Basha nuk komenton shembjen e pallatit të vjehrrit, akuzon qeverinë për administratën

Redaksia Online December 14, 2013 15:16

Basha nuk komenton shembjen e pallatit të vjehrrit, akuzon qeverinë për administratën

Ndërsa kompleksi “Jon” në Vlorë po numëron minutat e fundit të ekzistencës së tij në qytetin bregdetar para shembjes me tritol, kreu i PD Luzim Basha, është treguar i rezervuar përballë interesit të gazetarëve duke i orientuar për informacion në Kryeministri.

“Për këtë, pyesni ‘Arturo Ui-në tek Kryeministria”, tha shkurt Basha.

Në konferencën për mediat ai u ndal gjerësisht në denoncimin e shkarmit të punonjësve të adminsitratës publike. Në një konferencë për mediat, Basha akuzoi dyshen Rama-Meta për një fushatë masive spastrimi, ku sipas tij vetëm pranë PD dhe faqes online të saj kanë mbërritur 1189 ankesa. Megjithatë sipas tij numri total i të pushuarve nga puna shkon në 4500 të tillë.

“Zhbërja, paligjshmëria dhe arbitraliteti kanë shkëlqyer botërisht si tiparet e qeverisjes Rama këto 3 muajt e parë dhe në asnjë fushë më bidshëm sesa në fushën e spastrimit politik të admistratës publike, duke larguar profesionistët dhe duke punësuar në vend të tyre klientelën klanore nepotike dhe korruptive të dyshes Meta-Rama dhe në asnjë fushë më bindshëm se në spastrimin e administratës publike. 1189 është numri i të larguarve dhe shkarkuarve që kanë paraqitur ankesa. Por numri total po sipas informacioneve deri dje ka mbërritur në 4500.Por edhe spastrimet që janë ndërmarrë këto 3 muaj janë bërë në shkelje të hapur dhe në flagrante jo vetëm të ligjit të ri por të çdo ligji tjetër, në fuqi apo të vjetër, nëpërmjet mekanizmave antiligjorë të ndryshimeve artificiale të strukturave, duke ndryshuar emërtimin e zyrave por jo të funksioneve, duke mos paraqitur asnjë motiv ligjor”tha Basha.

Kryetari i demokratëve tha se spastrimet e paligjshme në administratën publike kanë vazhduar edhe dje, kur sipas njoftimeve Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e aktit normativ të qeverisë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, për rrjedhim anulimin e të gjitha efekteve që tashmë ky akt antikushtetues ka prodhuar përgjatë këtyre 3 muajve të qeverisjes.

Basha tha se PD-ja shume shpejt do te beje publike nje pakete masash me te cilen do t’i vihet ne ndihme personave qe jane hequr nga puna padrejtesisht, ndërsa garantoi se gjithe shkaktaret e paligjshmerise do te pergjigjen para ligjit.

“PD ka qënduar dhe vazhdon të qëndrojë në krah të burrave e grave që janë goditur nga paligjshmëria arrogante. Po përgatisim një paketë masash juridike dhe administrative për tu ardhur në ndihmë atyre që janë prekur nga këto veprime antiligjore i siguroj që shkaktarët herët a vonë do përgjigjen para ligjit. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që ata të përgjigjen para ligjit”- deklaroi ai.

Redaksia Online December 14, 2013 15:16
Komento

7 Komente

  1. Hollandezi Fluturues December 14, 15:30

    Beni mire qe do tu jepni ndonje ndihme financiare,por kryesorja do te ishte qe ti kualifikoni dhe ti edukoni me normat elementare te sjelljes.Vetem duke u riedukuar e rikualifikuar do te kene mundesi qe te provojne ne te ardhmen….megjithese eshte kontradiktore mendimi se jane te afte dhe pa aftesia per tu vet punesuar.Ne se ata qe hiqen do te ishin te afte nuk do ta kishin problem qe te gjenin nje pune tjeter apo te vetpunesoheshin,por ata kane qene vetem ushtare te SALIUT te cileve LULI po u hedh nga nje kocke qe ti therras per te lehur kur te kete nevoje…

    Reply to this comment
  2. Arber December 14, 16:16

    Ik ore pederast muti po ti sa puntor hoqe nga puna nga bashkia kur vodhe kryetarin e bashkis i ncore dhe nga zyrat me thun e me forc. ke goj e kerkon llogari ti pederast qe bashk me partin tende per 8 vjet dhe pastrueset hoqet nga puna e vut te gjith debilat e pd.

    Reply to this comment
  3. laraska December 14, 17:19

    E pse te komentoj Basha? Populli do ja paguaj gjithe demin ekonomik. Madje nese eshte e vertet qe kishte dhe probleme teknike, ne ne fakt i kemi bere nder Bashes sepse neser nese rrezohej pallate me njerez brenda, duhet te hanin burgun. Ai shkeli ligjin, ne ja paguajme me taksat tona krimin, ai asnje lek nga xhepi vet ndekrohe qe i ka mbushur me leket e rruges se kombit, edhe vjerri me leket e piramidave. Hallall ju qofte kur na gjejne ne qe durojme cdo gje.

    Reply to this comment
  4. Mark uk December 14, 19:31

    Nuk e akuzon po e denancon o gazetaruc qe shkruen cfar ju thon te selia e PS.

    Reply to this comment
  5. Hyska December 15, 00:07

    ZOTERINJ QE LEXONI DHE SHKRUANI KOMENTE NESE NE NDNJE VEND TJETER TE BOTES DO TI NDODHTE KRYETARIT TE OPOZITES NJE NJE GJE E TILLE ME VJERRIN E TIJ DOREHEQJA E TIJ ISHTE PUNE MINUTASH.POR DIHET,JEMI NE SHQIPERI.

    Reply to this comment
  6. Kristo December 15, 08:10

    Pse nuk ankohet pronari me letra Xhafer Isufaj me te birin ?

    Pse nuk ankohet dyshja e investitoreve reale LULZIM BASHA, ARGIDA MALLTEZI ?

    E ka nje shpjegim kjo: “KANE NXJERRE GOREN SALI BERISHA”,i cili ben me shume pune sesa e gjithe PD-ja.

    Reply to this comment
  7. ZODIAC December 15, 11:48

    Ore kur thoni PALLATI BASHES e keni fjalen per Lulzim Bashen apo ekeni per Linda BASHEN, gruan e Edi RAMES? Kur ke pallat nga vjehrri ke edhe me shume nga gruaja. Ka Lulzimi pallat nga vjehrri, por ka dhe Edi Rama pallat nga gruaja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*