Basha para takimit me zyrtarin e DASH: Rama, thirri mendjes

May 15, 2017 12:22

Basha para takimit me zyrtarin e DASH: Rama, thirri mendjes

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor po iu tundin shumat e lekëve në këmbim të vendimit për të rrëzuar kërkesën për rrëzimin e listave të 18 Qershorit.

Ai i bëri thirrje kryeministrit që t’i thërrasë mendjes nëse nuk do të përfundojë si diktatori.

Pjesë nga fjala e Bashës

Le ti themi Ramës që ta harrojë se do ketë një parlament të emëruar nga droga dhe krimi sepse kjo do të thotë edhe më shumë dhunë, terror, papunësi dhe varfëri mbi qytetarët. Ky binom parlament pa opozitë dhe një popull i shtypur, nuk ke për të pasur dhe nuk ke për ta gëzuar asnjë orë të vetme.

Thirri mendjes kur artikulon ëndrra diktatoriale sepse ndryshe të vjen fundi i diktatorit. Ai e konsideron këtë një lojë pokeri.

Rama nuk e sheh të vërtetën siç refuzon të shohë problemin e krimit dhe drogës. Për të është një lojë shahu. Unë i kam thënë se është teatër kukullash. E pohoi merhumi me ndërgjegjen e tij. E pohoi që është lojë shahu. Ai i sheh miqtë tanë ndërkombëtarë si gurë shahu në lojën e tij të shahut. Kjo nuk është lojë. Hallet tuaja nuk janë lojë, Republika e Re që po vjen nuk është lojë. Pse e sheh si lojë shahu Edi Rama këtë përballje për jetë a vdekje midis dëshpërimit dhe shpresës?

Në qoftë se i rezistojnë zhageve që po i tundin, nëse numërojnë siç numëron çdo shqiptar…Tani iu kanë dalë lakrat në shesh, partitë kanë futur gjithë fisin në listë. Po ato partitë e tjera që nuk ia kishin dalë dot të fusnin kandidatë as me shkollë të mesme, a i patë?

Nuk është lojë shahu, Edi Rama. Thirri mendjes. Nuk ka për të pasur zgjedhje në 18 Qershor. Mos abuzo me natyrën tonë demokratike, paqësore dhe europiane, sepse kur gjithçka të shterohet shqiptarët dhe unë në krye të tyre do të ta mësojmë se nuk është lojë shahu. Qeveri teknike që do zbatojë ligjin e dekriminalizimit, që do luftojë impaktin e drogës, që do tu garantojë shqiptarëve votën e tyre dhe të pacënuar…e dini që në Elbasan 1/3 e kartave të identitetit i kanë mbledhur? Gaboheni rëndë. Kjo nuk ka për të ndodhur. Ne kemi qenë dhe jemi të bashkuar. Ne kemi qenë shumë dhe sot jemi më shumë. Kemi qenë të duruar, por sot jemi më të paduruar. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë. Bashkimi i shqiptarëve nuk do lejojë kurrë kthim në monizëm.

May 15, 2017 12:22
Komento

4 Komente

  1. As May 15, 14:12

    O Lul, po thiri mendjes o derrzi, pse flet ne emer te shqiptareve, fol te pakten ne emer te anetareve te partise tende, megjithe se as keta si ke pyetur per marrezite e tua

    Reply to this comment
  2. Mark uk May 15, 14:32

    As:Pse ai kryetar i PS te ka pyetur tu si militaruc me pages se cfar do te thot.Ai nuk pyet as shoket e vet more i shkret.Rri gati dhive atje ne mal e mos u merr me gjera qe nuk din se ka bjen me shtepi.

    Reply to this comment
  3. vjola May 15, 15:29

    O vrases ti do te na vendosesh drejtesi ? O hajdut ti do te na e rregullosh ekonomine ? O kriminel ti do te na vendosesh rregull edhe qetesi ? O i shitur ke serbi dhe greku e ku ta dish se ku , ti do te na mbrosh Atdheun tone te dashur ? Shporru sa pa na e thene shumices truri , por mos harro pasurine e vjedhur ketu qen dhe bir qeni . PO na e plasni buzen ketu e 27 vjete . Mjaft me . Mjaft o kriminela , o plerat e ketij vendi .

    Reply to this comment
  4. Milan May 16, 07:18

    O lul zagari jepi gojes edhe per 1 muaj,pastaj te shohim sa trim je ,burgu po ju pret bashke me babain shpirteror,atje mbani fjalime per qejf nga mengjessi ne mbremje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*