Basha merr mikrofonin: Opozita nuk klonohet! S’do ketë zgjedhje më 30 qershor

April 25, 2019 19:12

Basha merr mikrofonin: Opozita nuk klonohet! S’do ketë zgjedhje më 30 qershor

Lulzim Basha bashkë me disa militantë ka bllokuar aksin rrugor në Milot.

Ai u shpreh se kjo formë proteste do të vazhdojë çdo të enjte.

“Çdo të enjte këtu në Milot. Falenderoj të gjithë protestuesit e tjerë, në Tiranë, Elbasan, Fier që nisin sot aktin e mosbinjdes civile si dëshmi e forcës së pathyeshme të popullit shqiptar.Për ta çuar deri në fund betejën që kemi nisur. Si qindra shqiptarë sot edhe vendi ynë ndodhet në një udhëkryq politik. Arroganti, hajduti mashtruesi Edi Rama i cili me bandën e tij i vuri shkelmin ekonomisë, copëtoi Shqipërinë dhe pasuritë e saj”, u shoreh Basha nga rrugët e Milotit.

Më tej Basha i dërgoi një mesazh edhe Edi Ramës dhe ish nënkryetarit të PD-së: “Nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor, pasi sipas tij, opozita as nuk klonohet dhe nuk krijohet “siç klonohen shërbëtorët e Edi Ramës”.

“Me 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri, këtë e di dhe bufi edhe vëllai i bufit Edi Rama. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ato vetëm zgjedhje nuk janë dhe opozita as nuk klonohet dhe nuk krijohet siç klonohen shërbëtorët e Edi Ramës”, tha Basha.

l.h/ dita

April 25, 2019 19:12
Komento

3 Komente

  1. Buda April 25, 19:52

    Shpresoj se deri me 30 qershor 2019, Lulzim Basha do te jete ne burg si bashkekryehajdut, bashkekryekriminel dhe bashkekryetradhtar i popullit dhe atdheut.

    Reply to this comment
  2. kenaqesi April 25, 21:27

    Shpresa jote, do behet realitet, Buda, por me vjen keq per ato femrat qe ka perrreth se nuk do ta kene me midis tyre; te shkretat!

    Reply to this comment
  3. Taraboshi April 25, 22:08

    Nuk je ti mor Lulash qe ben ligjin ne kete vend.Nuk thua shyqyr qe nuk eshte ngritur e majta se vetem nje bire shpetimi ke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim