Nga Madridi ku po merr pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane, ia ka theksuar se ka marrë mbështetjen e drejtuesve të lartë të institucioneve të BE-së për këtë proces. Rikthimi i vendimmarrjes qytetarëve dhe jo klane kriminale është objektivi ynë, tha Basha.
“Ne jemi te vendosur për kalimin e ligjit për dekriminalizmin dhe ç’është më e rëndësishmja implementimi i këtij ligji, nxjerrja e kriminelëve jashtë nga Kuvendi, jashtë nga zyrat e kryetarëve të bashkive. Rikthimi i vendimmarrjes qytetarëve dhe jo klaneve kriminale që e kanë zaptuar për të rrjepur popullin, asetet publike, pasuritë publike dhe vendimmarrjen publike është misioni ynë”, tha Basha.
Lidhur me çështjen e CEZ, zoti Basha ka shprehur dhe njëherë vendosmërinë e opozitës për t’i shkuar deri në fund zbardhjen e kësaj afere. Ndonëse projektligji për hetimin e saj është në Parlament-vijoi kreu demokrat- të njëjtat persona që e ndaluan me ligj hetimin e, aferës së CEZ-it po bëjnë gjithçka për të penguar zbardhjen e së vërtetës.
“KLSH tashmë ka treguar edhe përmes dokumentave zyrtare edhe fajtorët e parë, personat e parë përgjegjës që janë ministri përkatës dhe zyra e Avokatit të Shtetit. Sigurisht urdhri ka qenë një urdhër politik, këtë e kemi kuptuar, këtë madje edhe e kanë pranuar. Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë asnjë tërheqje të opozitës për zbardhjen e kësaj afere korruptive”, tha Basha. /Dita/
Luli,e paska gjetur alter egon e don Saliut ne Europe.
Ky kokoroc europian(keta lloj, te hane te gjalle,per interesin e bythes se vet) na ngre dhe serbes gishtin e miratimit me perfaqesuesin e bandes kriminale Vicidolase.
Meqense gomari e nxjerre te zotin,nga balta, ne vazhdojme te presim pa fund nga Likja i Cepanit dhe maxhordomi i tij min. i drejtesise(qe per qamet se ja mbaj mend emrin), dhe vetmitari Rame,qe te vendosin drejtesi ne Arnautistanin e ripushtuar.
O zot shpetoje me ne fund,kete vend te bukur europian,me qenie te nemura dhe te denatyruara!
THOTE KRMINELI LULEZIM BASHA QE VRAU NE 21 JANAR DHE QE VODHI 200-400 MILION EURO KOMBIT ME TE VARFER TE EVROPES.
A do vere zoti dore per kete bande kriminelesh qe bejne te zgjuarin sikur qajne hallin e p[opullit.Europianet a e pyesin kete kukull qe qesh se si u vrane ata kater te pa fajshen ne bulevard,po per vjedhjen e meleonave ne rrugen e kombit dhe me e bujeshmia tradhetia e faljes se hapesires detare Grekut.Me csy e faqe ky hipkrit hiqet sikur lufton per dekriminalizimin e politikes kur kupola e krimit ne Shqiperi jane vet shqupasit me Saliun ne krye.
Kape shpejt PADRINON TEND (SALEN) DHE PASTAJ SHKO EDHE TI NE BURG, QE TE CLIROHET KY VEND NGA MASKARENJTE, HAJDUTAT, KRIMINELAT DHE BANDITET QE PO E VARFERONJE KETE POPULL GJITHNJE E ME SHUM. LARGOHUNI DHE SHPORRUNI SA ME PARE NGA POLITIKA JU ZAGARE , SE JENI BERE NJE BARRE E VERTETE E KETIJ POPULLI.